4934 delegatë/ Këllici: Kuvendi është i ligjshëm dhe vendimmarrës

259
Sigal

Kuvendi i Rithemelimit të PD është jo vetëm i ligjshëm, por ka edhe aftësi vendimmarrëse.

Kështu deklaroi kreu i Komisionit Drejtues të Kuvendit, Belind Këlliçi pas verifikimeve.

NOA

“Numri total i delegatëve të Kuvendit Kombëtar është 7646. Sekretariati më njofton se 4200 formularët e depozituar për thirrjen e Kuvendit janë firmëtarë dhe janë të pranishëm në Kuvend. Në zbatim të statutit deklaroj se ky Kuvend është i thirrur ligjërisht sipas statutit të PD-së,” tha Këlliçi.

“Në lidhje me kuorumin, sekretariati deklaron se numri i delegatëve pas verifikimit është 4934 delegatë. Numri minimal duhej të ishte 3824. Deklaroj se Kuvendi ka kuorumin e ligjshëm sipas statutit të PD dhe ka aftësi të plotë vendimmarrje nga ky çast,” tha Këlliçi.