Basha: Në Golem ashtu si në gjithë bregdetin, sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë

343
Sigal

Kreu i PD Lulzim Basha ka qënë i pranishëm ditën e sotme në zonën turistike të Golemit, ku ka vizituar biznese dhe qytetarë të ndryshëm. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook” Basha ka shpërndarë një video, ku në pah bie shqetësimi i qytetarëve për bizneset e tyre që po falimentojnë.

Ja postimi i plotë:

Në Golem ashtu si në gjithë bregdetin, sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë.
Kjo ka rritur papunësinë dhe pamundësinë e qindra familjeve për të siguruar ushqimin e përditshëm.

Operatorë turistikë dhe sipërmarrës në Golem dhe në zonën e Malit të Robit më thanë se dhe ata pak punonjës që kanë në punë, po i paguajnë nga xhepi, duke i sjellë ata në prag mbylljeje të biznesit, çka do të thotë më shumë papunësi dhe më pak të ardhura në buxhet për t’ju shërbyer qytetarëve.
50-90% e punëtorëve të sektorit të turizmit qëndrojnë në shtëpi, ndërsa qeveria i kërkon biznesit të marrë borxh me 5% interes për pagat, ndërsa kriza ekonomike sa vjen e po thellohet.

Çdo qeveri ka marrë masa mbështetëse, paketa të veçanta stimuluese për të nxitur konsumin, për të mbështetur punësimin duke iu akorduar edhe bonus financiar qytetarëve. Shqipëria është vendi i vetëm ku qeveria bën çdo manovër që t’ju vjelë sa më shumë para përmes taksave, tarifave apo faturave aforfe.

RAMAVIRUSI e ka çuar sektorin e turizmit si gjithë ekonominë shqiptare drejt falimentimit. Tërmeti dhe Pandemia thjesht nxorrën në pah krizën e thellë ku ishte zhytur vendi nga politikat klienteliste dhe korruptive të qeverisë.

Sot është jetike ndryshimi i kësaj situate. Është kërkesë e çdo shqiptari. Duhet ndryshuar mendësia e qeverisjes.

Sipërmarrja është partner dhe jo një lopë që duhet mjelur nga qeveritë.

Shqipëria ka një potencial të madh turistik, i cili me një strategji të mirë zhvillimi dhe me vullnet të fortë do të shndërrohet në sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë dhe punëdhënësin më të madh.

Ne kemi mundësi për të promovuar që nga turizmi detar, ai malor, historik e kulturor si pak vende te tjera.
Turizmi eshte prioritet në planin tonë.

Ne do ta mbështesim atë duke nisur me lehtësitë fiskale, taksë të sheshtë 9%, reduktim të inspektoriateve dhe disiplinim të tyre që mos të sillen si bandë gjobvënësish.

Me platformën tonë antimafia dhe antikorrupsion, çdo qindarkë që u është marrë në mënyrë të padrejtë taksapaguesve shqiptarë me tendera, koncesione, PPP, do t’u kthehet qytetarëve dhe abuzuesit do të vihen para drejtësisë.

Koha e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund sepse vetëm kështu ne do të mund të ndërtojmë Shqipërinë e punës, një vend të zhvilluar e me mundësi për çdo shqiptar, jo siç ndodh sot ku përfitues janë vetëm një grusht oligarkësh.

Me operatorët turistik në Golem

Në Golem ashtu si në gjithë bregdetin, sektori i turizmit ndodhet në një krizë të thellë.Kjo ka rritur papunësinë dhe pamundësinë e qindra familjeve për të siguruar ushqimin e përditshëm.Operatorë turistikë dhe sipërmarrës në Golem dhe në zonën e Malit të Robit më thanë se dhe ata pak punonjës që kanë në punë, po i paguajnë nga xhepi, duke i sjellë ata në prag mbylljeje të biznesit, çka do të thotë më shumë papunësi dhe më pak të ardhura në buxhet për t'ju shërbyer qytetarëve.50-90% e punëtorëve të sektorit të turizmit qëndrojnë në shtëpi, ndërsa qeveria i kërkon biznesit të marrë borxh me 5% interes për pagat, ndërsa kriza ekonomike sa vjen e po thellohet.Çdo qeveri ka marrë masa mbështetëse, paketa të veçanta stimuluese për të nxitur konsumin, për të mbështetur punësimin duke iu akorduar edhe bonus financiar qytetarëve. Shqipëria është vendi i vetëm ku qeveria bën çdo manovër që t'ju vjelë sa më shumë para përmes taksave, tarifave apo faturave aforfe.RAMAVIRUSI e ka çuar sektorin e turizmit si gjithë ekonominë shqiptare drejt falimentimit. Tërmeti dhe Pandemia thjesht nxorrën në pah krizën e thellë ku ishte zhytur vendi nga politikat klienteliste dhe korruptive të qeverisë.Sot është jetike ndryshimi i kësaj situate. Është kërkesë e çdo shqiptari. Duhet ndryshuar mendësia e qeverisjes.Sipërmarrja është partner dhe jo një lopë që duhet mjelur nga qeveritë.Shqipëria ka një potencial të madh turistik, i cili me një strategji të mirë zhvillimi dhe me vullnet të fortë do të shndërrohet në sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë dhe punëdhënësin më të madh.Ne kemi mundësi për të promovuar që nga turizmi detar, ai malor, historik e kulturor si pak vende te tjera. Turizmi eshte prioritet në planin tonë.Ne do ta mbështesim atë duke nisur me lehtësitë fiskale, taksë të sheshtë 9%, reduktim të inspektoriateve dhe disiplinim të tyre që mos të sillen si bandë gjobvënësish.Me platformën tonë antimafia dhe antikorrupsion, çdo qindarkë që u është marrë në mënyrë të padrejtë taksapaguesve shqiptarë me tendera, koncesione, PPP, do t'u kthehet qytetarëve dhe abuzuesit do të vihen para drejtësisë.Koha e pandëshkueshmërisë duhet të marrë fund sepse vetëm kështu ne do të mund të ndërtojmë Shqipërinë e punës, një vend të zhvilluar e me mundësi për çdo shqiptar, jo siç ndodh sot ku përfitues janë vetëm një grusht oligarkësh.

Gepostet von Lulzim Basha am Dienstag, 30. Juni 2020