Sigal

Qeveria ka përcaktuar 4 akse prioritare që do të ndërtohem me para private. Ato janë Rruga e Arbrit, Milot-Balldren, Thumanë-Kashar dhe Orikum- Himarë. Ministri I Infrastrukturës, Damian Gjikunri tha në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH, se këto akse do të përfundojnë brenda vitit 2021.

Gjiknuri këmbëngul tek impakti që do të kenë këtë akse të reja, ndërsa pranon se në të kaluarën ka patur mjaft raste kur investimet kanë shkuar në rrugë që nuk kanë qenë të nevojshme.

“Nuk dua të përmend raste konkrete, por nuk dihet se ka patur raste që i është dhënë prioritet rrugëve të panevojshme për arsye politike, për arsye elektorale”- u shpreh Gjiknuri.

Ministri tha se brenda 6 mujorit të vitit të ardhshëm do të ketë përfunduar edhe rruga Tiranë, Elbasan, afati I të cilës është shtyrë disa herë. “Financimin e ka të mjaftueshëm. Nuk ka pengesë të karakterit të panjohur. Po e shtrëngojmë kompaninë që ta përfundojë në kohë”, – tha Gjikunri në RTSH.