300 ditë qeverisje Rama-Meta Basha: Prishën rendin e sigurinë

495
Sigal

TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike thotë se krimi në vend është rritur, duke kërcënuar sigurinë e qytetarëve. Këtë e ka shprehur Lulzim Basha gjatë një tryeze me ekspertë, ambasadorë e politike, për analizën e sigurisë publike në vend në 300 ditë qeverisje Rama-Meta. Basha tha se faktet e paraqitura gjatë kësaj tryeze janë marrë nga vetë buletinet e Ministrisë së Brendshme, duke shtuar se ato faktojnë sipas tij prishjen e rendit në vend brenda 300 ditëve. Eksperti Veli Haklaj ka referuar situatën e sigurisë në vend gjatë 300 ditë të fundit. “Kriminaliteti, rendi dhe siguria publike janë faktorë kritike që influencojnë në cilësinë e jetesës. Kemi rritje të numri të vrasjeve dhe viktimave, vjedhjeve dhe dëmtimeve të pronës, rritje të numrit të aksidenteve, ulje të zbulueshmërisë së veprave penale, duke cenuar sigurinë në vend. krimi në vend ka pasur trend rritje krahasuar me 6 mujorin e parë të 2013. vrasjet dhe vetëvrasjet janë rritur në këto 300 ditë”, tha Haklaj. Ndërsa Ivi Kaso ka referuar mbi krimin e organizuar dhe këto 300 ditë dhe trafikun e drogës.