Sot do të mbahet konferenca për Minishengenin Ballkanik, çfarë do të nënshkruhet

290
Sigal

Sot do të mbahet online konferenca për minishengenin Ballkanik.

Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev si dhe ajo e Serbisë, Ana Brnabiç.

Sipas mediave serbe, në këtë konferencë do të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptim dhe Bashkëpunimit midis Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë për bashkëpunimin në luftën kundër covid-19.

Mes të tjerash thuhet se do të nënshkruhet një marrëveshje ndërshtetërore midis Republikës së Serbisë dhe Republikës së Shqipërisë mbi lëvizjen e lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime (ID).