27 vite pas rrëzimit të bustit të diktatorit, Berisha rrëfen sonte prapaskenat

558
27 vite më parë shqiptarët mposhtën frikën dhe fituan lirinë. Mijëra qytetarë, të inkurajuar edhe nga greva e urisë e studentëve vërshuan në sheshin kryesor të Tiranës dhe rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha. Një moment historik që simbolizon Shqipërinë Demokratike.
Por cili ishte roli i Partisë Demokratike në këtë proces dhe ai i Sali Berishës si një nga themeluesit e kësaj force politike? Sot, 27 vite më pas, a është dekomunistizuar Shqipëria? I ftuar në Studio e Hapur në News24 sot do të jetë ish kryetari i Partisë Demokratike dhe ish kryeministri Sali Berisha. Berisha do të flasë edhe për aktualitetin politik.
Sigal