25-vjetori i Kuvendit pluralist, Meta: I bindur se do miratohet reforma në drejtësi

496
Sigal
Kryetari i Kuvendit, Ilir_Meta organizoi një pritje me rastin e 25-vjetorit të parlamentit pluralist demokratik në ambientet e Pallatit të Brigadave. 
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryeministri z. Edi Rama, ministra, deputetë, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues të klerit, akademikë, përfaqësues të medias, shoqërisë civile, etj.
Në fjalën përshëndetëse të mbajtur me këtë rast, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta tha se në këto 25 vite parlamentarizëm pluralist, Shqipëria ka demonstruar një vokacion të qartë dhe të palëkundur të orientimit të saj euroatlantik. Ai theksoi gjithashtu se: “Falë mbështetjes të pakursyer të partnerëve tanë strategjikë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian si dhe reformave rrënjësore të ndërmarra me asistencën e tyre të çmuar ndër vite, Shqipëria sot është një anëtare e respektuar e NATO-s dhe kandidate për në Bashkimin Europian si dhe një kontribuuese e çmuar paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajonin tonë. Shembulli i qartë i këtij roli që ka Shqipëria në arenën ndërkombëtare është edhe organizimi muajin ardhshëm i Asamblesë Parlamentare të NATO-s për herë të parë në vendin tonë, ashtu sikurse organizuam edhe Sesionin e 10-të Jubilar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut dy muaj më parë”.
NOA