23 shtete pezullojnë vaksinën AstraZeneca, Rama deklaron se s’do e ndalojë

Kreu i qeverisë, Edi Rama deklaron se disa mësues kanë hezuar të bëjnë vaksinën anti-covid të kompanisë AstraZeneka në Shqipëri, pasi disa shtete të BE e kanë pezulluar përkohësisht për shkak të dyshimeve se shkakton mpiksje gjaku.

Nga Durrësi, ku ndoqi nga afër vaksinimin e mësuesve në shkollën ‘’Jan Kukuzeli’’, Rama tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi Shqipëria ka marrë doza nga seri të tjera, e jo nga prodhimet ku ka dyshime se shkaktojnë efekte anësore.

NOA

Rama shtoi se vaksinimi nuk do të pezullohet nëse nuk kërkohet nga OBSH dhe EMA.

“Është luftë e madhe tregtare. Serbia Hungariua, Belgjika, Kanadaja, Australia nuk e kanë ndaluar. Belgjika ka thënë se nuk do e ndalojnë pa provë shëndetësore. Presin EMA-n (Agjencia Europiane e Barnave). Nëse thonë ndaloje, do e ndalojmë. Po flisja me Londrën dhe atje janë bërë miliona vaksina dhe nuk ka fare shqetësime të kësaj natyre. Vaksinimi ka vijuar.

Nuk ka asnjë shqetësim të veçantë. Kemi seri të tjera jo nga ajo e dyshuar.
Tek disa mësues ka pasur edhe hezitime për marrjen e dozës së vaksinës së AstraZeneca për shkak se shumë vende në Evropë kanë pezulluar përkohësisht vaksinimin, pas disa rasteve të mpiksjes së gjakut tek pacientët”, tha Rama.