Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i cili pohon se kjo ishte e paralajmëruar, ndërsa Edi Ranës i shërbeu për propagandë.
Postimi i Petrit Vasilit:
“Emigrantët e ardhur nga Italia zhduken nga Gjadri dhe broçkullat e Edi Ramës!
U paralajmërua që në krye të herës nga opozita që kampi i Gjadrit i ngritur sipas Marrëveshjes me Italinë do shërbente për emigracionin e paligjshëm dhe grupet e trafikantëve drejtojnë largimin ilegal për në Europë.
Dhe kështu ndodhi, 16 emigrantë janë zhdukur nga 40 emigrantë, që erdhën.
Të gjithë kujtojnë broçkullat e Ramës, që gjoja po i dilte në krah Italisë për përballimin e emigrantëve.
Edi Rama bën pazare me teritorin e Shqipërise duke e kthyer në një bazë të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm.
Marrëveshja me Italinë, e trumbetuar me aq bujë, degradoi për faqe të zezë, thjesht dhe vetëm shërbeu për ca ditë propagandë për Ramën.
Çdo ditë e Ramës në qeveri vetëm pasiguri, kriminalitet dhe probleme nga më të rëndat do të kenë shqiptarët.”