140 deputetët kanë futur pa doganë 477 makina luksoze

121
Sigal

Ligji që deputetët kanë miratuar për veten e tyre u lejon të fusin vetëm nga 1 makinë, por një raport i SHISH në maj 2022, dërguar për dijeni Kryeministrit Rama dhe Kryeparlamentares Nikolla, i vinte ata në dijeni, se nga tetori 2019- mars 2022, deputetët kanë futur pa tarifa doganore 577 makina me vlerë nga 60-100 mijë euro secila

Ndërsa një raport i SHISH në muajin maj 2022, dërguar për dijeni kryeministrit Edi Rama dhe krye-parlamentares Lindita Nikolla, i vinte ata në dijeni, se gjatë periudhës tetor 2019- mars 2022, deputetët kanë futur pa tarifa doganore 577 makina.

Për çdo makinë më tepër, që deputetët kanë futur në Shqipëri pa tarifa doganore, kanë paraqitur miratim nga Kryesia e Kuvendit, që do të thotë se është pazar i përbashkët, të cilin shefat e doganës nuk e kanë ndaluar… Më 18 qershor 2018, media publikoi faktin që 20 deputetë të PS, PD e LSI kishin blerë e futur pa tarifa doganore, makina luksoze me vlerë 60-100 mijë Euro, duke shfrytëzuar Ligjin nr. 8550, datë 18.11.1999 për privilegjet e tyre. Ndërsa një raport i SHISH në muajin maj 2022, dërguar për dijeni kryeministrit Edi Rama dhe krye-parlamentares Lindita Nikolla, i vinte ata në dijeni, se gjatë periudhës tetor 2019- mars 2022, deputetët kanë futur pa tarifa doganore 577 makina. Neni 17 i ligjit, përcakton se çdo deputet gjatë kohës që e ushtron këtë mandat, lejohet vetëm 1 herë të mos paguajë tarifën doganore, për mjetet e punës që lidhen me veprimtarinë e tij si deputet, duke u shoqëruar me autorizim nga Kuvendi. Por ky ligj nuk është zbatuar nga shërbimi doganor, duke lejuar që 140 deputetët të fusin 4 herë më shumë makina private pa pagesë doganore, madje me shumë humbje të madhe për arkën e shtetit, referuar faktit që makina me e lirë ka qenë 60 mijë Euro. Deputetët e rinj, kanë futur nga 2 makina pa doganë, ndërsa deputetët e vjetër kanë futur nga 3-4 makina, ndërkohë që kjo është vepër penale për punonjësit e shërbimit doganor dhe shmangie nga taksat e përfitim i padrejtë nga deputetët. Ligji i citon “Mjete Pune” që mund të jenë edhe kompjuterë, por deputetët, “Mjete Pune” quajnë vetëm makinat, madje duke futur nga 2. 3 e 4 të tilla pa doganë, paçka se kanë në përdorim edhe makina zyrtare të parlamentit shkruan Pamfleti. Ndërsa këto makina pa doganë, i kanë marrë për vete dhe për familjarët e tyre, gjë që duket te oborri i parlamentit, i mbushur me makina luksoze në çdo seancë. Në raportin e SHISH evidentohet ky abuzim: për çdo makinë më tepër, që deputetët kanë futur në Shqipëri pa tarifë doganore, kanë paraqitur miratim nga Kryesia e Kuvendit, që do të thotë se është pazar i përbashkët, të cilin shefat e doganës nuk e kanë ndaluar. Shumë nga deputetët, makinat që kanë futur tepër pa doganë i kanë shitur, duke kryer kontrabandë me fuqinë e ligj-bërësit e që vazhdon akoma, me 16 makina pa pagesë doganore të futura në 2 javët e nëntorit me letra si “makina deputetesh”.