Gjykoj se është bërë urgjent e i domosdoshëm një debat serioz, kurajoz, me shqetësim dhe përgjegjshmëri përtej individuale e përtej partiake, me vizion perspektiv dhe konstruktiv edhe lidhur me “strategjinë” e PD-së të opozicionit e veprimit. pas “humbjes katastrofike” të 11 majit 2025!
Gjatë 34 viteve e 7 muaj ekzistence, krahas vlerësimeve për sukseset dhe meritat, disa edhe “historike”, Partia Demokratike ka marrë edhe jo pak qortime, ankesa, vërejtje, kritika, ndëshkime me votë…,më shumë nga poshtë, në media e rrjete sociale, se sa nga lart nga strukturat e saj drejtuese politike dhe qeverisëse. Sepse, sipas gjykimit tim, i pari Berisha dhe pas tij politikanët dhe qeveritarët e lartë e të mesëm përreth tij, ishin “partizanë” apo mbështetës të urdhërit, apo porosisë së Enver Hoxhës, që problemet e brendshme të partisë, sidomos gabimet dhe veprimet arbitrare dhe të dënueshme ligjërisht e moralisht të saj, ose të diskutohen sa për të larë gojën brenda për brenda gjirit të partisë, ose të kalohen dhe arkivohen, si kujtime apo përralla nga e kaluara. Megjithatë, për të qenë objektivë dhe për t’i dhënë hakën, në PD-në e periudhës së parë, mes dhjetor 1990 deri në mes vjeshtë 1997, ka pasur edhe zëra ndryshe, debate e kritika edhe ndaj kryesisë si ekip dhe Berishës si individ e institucion.Ndryshe nga kontingjenti i demokratëve vetëm për mbështetje e miratim symbyllurazi, për duartrokitje dhe brohoritje, disa të tjerë, mes tyre edhe unë, edhe në vitet kur kam qenë në stafin dhe drejtimin e gazetës “Rilindja Demokratike”, deri më sot në 10 ditëshin e fundit të korrikut 2025, nuk kemi reshtur duke e kritikuar sy më sy PD-në dhe vetë Berishën për vendime dhe veprime të gabuara, për humbje dhe dështime, më së shumti, siç thonë saktë e bukur, sidomos shkodranët dhe kavajasit, “për mendt e kresë”! Domethënë, kur të fillojë seanca e parë e parlamentit me deputetë të dalë nga maskarada zgjedhore e 11 majit 2025 e kur të “miratohet” unanimisht nga grupi parlamentar edramist, zegjineist, saramileist, termetpeçiist, agronmalajist…qeveria e katërt Edi Rama! Të largohemi nga shakaja e humori e të rikthehemi në bashkëbisedimin serioz. Sikur në shumicën e vendeve të tjerë, opozitat, rinia studentore, sindikatat, qytetarët e fermerët nuk ngrihen në protesta duke u interesuar më parë për parashikimet e Shërbimeve sinoptike nëpër ekrane televizive apo në celularë? Domethënë, në prill- maj apo shtator-tetor!? Duke pasur parasysh se një vit kalendarik ka 365 ditë, ata nuk i vendosin dhe zhvillojnë protestat në varësi të motit, vetëm në ditë me temperatura 20-30 gradë në verë e -10-20 gradë në dimër? Kjo “çudi” apo jo rastësi, të paktën prej rreth 10 vitesh, ndodh vetëm në Shqipëri!? Për më tepër e më keq, kur “humbja” në një maskaradë zgjedhore apo panair shit-blerjeje votash si dhe disa flakëza protestash në Tragjas, Tiranë, Elbasan, Patos, Theth i kanë dhënë PD-së dhe aleatëve të saj të pakët e të mpakët shanset apo mundësitë për t’u bashkuar me ata dhjetëra e qindra protestues, thuajse krejt pa organizim e pa mbështetje nga ndonjë sindikatë dhe parti opozitare!? Në mënyrë figurative e me një dozë vulgarizmi, lënia apo shtyrjae protestave në shtator, jep arsye të kujtohet edhe shprehja e popullit “prit gomar të mbijë bar”!Ndërsa Edi Rama, si bij i denjë i këtij populli, “unikal” për t’u lumturuar kur e mashtrojnë prej 80 vitesh sy më sy e për t’i bërë të këqija më shumë vetvetes, mund të thotë: “Ju mund protestoni kur të doni, edhe në shtator, unë do jua bëj nga Surreli, dritarja e kabinetit në Kryeministri, nga dera apo dritarja e charterit…apo e wc- së, me dorë!
Mirupafshim në shtator…!”Gjykoj se është bërë urgjent e i domosdoshëm një debat serioz, kurajoz, me shqetësim dhe përgjegjshmëri përtej individuale e përtej partiake, me vizion perspektiv dhe konstruktiv edhe lidhur me “strategjinë” e PD-së të opozicionit e veprimit pas “humbjes katastrofike” të 11 majit 2025! Synimi parësor i këtij debati në të tre nivelet e “piramidës” PD mund të jetë rindërtimi i vërtetë dhe rrënjësor apo qysh nga koka apo maja e deri tek themelet i saj! Idealja apo më e mira edhe pa Berishën dhe “kukullat e tij të zverdhura” e të “krimbura” në krye të saj, “gurë shahu” të vjetër edhe të Edi Ramës, edhe të Xhorxh dhe AlexSoros apo edhe me gjurmë gishtërinjsh e duarsh akoma “të paidentifikuara”, disa edhe nga kabineti i RamizAlisë apo Instituti i Nexhmije Hoxhës! Në fund të fundit, Berisha dhe shumica e ekipit drejtues politik e partiak që e rrethojnë, janë konsumuar apo “djegur” plotësisht nga vetja e nga të tjerë apo, edhe më troç e më shqip, e kanë përfunduar misionin e tyre. Prej 12 vitesh e kanë katandisur PD- në dhe opozitën në këtë gjendje, as e gjallë dhe as e kallur nën dhe; as me forca për rrotacion politik dhe qeverisës; as e frikshme dhe panikmbartëse për Edi Ramën! Në të kundërt, edhe prej anemizmit apo “përgjumjes” shumëvjeçare të PD-së dhe mini apo dele opozitës, ai ndjehet dhe po vepron si perandor, car, sulltan, mbret…!Apo si Putin e Trump! Po kështu, është bërë urgjente që PD të ketë një statut, program, strategji, të ripunuara me qelizëm, që të mundësojnë një PD dhe opozitë me forca të mjafta e të afta për të rrëzuar me protesta dhe vota, si në shumicën e vendeve nga Evropa e bota, Rama- qeverinë! Edhe për të bindur shumicën e shqiptarëve për domosdoshmërinë e rrotacionit politik e qeverisës, më 2029 e përse jo, edhe më shpejt! Për moshën, konsumimin e bollshëm politik e në besueshmërinë individuale dhe ekipore, kam opinionin jo thjeshtë subjektiv se prej të paktën 8 vjet është bërë përrallë thënia më shumë e investuar se sa e shikueshme dhe e përjetueshme se pa Berishën e ca berishianë nuk mund të ketë PD. Nga shumë burime, drejtime, veprime është kuptuar se këta janë shndërruar vetëm me fjalë në parlament, media, rrjete sociale si demokratë dhe opozitarë. Pas seancave dhe “sherreve” parlamentare apo pas farsës së opozitarizmit, shumë prej këtyre berishianjanëve janë dhe festojnë si “vëllezër” me pozitarë e pushtetarë të dy niveleve të qeverisjes nëpër dreka e darka, pas marrjes së lejeve të ndërtimit, koncesioneve, PPP-ve dhe përfitimeve të formave të tjera, duke “ngrënë kumbulla” pas shpinës së Berishës, apo duke ia futur pas krahëve, me pabesi e mosmirënjohje. Shprehur ndryshe, edhe duke ia lënë “kopilët e kurvërisë së tyre politike” Sali Berishës!? Për më tepër, kur ai i njihte me dhëmbë e dhëmballë e nuk ishte as “miop”, as “naiv”, as “ i sklerozuar ndjeshëm”,as “gjumash”, edhe në kabinetet e tij, si p.sh Bidengjatë presidencës 20 janar 2021-janar 2025! Tashmë është bërë e qartë dhe kuptuar se me Berishën dhe me çetën e tij 34 vjeçare, shtuar për rinovim apo rilindje nga disa në mosha të reja, por “pleq” për nga misioni dhe lojërat në “fushë” e në “dhomat e zhveshjes”, nuk ka PD të vërtetë e siç duhet dhe siç e duam! As rrëzim të Edi Ramës dhe rikthim të shpejtë të PD- së në pushtet! E marr me mend se ashtu si për mua, pranimi me bindje të plotë e pa mëdyshje dhe dhimbje të fortë i këtyre të vërtetave, është shumë i vështirë për t’u menduar e shkruar e jo më për t’u kapërdirë! Por, nëse do të mendohet për të mirën e të sotmen e PD- së, të DEMOKRACISË, SHQIPËRISË, SHQIPTARËVE, KOMBIT… na duhet ta bëjmë këtë mposhtje të vetvetes apo sakrificë. Më e këshillueshme, më e logjikshme dhe më e vlerësueshme do të ishte sikur vetë Berisha t’i mbushte mendjen vetes dhe “brigadës” së adhuruesve, mbështetësve dhe pasuesve të tij fanatikë për nga ideali e jo “gjyetarë” mandatesh dhe postesh, “pensionimi politik dhe drejtues i vullnetshëm i tij, duke mbetur deri në frymën e fundit “President Nderi”, nuk ka arsye apo logjikë të përjetohet edhe si “vetëvrasje” e vërtetë fizike apo jetësore! Për më tepër e më mirë, kur edhe ai e ata, të jenë të bindur plotësisht se në gjirin e PD- së ka plot DEMOKRATË me nivele të larta intelektualizmi, profesionalizmi, përvoje jetësore dhe politike si dhe të paprekur nga “virusi i sorosianizmo- edramizmit”, që mund t’i zëvendësojnë plotësisht apo fare mirë Sali Berishën dhe berishianët “e thinjur” e “tullacë”, me disa mandate deputeti apo edhe ata “buzëqumësht” ose, me humor, “pionierë” apo “stazhierë” në PD! Për më tepër, të përzgjedhur, më së shumti, për nga mjeshtria e oratorisë dhe aktrimit në skenën apo arenën e opozitarizmit fjala resk se sa për nga veprat konkrete, të shikueshme e të numërueshme si dhe për nga potencialet dhe shanset për vepra edhe më të mëdha, të mundshme e të pritshme! Nën këtë këndvështrim apo interpretim, nëse çdo DEMOKRAT do të mendojë së pari për vetveten, PD-në, DEMOKRACINË, SHQIPËRINË nuk ka arsye apo shkaqe përse t’i keqkuptojë “zërat ndryshe”, që, pa pasur asgjë personale ndaj Berishës, kanë kurajon publike, qytetare dhe demokratike të kërkojnë rindërtim të sinqertë e tërësor të PD-së, më së pari në majën e piramidës drejtuese të saj. Si njeri Sali Berisha jetoftë 100 vjeç e më tepër, por si lider i PD-së, sidomos për faktin se ka përgjegjësi kryesore për gjendjen e sotshme të saj dhe se është “vetëdjegur”, nuk ka përse të mbetet deri në frymën e fundit apo përjetësisht në fronin e kryetarit.





















