
Shqipëria po humbet lirinë ekonomike,
kryesisht për shkak të sistemit ligjor dhe
të drejtave të pronësisë, mungesës së
pavarësisë së gjyqësorit, kostove të
burokracisë e deri te mungesa e rregulloreve të punësimit dhe largimit nga
puna.

Këto janë përfundimet e nxjerra për
Shqipërinë në hartën globale të lirisë
ekonomike të publikuar nga Instituti
Fraser, me qendër në Kanada.

Edicioni i vitit 2024 e vlerëson

Shqipërinë me 7.48 pikë nga 10 pikë, duke e renditur ně vendin e 38,

Nga vendi i 31 që mbante në edicionin e kaluar 2023,

Në raportin e vitit 2022 mbante
vendin e 30.

Vlerësimi bëhet nga të dhënat e 5 fushave kryesore:

Fusha 1: Madhësia e Qeverisë 7.81 pikë

Fusha 2: Sistemi Ligjor dhe të Drejtat e
Pronësisë 5.43 pikë

Fusha 3: Stabiliteti monetar 8.76 pikë

Fusha 4: Liria e tregtisë ndërkombëtare
8.53 pikë

Fusha 5: Zbatimi i rregullave 6.9 pikě

Liria ekonomike – shkalla në të cilën
individët lejohen të marrin vendimet e tyre
ekonomike për atë që të blejnë, ku të
punojnë dhe nëse do të fillojnë një biznes, është thelbësore për mirëqenien.

Liria ekonomike mat hapjen ndaj tregtisë, taksat dhe barrën rregullatore shpenzimet qeveritare dhe qëndrueshmërinë e parave të një vendi.

Hong Kongu ishte juridiksioni ekonomikisht më i lirë në botë, i ndjekur nga Singapori, Zvicra, Zelanda e Re dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.