“Votat jepjuani kandidatëve shqiptarë në Mal të Zi”, Artan Fuga: Dy arsye pse kjo parullë është shumë problematike

392
Sigal

Akademiku Artan Fuga, duke komentuar thirrjet e politikanëve shqiptarë për bashkëkombasit tanë në Mal të Zi, që të votojnë listën shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit, thotë se kjo parullë është problematike.

E për këtë, akademiku jep dy arsye.

“Sado e mirë të duket edhe parrulla: Votat jepjauni kandidatëve shqiptarë! – edhe ajo është shumë problematike për dy tre arsye:

E para, sepse i gethoizon politikisht shqiptarë në Mal të Zi, i vendos në enklavë politike dhe sidomos i izolon nga shoqëria makro, së dyti, sepse mund të bëjë që në kontekste të ndryshme elektorale vota të shkojë dëm, dhe së treti sepse pas zgjedhjeve, popullsia mazhoritare do ta trajtojë pakicën shqiptare si separatiste politikisht, çka kjo e fundit mund ta paguajë shtrenjtë!

Shqiptarët në Mal të Zi, duke ruajtur interesat e tyre kombëtare kanë interes primordial të integrohen në shoqërinë malazeze si qytetarë integralë, si qytetarë edhe universalë, dhe jo thjesht si grup etnik totalitues i mbyllur në vetevete (Ëaltzer : “Politika si pasion”)”, shkruan Fuga.

POSTIMI:

Rreziqet e ndikimit elektoral nga jashtë të pakicave kombëtare

Shënim

Imagjinoni sikur shtetet e Ballkanit të luanin rolin e kombeve etër për bashkëpatriotët që jetojnë në shtetet fqinje. Dhe ta kuptonin këtë se ishte detyrë e tyre dhe bënin mirë që të bënin thirrje për të orientuar votën e tyre në shtetet ku ata jetojnë.

Imagjinoni që Greqia t’i orientonte minoritarët grekë në Shqipëri se për kë do të duhej të votonin në zgjedhjet kuvendare në Shqipëri. Imagjinoni sikur këtë ta bënte edhe Mali i Zi për malazezët që jetojnë në Shqipëri, pra në shtetin e tyre. Imagjinoni që Maqedonia e Veriut të deklaronte solmenisht se për kë do të duhej të votonin minoritarët maqedonas si qytetarë të shtetit në Shqipëri. Madje edhe Egjipti të udhëzonte se për kë do të duhej të votonte komuniteti egjiptian në Shqipëri!!!

Ne do të na ishin ngritur leshrat e kokës përpjetë!!!

Do të kishim bërtitur se është një ndërhyrje jo e Kinës, as e Rusisë në jetën tonë politike, por e shteteve të Ballkanit po se po!

Imagjinoni tani sikur kjo të ishte hapur si lojë gjithandej, me deklarata solemne. Serbia të deklaronte se për kë do të duhej të votonin serbët e Malit të Zi. Bullgarët se për kë do të duhej të votonin bullgarët etnikë në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut se për kë do të duhej të votonin pakicat maqedonase në Bullgari, e kështu me radhë.

Do të kishte qenë a thua në nivelin e kulturës evropiane ku Gjermania do të udhëzonte se për kë do të votonin gjermanët e Strasburgut në Francë, Franca të orientonte votën e frankofonëve në Zvicër, Polonia të orientonte votën e polakëve etnikë në Biellorusi, e pa fund!!!

Imagjinoni se çfarë mish mashi do të bëhej!

Imagjinoni tani edhe më tej që Greqia t’u thotë minoritarëve grekë në Shqipëri votoni për bashkimin e të gjitha grupimeve politike dhe shoqatave greke në një platformë etniko-kombëtare në Shqipëri!

Imagjinoni sikur Maqedonia e Veriut t’u thotë maqedonasve etnikë në Shqipëri mos votoni asnjë kandidat shqiptar, por vetëm maqedonas.

Imagjinoni sikur Turqia t’u thotë turqëve në Kosovë votoni vetëm turqit dhe askënd tjetër. Imagjinoni si do të ishin bërë vendin e Ballkanit që duan të ndërtojnë demokraci shumëetnike dhe jo shtetet të ndarë në grupe totalizuese etnike.

Imagjinoni tani sikur kombet në shumicë në vendet e Ballkanit në vendet e tyre të bëjnë të njejtën gjë. Pra që asnjë maqedonas në Maqedoninë e Veriut të mos votojë asnjë kandidat për deputet që i takon një etnie tjetër. Kosovarët të bëjnë thirrje që asnjë shqiptar atje të mos votojë për një kandidat nga etnitë atje. Imagjinoni këtë ta bëjnë serbët me boshnjakët, Malazezët me shqiptarët!!!

Urrejtja e ndërsjelltë kombëtare do të ishte bërë edhe më e fortë, ndarjet politike kombëtare dhe etnike në shtetet e Ballkanit do të ishin bërë vija ndarëse me thikë, si fronte lufte, në vend të demokracive shumë etnike do të kishim vetëm kantone politike kombëtare, ndërhyrjet e shteteve të Ballkanit te njeri tjetri do të kishin sjellë kacafytje të papara!

Shyqyr që nuk ndodh! Mund të ndodhte, por sa më mirë që mbi Ballkanin vigjëlon gjeopolitika e partnerëve të demokracive të mëdha!

Do të kishte ndodhur sikur grekët në Shqipëri të ishin aq budallenj dhe të votonin sipas ndonjë thirrjeje nga Athina, sikur egjiptianët në Shqipëri të ishin aq budallenj sa të votonin sipas udhëzimeve nga Kajro, do të kishte ndodhur sikur turqit në Kosovë të ishin aq budallenj sa të votonin sipas urdhërave nga Stambolli (!), do të kishte ndodhur sikur shqiptarët ta zemë në Maqedoni të Veriut të ishin aq budallenj saqë të mos votonin sipas interesave të tyre, por të prisnin të ndriçoheshin nga udhëzimet e Tiranës!!!

Por asgjë nga këto nuk ndodh. Sa mirë që pakicat kombëtare të votojnë lirshëm, kombëtarisht, demokratikisht, si qytetarë të shteteve të tyre, sepse çdo udhëzim që vjen nga kombi at e mëmë jo vetëm është thjesht i kotë, se sigurisht askush nuk pret sot të orientohet në ushtrimin e lirisë të votës, por edhe sepse interesat e veta i dinë më mirë se kushdo në mjedisin ku jetojnë!

Nuk ndodh sepse sikurse ka zbuluar prej dekadash sociologjia politike amerikane e veriut në autorë të mëdhenj si Ëaltzer, Kimlycka, etj, cdo antar i një pakice kombëtare nuk është një sardele e mbyllur në një kuti teneqeje hermetike, por është edhe me një status social, me një status ekonomik, është edhe me një profesion të caktuar, etj., pra komunitetet etnike shkartisen me njeri tjetrin, dhe nuk votojnë si rregjimente me ngjyra kombëtare, por si qenie sociale me shumë identitete dhe profile sociopolitike.

T’i trajtosh sikur janë një armatë ushtarësh është një iluzion i shekullit të 19 ndofta! Pa këtë, harrojeni demokracinë, e bashkë me këtë harrojini edhe standartet në të drejtat për pakicat kombëtare që na janë aq të shtrenjta.

Sado e mirë të duket edhe parrulla: Votat jepjauni kandidatëve shqiptarë! – edhe ajo është shumë problematike për dy tre arsye:

E para, sepse i gethoizon politikisht shqiptarë në Mal të Zi, i vendos në enklavë politike dhe sidomos i izolon nga shoqëria makro, së dyti, sepse mund të bëjë që në kontekste të ndryshme elektorale vota të shkojë dëm, dhe së treti sepse pas zgjedhjeve, popullsia mazhoritare do ta trajtojë pakicën shqiptare si separatiste politikisht, çka kjo e fundit mund ta paguajë shtrenjtë!

Shqiptarët në Mal të Zi, duke ruajtur interesat e tyre kombëtare kanë interes primordial të integrohen në shoqërinë malazeze si qytetarë integralë, si qytetarë edhe universalë, dhe jo thjesht si grup etnik totalitues i mbyllur në vetevete (Ëaltzer : “Politika si pasion”)
Përndryshe pakicat kombëtare do të jenë ashensorë që shtetarët e vendeve ballkanike u dërgojnë njeri tjetrit për të mbledhur vota, ose topa pingpongu për lojën politike vendase, një lloj huaje ballkanike në merkaton politike!