Video/ Gentian Çala: A po bëhet ajo që duhet për shëndetin mendor të popullatës?!

430
Sigal

Besoj se pak, madje aspak. Anketimet e bëra te ne, studimet e bëra në vende të tjera në situata të ngjashme dhe perceptimi individual është se me kalimin e rrezikut të infektimit pritet “epidemia” e problemeve të shëndetit mendor. A mjafton ti shpëtojmë pandemisë së koronavirusit dhe të lejojmë që njerëzit ti braktisim në vuajtjen e tyre shpirtërore?!
Ta neglizhosh këtë aspekt do të ishte një gabim i pafalshëm, me pasoja afatgjata.
A i takon vetëm vendimmarrësve përgjegjësia?! Sigurisht që pjesa më e madhe i takon atyre. Nuk mjafton një listë psikologësh vullnetmirë për të adresuar problemet e shëndetit mendor, kjo është shumë më e gjërë se sa kaq. Profesionistët e shëndetit mendor nuk duher të rrinë anash dhe pasivë. Marrja e masave nënkupton edukimin, komunikimin publik, kërkimin shkencor, masat e mbrojtjes sociale, programet e caktuara trajtuese apo rehabilituese, etj.
Duhet ta dini se problemet e shëndetit mendor janë shkatarët e parë të paaftësisë në botë, kostoja e afatgjatë e të cilave mund të tejkalojë shumë herë koston financiare të një pandemie.
Sot jemi vonë, nesër mund të jetë vështirësisht e përballueshme.