Vasili: Venecia, 15 kushtet e BE, ODIHR, tre goditje vdekjeprurëse për të shkatërruar për tokë shtetin propagandistik të Edi Ramës

412
Sigal

Nga Petrit Vasili

Venecia +15 Kushtet + ODIHR dhe Goodbye Edi Rama!

Tre goditje vdekjeprurëse ndërkombëtare mjaftuan që shteti i propagandës të shembet përtokë.

Raporti i ODIHR për votimet moniste të 2019 asgjësoi farsën e kriminalizimit dhe shitblerjes së zgjedhjeve të Edi Ramës.

15 kushtet e Bundestagut tashmë të shndërruara në Kushte Europiane për hapjen e negociatave asgjësuan farsën e pseudoqeverisjes dhe provuan kriminalizimin e qeverisë së Edi Ramës në çdo qelizë.

Dje Komisioni i Venecias rrëzoi përtokë farsën demagogjike të reformës në drejtësi të Edi Ramës duke asgjesuar edhe të gjithe bujurdinë hipokrite të reklamës së një reforme të dështuar, e cila u vu në shërbim të antishtetit të Edi Ramës dhe kundër shtetit ligjor, që duan shqiptarët.

Venecia vulosi dje integritetin absolut Kushtetues të vendimeve të Presidentit të Republikës si dhe nxori sheshit komplotin e Edi Ramës për të rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese si finalizim të rrembimit të të gjithë pushteteve nga ana e tij.

Venecia provoi gjithashtu se Parlamenti i karavidhëve është thjesht dhe vetëm një landfill antikushtetues, që riciklon pushtetin e parave të pista ye Edi Ramës si dhe të ëndrrës së tij kriminale për rrëmbim të çdo pushteti.

Venecia i dha një shuplakë të përvëluar edhe të gjithë ndërkombëtarëve, që synuan ta përdorin Venecian si një mënyrë tinëzare dhe të pabesë kundër shqiptarëve dhe në favor të Edi Ramës.

Venecia ishte një pasqyrë e pamëshirshme, që pasqyroi në mënyrë të qartë fytyrën e antiligjit të Edi Ramës, që nuk kursen askënd dhe asgjë për të realizuar histerinë e tij kriminale.

Venecia provoi pa asnjë ekuivok se i vetmi bastion i shtetit ligjor në Shqiperi është dhe mbetet institucioni i Presidentit të Republikës, i cili është edhe themeli i ringritjes së shtetit të rrënuar të së drejtës.

Nga dje shteti i propagandeës u shfry totalisht së bashku me Edi Ramën dhe tashmë ai është qartësisht vetëm një cofëtirë në agoni dhe që kutërbon erë.

Ndërsa vetë Edi Rama ishte dhe mbetet thjesht një tollumbace propagandistike dhe asgjë më shumë, të cilës Venecia i këputi perin dhe e shfryu totalisht.

Ndaj s’na mbetet gjë tjeter vetëm të themi:

Goodbye tollumbacja propagandistike Edi Rama!