Vasil Tabaku: Kujtesë për Prishtinën zyrtare

573

Gazeta Telegraf/

Sigal

 


Vasil Tabaku


Shpresoj që një ditë
Kosova të më jetë mirënjohëse për punën time, krijues në adresë të Luftës dhe
përpjekjeve të Kosovës për liri dhe pavarsi, nëpërmjet krijimtarisë sime
letrare dhe publicistike. Kjo krijimtari fillon herët, në vitin 1978 kur isha
student në fakultet, dhe botova në revistën e atëherëshme letrare “Nëntori” një
poemë kushtuar Kosovës dhe përpjekjeve shekullore për liri, ishte një kohë kur
edhe regjimi i diktaturës komunistes, nuk e inkurajonte krijimtarinë letrare
për Kosovën. Po, kështu në të gjithë librat e mi me poezi të botuar si para
viteve 1990 edhe pas viteve 1990 unë kam patur një kapitull më vete për
Kosovën. Në vitin 2006 botova romanin tim me titull “Baleti i drerit të
plagosur” kushtuar luftës dhe përpjekjeve titanike të Kosovës për liri e
pavarsi. Në periudhën 1992 deri në vitin 1998 kam punuar gazetar i Çështjes
Kombëtare në RTVSH, ku kam realizuar një cikël emisionesh dhe dokumentarësh
kushtuar çështjes së madhe të luftës së Kosovës dhe njerëzve të saj. Përmend
këtu, Dokumentarin Televiziv kushtuar mbylljes së Universitetit të Prishtinës
nga regjimi diktatorial serb, po ashtu një dokumentar kushtuar mbylljes së
Akademisë së Shkencave në Prishtinë nga Serbia, dokumentar kushtuar poetit dhe
shkrimtarit qëndrestar Myrteza Nura ose sic quhej ndryshe Xaj Nura. Dokumentar
për kulturën Kosovare dhe përpjekjet e saj për t’i mbijetuar asimilimit sllav,
etj. Janë me dhjetra emisione televizive dhe radiofonike kushtuar kauzës së
madhe të Luftës për liri të Kosovës. Të gjitha këto dokumentarë dhe emisione
janë në arkivin e RTSH. Po ashtu janë me qindra analiza, shkrime dhe artikuj të
botuar në shtypin periodik shqiptar për një periudhë prej 30 vitesh. Dua të
theksoj edhe ciklet e mi poetike të kohëve të fundit kushtuar Kosovës. Të
gjitha këto janë thjesht për një informim të miqëve të mi të nderuar të pendës,
artit, kulturës dhe publiçistikës në Prishtinë dhe në Tiranë.