Nga Tritan Shehu
Kjo është diktatura, po tejkalon edhe rregjimet!
Mos të keni iluzione, kjo është!
Agresohet nga shteti, policia, në kundershtim me ligjin një nga mediat kryesore, vecanërisht informative.
Se për parimet e demokracisë europiane, medias së lirë, as që bëhet fjalë!
Cfarë ka më shumë diktatura “moderne”?!
Po cmontohen kështu kolonat e lirive e demokracisë.
Mbasi u godit deri në “palcë” vota e lirë, po tentohet të mbyllet “goja për fjalën e lirë”!
Askush nuk duhet të heshti tashmë!
Heshtja sjell vetëm “vdekjen” e plotë të lirive.
E provuam për 50 vite cdo të thotë dicka e tillë!
Edhe përfaqesursit e Botës demokratike, të ShBA, BE, partnerëve tanë shumë të cmuar për ne, institucionet e tyre, shpresoj të dalin nga “guacka” e heshtjes.
Të mos përsërisin gabimet fatale të 1945!
Sepse jemi afër atyre zhvillimeve.
Nesër do jetë shumë më vështirë!




















