Tritan Kalo: Të dielën ta shfrytëzojmë forcën e votës për ndryshim

307
Sigal

Mjeku infeksionit dr. Tritan Kalo, dy ditë përpara se në Shqipëri do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, u drejtohet qytetarëve me një mesazh duke u kërkuar dy gjëra: e para që të “mos bien pre e pre e dasive partiake” dhe e dyta që “të votojmë dhe mençurisht të shfrytëzojmë forcën e votës për ndryshim”.

“Kohë kovidiane…. 25.04.2021 dhe në vijimësi. POR tashmë në periudhën e pas-tranzicionin Demon-kratik….Ishim, jemi dhe përjetësisht të gjithë do të mbesim bijë e bija të këtyre Trevave Arbërore….Jemi SHQIPTARË në gen, në shpirt, në frymë dhe në qëndrimet tona, për ardhmërinë e mbrothësimin e Nënlokes Shqipëri…. KURRË mos bini pre e dasive partiake dhe mos u verboni nga mëria e urrejtja ndaj njëri-tjetrit….

Me mendjen e kthjellët e të ndriçuar nga drita e shpresës dhe me zemrën e mbushur plot dashuri e respekt për njëri-tjetrin e “baltën më të ëmbël se mjalta”, qetësisht të kryejmë detyrën tonë qytetare ndaj DEMOKRACISË, të votojmë dhe mençurisht të shfrytëzojmë forcën e votës për ndryshim, në një Shoqëri të plotë-vlertë demokratike pa asnjë reminishencë të së shkuarës sonë diktatoriale në të…

Dibranë, elbasanlli, shkodranë, vlonjatë, gjirokastritë, tironsa, korçarë, myzeqarë, krutanë, etj., ishim, jemi dhe në çdo kohë e rrethanë do të mbetemi motra e vëllezër… Interesat e atdhedashurisë duhet të prevalojnë mbi interesat partiake… KURRË të mos harojmë se Delezimi dhe Militantizmi i verbër, dhuna verbale e fizike do të sjellë edhe në vijimësi vetëm theqafjen e demon-kracisë…. Together forever!!!” shkruan ai.