Thirrja e fortë e gazetarit: O popull i dashur po nuk u ngrite sot, mast*rbohu pas dere dhe vuaj urie

634
Sigal

Gazetari i njohur Armir Shkurti ju ka bërë thirrje shqiptarëve që ose të reagojnë sot, ose të heshtin dhe të durojnë vuajtjet, urinë dhe diktaturën e kryeminsitrit.

Me anë të një statusi në facebook, Shkurti shkruan se sot askush nuk duhet të presë që të ngrihen disa të tjerë kundër qeverisë me shpresë që të kapi ndonjë gjë, pasi tashmë ka ikur ajo kohë.

Shkurti thekson se nëse nuk ngrihen shqiptarët do të jenë ata që do të vuajnë dhe jo ai personalisht, pasi sot gëzon më shumë liri se të tjerët.

Postimi i Shkurtit:

O popull i dashur! Unë kam bukë në shtëpi. Kam mundësi të jetoj shumë vite pa dalë nga shtëpia. Kam mundësi edhe të dal orar pa orar pa më ndodhur gjë. Pra të kem një jetë të bukur edhe në kushte ekstreme.

Po ti o shqiptar i dashur?

Pret që të bëjmë diçka ne që të fitosh ti? Jooo! Nuk ka mo qofte ke daja! Unë këtu jam. Edhe të tjerë si unë. Kur të jeni gati ju, na thoni! Ama jo bedelë! Jo ne në vendin tuaj!
Deri atëhere, bukë, mish, verë, shoqni gallatë ne kemi shumë më shumë se ju. Edhe liri po ashtu! Jemi gati ti sakrifikojmë për ju, por jo si koqe. Dmth të dalim ne që mos kapni pastaj nai gjo juve. Joooo! Nuk ka budallenj sot! Kur të shkosh 15 vjet në burg? Unë do them: ” Bravo qeveria! Zbatoi ligjin”! Kur ti të vuash për kotheten dhe unë ta derdh pjatën me mish, se u vela, do të të them: ” Bindju pushtetit që voton! Që edhe po të tha “varu” ti varesh”!

Je mësuar skuth o milet! Je mësuar që të fshihesh pas gaxhoit. Të masturbohesh pas vrimës së çelësit duke përgjuar çiftin në ekstazë. Të marrësh anën e më të fortit që pastaj të hashë një kafshatë prej fitimtarit.

Sot që ne flasim për kufizimin e lirisë, për demonin e urisë që pret pas dere, për metodat kamorriste të pushtetit që kërcënon me marrje peng të pasurisë apo një jetë burg po s’ju binde….plot bëni sikur nuk e keni mendjen.
Me zgjedhje është kjo punë! Rrini e prisni rradhën! Zgjedhja juaj është!
Hajt gëzuar!