Sejman Gjokali: Marshi i Covid-it

508
Publicisti Sejmen Gjokoli , mendimin e tij për coronovirusin e shpreh në vargje.
Ja pozia e plot :
Sigal

MARRSHI I COVID-it
(variant)
-një strofë për çdo ditë-

1.
Brënda jemi, mbyllur jemi,
në shtëpi,
Rrofsh e qofsh, e shumë të paçim,
qeveri.
2.
Burra jemi, trima jemi,
s'(kemi) frikë,
Brënda jemi, mbyllur jemi,
natë e ditë.
3.
Ndënë urdhër e komandë,
jemi vënë,
S’shohim diell, s’shohim qiell,
s’shohim hënë.
4.
Rroftë e qoftë karantina,
që na mblodhi,
Gra e burra e fëmijë,
na mbështolli.
5.
Sus të gjithë, asnjë zënkë,
as shamatë,
Harmonia plasur sheshit,
ditë e natë.
6.
E harruam politikën,
hallet tona,
Tani mbret i muhabetit,
është korona.
7.
Është virusi që na erdhi,
që nga Kina,
Dhe shtëpitë na i ktheu,
karantina.
8.
Si na gjeti, ku na gjeti,
ne të shkretët,
Nëpër halle, e kusure,
gjithë jetën.
9.
Copë, copë e çikë, çikë,
katandisur,
Dhe Covid-i, na kish mbetur,
pa poftisur.
10.
Tridhjetë vjet që ham e gamë,
me shoshoq,
Tani mbyllur në shtëpi,
buk e kos.
11.
Bukë e kos e ç’të na gjëndet,
në shtëpi,
Kemi qepë e hudhra kemi,
ç’mrekulli.
12.
Rroft rakia, bukuria,
ballë kazani,
Tani pimë gra e burra,
rroftë tabani.
13.
Mendja bredh e ku nuk vete,
nëpër botë,
Ku janë hapur shqipëtarët,
mall e lotë.
14.
Brënda jemi, mbyllur jemi,
në shtëpi,
Do t’ja dalim, të gjithë bashkë,
Shqipëri.

Sejmen Gjokoli