Sefer Pasha: Miqtë e natës, politikanët i shpërblejnë në dogana, aeroporte e nëpër tendera

– Mikeshat e kapove janë shumë të rrafinuara qëndrojnë në skaljonin e dytë, bëjnë pazaret, emërimet, zgjedhin dashnore të njoma për shefat.

-Deputetët janë të lidhur njëri me tjetrin të majtë e të djathtë në parlament bëjnë sherr kot.

Sigal

– Ndoqa një sekuencë filmike nga “teatri”para Parlamentit më dukej si e stisur.

– Një deputet nga të opozitës nuk e pengoi një ministër të mazhorancës, që do të futej në Parlament.

-Oligarkët e lidhur me politikën nuk duan pengesë në ortekun e tyre për para, po guxove të bëjnë gjëmën.

-Një drejtues kurajoz nuk pranoi që të firmoste për t’u dhënë me koncension Pallati i Brigadave dhe e shkarkuan nga detyra.

Sefer Pasha

 

Në përditshmëri, bile vend e pa vend, përdoret fjala “oligark”. Janë të shumtë njerëzit që nuk e njohin etimiologjinë e kësaj fjale. Gjithsesi kjo fjalë dhe ata që janë ulur këmbëkryq në majën e saj sot ndodhen midis nesh. Oligarkët vijnë që nga mesjeta. Janë shfrytëzues. Në Shqipëri për shkak të sistemit socialist oligarkët mbërritën me vonesë. Por shumë shpejt krijuan monopolet. Njihen si sundues të mëdhenj e të vegjël. Këta përbindësha gjenden në çdo qelizë të jetës. Edhe pushtetet i ble dhe i shet pikërisht kjo farë e keqe. Po u bë një emërim në një vend pune të gjithë e kanë ditur se cili do të jetë “ylli” që ngjitet në atë karrige pushtetari. Dhe nëpër kafene e në Parlament qysh moti “yllit” i nisin mesazhet e urimit. Nuk kanë të sosur  thurjet dhe shthurjet e gjalmit të intrigës dhe të puçit se nga është “ylli” e lidhjet e tij fije për pe në rradhë të parë me oligarkun e me biznesin e tij. Në sheshin “Skënderbej”më treguan një kullë që po ndërtonte ai që kishte bërë emërimin e fundit, jo të një “ylli”, po të një “bufi”, pa konkurim e me një të futur të dorës në “xhep”. “Bufi” i duhet oligarkut që ta këtë të kapur për veshi e të bëj çfarë do t’i thotë ai. Dhe askush nuk çuditet kur në faqet e para të gazetave e të televizjoneve lexohet emri i “bufit”, të cilin e kishin dëgjuar prej kohësh. Dhe thuaj po deshe që nuk ka mafje! U interesova për disa personazhe që këto kohët e fundit kanë vënë spaletat e “gjeneralit”. Cilat ishin vlerat e tyre, nga vinin dhe ç’kontribute kishin dhënë në këtë tranzicjon të pambarimtë. Përgjigjet ishin të vakta. Të gjithë ngrenë supet. Personazhet janë enigmatik. “Shefi i kuadrit” më përmendi proverbin se “qeni i mirë lidhet në shteg të lig”. Preferova të hesht. Lepuri fle lart.

Këta që janë zgjedhur për vende pëllumbash janë qerratenj. Miqtë i shpërblejnë në dogana, aeroporte e nëpër tendera. Deputetët janë të lidhur njëri me tjetrin. Ndoqa një sekuencë filmike nga “teatri”para Parlemnetit. Një deputet nga të opozitës nuk e pengoi një ministër të mazhorancës, që do të futej në Parlament. U panë sy më sy. Një emërim të fundit e kanë bërë së bashku. Oligarkët nuk duan pengesë në ortekun e tyre për para. Po guxove të bëjnë gjëmën. Një drejtues kurajoz nuk pranoi që të firmoste për t’u dhënë me konecension Pallati i Brigadave. Dhe e shkarkuan nga detyra. Për oligarkët në Malsinë e Gjakovës përdoret një proverb: –  “Turp s’ka, marre s’ka, xhit bëhet!”. Po kush është pas oligarkëve? E thashë pak më lart se në këtë “vath” janë ministrat, deputetët, drejtorët, kryetarët e bashkive dhe të tjerë batakçinj, të cilët pastrojnë dollarë e euro nga bota. Rrënjët nuk gjenden. Pyeta për një leshko, i cili prej vitesh drejton një drejtori dhe më mahnitën kur më thanë se atë e mban e shoqja. Zinxhiri i femrave të lidhura me oligarkët ishte misterjoz. Nuk kishte darë që ta këpuste. Ato nuk kishin banka e s’ishin as deputete e megjithatë ishin brenda pyllit të oligarkëve dhe bënin ligjin. U interesuam dhe disa emra i mbajtëm shënim. Anonimët këto lidhje të oligarkëve i quanin “shushunja”. Po të shkosh dhe të pish ujë në burimin e tyre “shushunjat” të ngjiten në qiellzën e ezofagut dhe nuk të shqiten. Nga goja nxjerr gjak. Mikeshat e kapove janë shumë të rrafinuara. Qëndrojnë në skaljonin e dytë. Ato bëjnë pazaret, emrimet, zgjedhin dashnore të njoma për shefat e të tjera. Në pyjet e Kakavijës rritej një lule të cilën kufitarët grek e quanin “nepërka që kafshon”. Njeriu po ta prekte këtë lule[nepërkën] ajo të kafshonte me dhëmbët e fshehur dhe të bënte me një bojë jeshile, që nuk të hiqej nga teshat edhe kur ato i fusje në lavatriçe. Duhet t’i ruheshe kësaj luleje. Po ajo rrinte e fshehur. Dhe këto “nepërka” të ngjashme me atë lulen misterjoze për të mbaruar një detyrë të eprorit fusin në organet gjenitale dhe lëndë helmuese luftarake.

Historia e rrapit në Sotirë të Dropullit

Kur ishim të rinj dhe unë shërbeja në Kakavijë aty shërbente si mjek dhe një djal i ri nga minoriteti. Quhej Thanas Naçi. Ishte i shquar. Thanasi punonte në spitalin e Vriserasë të Dropullit të Sipërm. Aty herë pas here vinte dhe Arqile Boti, që njihej si mjek poullor, por që ai në të vërtetë që një shkencëtar. Me Thanasin dhe me Arqilenë pinim kafe së bashku[Arqilea e la amanet që ta varrosnin në Bodrishtë dhe kështu ndodhi]. E kam takuar Arqilenë në Tiranë, kur ai banonte në lagjen Ali Demi. Të dy kemi kujtuar ato që thoshte Arqilea për mjekun e ri Thanas Naçin. Arqile Boti e thoshte hapur që ky mjek i ri shëron dhe kancerin. Pas ndryshimeve Thanas Naçi iku në Greqi. E pata pyetur Arqile Botin se ku ndodhej miku ynë i rinisë? Dhe Arqileja më përgjigjej me atë zërin e hollë emocjonal. Thanas Naçi ka bërë emër të madh në Greqi. Vetëm kaq më ka thënë Arqile Boti në shtëpinë e tij tek Ulliri, në lagjen “Ali Demi”, ku unë shkoja herë pas here. E kam kujtuar Thanas Naçin këto ditë në një përvjetor të ish komandantit të kufirit në Sotirë të Dropullit. Ai quhej Ramadan Avdullaj. Sollëm në imagjinatën tonë një ngjarje që e kam jetuar dhe unë. Në mes të fshatit të Sotirës në rrëzë të malit të Strugarës ishte një rrap shekullor. Rrapi po çponte më brirët e tij qiellin. Fshati Sotirë rrethohej në të katër anët nga shpatet e thikta, të cilët formonin një si hinkë. Faqet e shpatit ishin me shkëmbinj. Një copë gur po të shkëputej binte mbi çatitë e shtëpive. Kjo ishte arsyeja që sotirjotët e ruanin pyllin dhe nuk të lejonin, që të këpusje qoftë dhe një gjethe përralli apo shkoze. Fshati kishte shumë burime dhe një përrua që vinte nga mali. Qëndra e Sotirës ishte me rrepe shekullor. Por sotirjotët kishin filluar t’i trembeshin rrapit më të madh, i cili kishte arritur gjatësinë e mbi 150 metrave. Po të shkulej ose të gremisej ndonjë çatall i rrapit ai do t’i zinte fshatarët brenda në shtëpi. Dhe këshilli i fshatit një të djelë vendosi që rrapin ta shkurtonin që nga mesi e lart. Po kush do ta merrte përsipër? Ndërrmaja pyjore kishte ardhur disa herë dhe nuk guxoi. Asnjë punëtor nuk ngjitej tek “kuçedra” në mes të rrapit. Mbërriti mjeku i zonës Thanas Naçi, që e krahasonte Sotirën me Janinën. Ai i udhëzoj fshatarët, që në trungun që zgjatej drejt qiellit, të lidhnin litarët e gjatë në të dy anët e shpatit të malit. Për të bërë sharrimin u ngarkua komandanti i kufirit Ramadan Avdullaj nga Berati. Sharrimin e rrapit e ndiqte i gjithë fshati. Me drithërimë vështronte drejt të shoqit, Ramadanit, Fatmira [jeton në Durrës]. Dy grupe burrash do të mbanin litarët. Dhe këshu u veprua. I gjithë fshati mbante litarët e lidhur në shkëmbinjtë e shpatit të malit, që ishin ball për ball. Me të filluar sharrimin, andej nga do ta anonte pesha, do të tërhiqej litari, që të mos binte as mbi Ramadan Avdullain që po e sharronte dhe mbi asnjë nga mëhallat e Sotirës. Mjeku Thanas Naçi me çantën e ndihmës së shpejtë lidhi disa batanije në fund të trungut, që edhe nëse do të rrëzohej sharrtari ai të mos pësonte gjë. Shtatë orë sharroi Ramadan Avdullaj. Dhe kur trungu filloi kërrkërret ai bërtiti të kishin kujdes. Dhe si një fajkua u ulë në tokë i mbuluar nga duartrokitjet e fshatarve. Pas një mundimi të gjatë burrat e Sotirë e tërhoqën pjesën e sharruar nga ai krah i malit, ku nuk kishte asnjë banesë. Litarët nuk e këputën dhe gjysma e rrapit ra andej nga e kishte projektuar Thanas Naçi.  Dhe Në mes të fshatit filloi festa. Orkestra kishte ardhur që nga fshati Bularat i Dropullit të Sipërm. Historia e rrapit të Sotirës tregohet vazhdimisht. Nëpërmjet këtij shkrimi mbase do të ngacmohet dhe mjeku i shquar në Greqi Thanas Naçi, i cili për shumë vite shërbeu në spitalin e Vriserasë.