Nga Kastriot Islami
Kurba e përhapjes së virusit COVID-19 n është më cuditshmja në botë në rastin e Shqipërisë. Ajo ka formën e një “serie vargmalesh” me disa kodra, gërxhe e gropa, si asnjë kurbë e ndonjë vendi tjetër… Në grafikun e paraqitur me ngjyrë të verdhë në këtë shkrim janë vendosur i) ecuria e shifrës ditore të numrit të të infektuarëve dhe ii) ecuria e mesatares 7-ditore të numrit të të inefektuarëve…me të dhënat e publikuara nga Rama&Co. Kurba e dytë, e ndërtuar me mesataren 7-ditore të shufrave ditore, konsiderohet nga ekspertët si një “kurbë mbështjellëse” e kurbës së përhapjes duke “eleminuar” fluktuacionet (ulje-ngritjet e parëndësishme) që pengojnë të shikohen më qartësisht uljet, ngritjet apo “piku” i kësaj kurbe…
***
Normalisht për të gjithë vëndet e tjera, kurba e përhapjes së virusit, ku situata është nën kontroll, karakterizohet nga tre faza i) faza e fillimit të epidemisë kur fillon rritja e shifrave ditore; ii) faza e dytë, kur pas 1-15 ditësh, arrihet maja apo “piku” (nëse maja është e gjërë flitet për pllajë të kësaj maje/kurbe) i kësaj kurbe dhe iii) faza e tretë, e largimit apo rënies së epidemisë.
***
Në rastin e Shqipërisë, duke ju referuar grafikut të “cuditshëm” të përhapjes së virusit vihen re:
- Rritja e shifrës ditore në datën perirudhën 10-29 mars;
- Arritja e majës/pikut të parë në 29 mars;
- Rifillimi i rritjes së shifrës ditore në 1-2 prill për të arritur majën/pikun e dytë në 6-7 prill 2020…
- Kur mendohej se epidemia pomund të largohej, rifillon rritja e tretë e shifrës ditore, rreth 8 ditë pas arritjes së “pikut” të dytë, duke vazhduar rritjen edhe gjatë këtyrë ditëve (20-23 prill 2020)…
Nga kjo kurbë shihet se cdo 8 ditë, për shkak të menaxhimit të dështuar e kaotik nga paaftësia apo nga manipulimi i shifrave të kësaj epidemie, njëherë arrin “pikun” e herë bie në gropë, dhe/ose cdo 8 ditë, pasi Rama ka parë ndonjë ëndërr apo në gjëndje halucinante i është krijuar perceptim se me shqiptarët i “kanë dalë jasht kontrollit”; atëhere i frikësuar nga dështimi, ka urdhëruar rritjen e shifrave të përhapjes së virusit për tja kaluar frikën e tij tek të gjithë qytetarët..
***
Me të drejtë shtrohet peytje: Përse Shqipëria ka një kurbë kaq të “cuditshme”? Përgjigja logjike do të ishte:
- ose shifrat janë sajuara apo të manipuluara nga Rama&Co, për shkak të manisë për tu shfaqur më i suksesshmi në botë për meanxhimin e pandemisë, me synimin për të forcuar pushtetin e tij personal…
- dhe/ose kjo mund të ketë ndodhur për shkak të menaxhimit mediokër e paaftësisë ekstreme si në asnjë vend tjetër, pa plan e strategji menaxhimi e veprimeve të kryera në mënyrë kaotike, rrjedhojë e mungesës së një metodike e të testeve të mjaftueshme për të gjetur numrin realist të të infektuarëve, përhapja e virusit herë është rritur e herë është ulur, për të përfunduar në rifillimin e rritjes që nga data 14 prill 2020…?!
***
Përfundimisht, Rama ose duhet të pranojë se i ka manipuluar statistikat, ose ai ka dështuar me mënyrën e tij të menaxhimit të pandemisë, thënë ndryshe masat drastike, të shoqëruara me ulurimat e Ramës, nxjerrjen në rrugë të policisë dhe të ushtrisë kanë dështuar në kuptimin që efekti i tyre në ngadalësimin e epidemisë është i dyshimtë…Rama duhet të pranojë:
MANIPULIMIN E STATISTIKAVE DHE/OSE DËSHTIMIN NË MENAXHIM
Nuk ka asnjë mundësi tjetër…