Prof. Tritan Kalo: Matura ‘72

566
Jam shumë dakord me mendimin e mëposhtëm të shprehur nga një individ i mirëplotësuar profesionalisht dhe artistikisht, Kujtim Spahiu, një nga ikonat e grupit të parë muzikor të “rock-music” në vendin tonë, “Matura 72”, se.: “Nuk është ndryshim rrotacioni i të njëjtëve. Ndryshim është kur vijnë të rinj të papërlyer me të vjetrën.”…Ka në mjedisin tonë social shumë individë të cilët i qëndruan larg tundimit për pasurim jo meritor, që nuk iu turrën titujve shkencore dhe pedagogjike me një uri të skajshme, të përftuara pa merita të dukshme profesionale dhe intelektuale, që nuk u përfshinë në asnjë aferë korruptive në këto 26 vite Tranzicion, dhe që nuk u bënë “leckë-fshirëse” e pluhurit të Kryetarëve të Partive apo Dinijtarëve të Ekzekutivit, që me profesionalizëm e dinjitet ballafaqohen me vështirësitë e jetës, ndaj nëse ATYRE dhe vetëm atyre t’iu ofrohet mundësia e drejtimit në të katër pushtetet: Legjislativ, Ekzekutiv, Gjyqësor dhe Lokal, ky vend do ta ketë edhe një mundësi tjetër të pa humbur për të dalë nga qerthulli tranzicional i këtyre 26 viteve “Demon-Kraci”, për mos qenë në fund të karvanit të vendeve Demokratike të zhvilluara të Evropës. Kjo klasë politike duhet medoemos të zbrazë xhepat nga përftimet ekonomike me përvetësimet e pronës kolektive e individuale, nga aferat korruptive të panumërta, nga tenderimet e paskrupullta, nga PPP-të shpërdoruese të fondeve publike, nga koncensionimet vrastare të frymës evolutive të ekonomisë sonë, dhe ATA që i kanë bërë këto krime ekonomike-politike e sociale të vihen prapa hekurave të burgut, dhe jo të mbushen ato me fukarenj borxhlinj të vegjël ndaj OSSHE-së apo bukënxjerrës si punëtorë në plantacionet e Cannabis sativa. Nëse kanë dëshirë le të ngrenë nga një çadër nëpër këto Insititucione të Riedukimit apo le të merren me aktivitete sportive në to, POR edhe bukën ama të mos e hanë qyl nga taksat tona, por të djersijnë fort për ta nxjerrë atë. Është e pamendueshme dhe e turpshme që në vitin 2017, të kemi ende në politikën tonë, në Parlamentin tonë të akuzuar për vrasje apo krime si prostitucioni dhe trafiku ndërkombëtar i drogës…Ta ringremë ekonominë në nivele të atilla, ta pastrojmë fushën e shoqërisë sonë nga “grami asfiksues i politi-qenerve”, që më pas të pretendojmë të bëjmë shtet (E. R.), apo të ndërtojmë Republikën e re (L. B.)… . Si mundet ta kemi këtë pretendim në një vend ku 1/3 e popullatës ka marrë udhët e kurbetit, kur një pjesë e madhe jetojnë me remitancat e këtyre të emigruarve dhe të tjerët numërojnë qindarkat për të mbushur barkun me bukë, nëse munden ta bëjnë një gjë të tillë….Hapini mirë sytë e mendjes Bashkëkombësit e mi kur të votoni me 18 Qershor 2017!!!….It is now or never!!!….Quo vadis Shqipëria ime!!!
Sigal