Prof. Kalo i shkruan Ramës dhe Veliajt: Hipni në urbanin e Kabul-Tiranës tonë!

276
Sigal

Në një kohë kur në politikën shqiptare vlojnë debatet për pritjen e refugjatëve afganë dhe qeveria këmbëngul që opinion vendas t’i presë ata em zemërgjerësi e mirëkuptim, Prof. Dr. Tritan Kalo i ka shkundur kreun e Qeverisë dhe kreun e Bashkisë së Tiranës për qytetarët shqiptarë që janë po aq “afganë” në vendin e tyre sidomos në kushtet e pandemisë, duke filluar nga mbingarkesa në urbanë e deri tek mungesa e ujit në shtëpi.

“ Zotërinj Kryeministër Edi Rama dhe kryebashkiak Erion Veliaj, – iu drejtohet profesori i njohur. –  Ju mirëkuptoj për brengosjen ndaj afganëve të sotëm, por mos na nënvlerësoni edhe ne “ish-afganët e para 30 viteve”.

Nëse doni ta nisni ditën me nerva të cingërisura, ju ftoj të merni me mua çdo mëngjes linjën e Unazës për të shkuar në punë.

E keni të garantuar pritjen më së paku 30 minuta në stacion, autobuzë pa kondicioner që edhe breshka do t’ua kishte zili për “ecjen e tyre”, mbingarkesën në pasagjerë duke rritur rrezikun e transmetimit të virusit Sars-Cov2/Covid-19, etj, etj.

Mirë uji që na mungon nëpër çezma, pluhuri e papatërtia që gëlojnë kudo dhe kurdoherë, por së paku të ndiheshim të mirëtrajtuar dhe mirëkuptuar si qytetarë taksapagues të rregullt në Kabulin-Tiranën tone.

Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj edhe në këtë rast.”