Prof. Gjergj Sinani: Kur i ligu sundon, ka në ndihmë të ligjtë dhe kur këta urdhërojnë, në atë vend njerëzit e ndershëm dergjen në burgje dhe kusarët dhe gjakësorët vihen në altar…

Prof. Gjergj Sinani

-Drejtësia vepron duke eliminuar privilegjet që barazohen në meritë, që matet me DOBINË shoqërore të funksioneve të shërbyera. 

– Urrejtja dhe armiqësia ndërmjet partive janë reflekse mbeturinash të vjetra bizantine e otomane, që turbullojnë ekuilibrin e shoqërisë.

Sigal

– Në kushtet e pabarazisë, padrejtësisë dhe mbytjes së kritikës, nuk kemi liri dhe frymë kritike.

– Kur një qeveri i mbyll udhën një të riu për një fjalë kritike, për një libër kryengritës, për një gjest liridashës, në atë shtet sundon i ligu.

– Të gjithë të paaftit, për të krijuar vetë fatin e tyre, bashkojnë pafuqitë e tyre dhe i kondensojnë në një moral burokratik, që infekton tërë shoqërinë.

Por në kushtet e pabarazisë, padrejtësisë dhe mbytjes së kritikës, nuk kemi liri. Prandaj ai kërkon ngritjen e frymës kritike te të rinjtë. « Kur një qeveri i mbyll udhën një të riu për një fjalë kritike, për një libër kryengritës, për një gjest liridashës, në atë shtet sundon i ligu. Kur i ligu sundon, ka në ndihmë të ligjtë e, kur këta urdhërojnë, në atë vend njerëzit e ndershëm dergjen në burgje dhe kusarët dhe gjakësorët vihen në altar… Drejtësia vepron duke eliminuar privilegjet që barazohen në meritë, që matet me DOBINË shoqërore të funksioneve të shërbyera ». Për të mjerimi është një disproporcion ndërmjet funksioneve të ushtruara dhe shpërblimeve që merren. Kur ai flet për besimin te drejtësia, duket sikur i bën jehonë tërë historisë së filozofisë, pasi ai e di se egoizmi, lakmia, kopracia, uzurpacioni lindin nga mungesa e mirëbesimit, të cilat provokojnë dhunën, që është një pasojë e padrejtësisë. Për të, dhuna është e natyrshme në shoqëritë barbare dhe jo për njeriun e shk. XXI. Gjithmonë, i shqetësuar për lirinë e individit ai shkruan : « Interesat heterogjene koordinohen duke favorizuar ndodhinë e institucioneve, që shtojnë mirëbesimin në LEGALITETIN e të gjithëve. Urrejtja dhe armiqësia ndërmjet partive janë reflekse mbeturinash të vjetra bizantine e otomane, që turbullojnë ekuilibrin e shoqërisë, thyejnë harmoninë e funksioneve të tyre. Këto sentimente keqbërëse do të shuhen vetëm duke vënë drejtësinë si themel të etikës shoqërore, të VËRTETËN si bazë të KULTURËS kolektive dhe PUNËN si konditë të parë të meritës. PRIVILEGJI, SUPERSTICIONI dhe PAPUNËSIA janë armiqtë e PAQES shoqërore ». Kur i flet rinisë shqiptare ai e bën këtë përmes një referimi mjeshtëror te filozofia ekzistencialiste, e cila i kërkonte njeriut që edhe në kushtet e shtrëngimit më të madh, njeriu duhej të ndjehej i lirë dhe të luftonte për lirinë. Duket sikur kemi thirrjen e Kamysë, i cili e zëvendësoi formulën e Dekartit « Unë mendoj, prandaj jam », me « Unë revoltohem , prandaj ne jemi », duke e bërë imperativin e revoltës kusht të ekzistencës së denjë. Por duhet edhe burrëria, dija dhe të menduarit. Po e ilustroj këtë me disa pasazhe që marrin formën e maksimave morale. « QËNDRIMI BURRËROR duhet të jetë karakteri në shërbim të një ideali… Ki turp, o i ri që humbet udhën tënde, duke ua lëshuar veten tënde dobësisht joshjeve të padenja! Në qofsh poet, mos e fëlliq tunikën e muzës tënde duke kënduar në tryezë ku dehen oborrtarët kurtizanë; në qofsh dijetar, mos gënje, në qofsh mësues mos mashtro ! Mendimtar ose filozof, mos i shtrembëro doktrinat e tua përpara të fuqishmëve që do të paguajnë me tepri; me madhështinë tënde ti do të matësh përgjegjësitë e tua dhe përpara fisit, kombit e racës ti një ditë do të japësh llogari një për një për të gjitha fjalët e tua! Mos e imito shërbëtorin që përgjunjet për të shtuar racionin e gavetës së tij. Përçmoje korrupsionin dhe ki mëshirë për të korruptuarin. Përballoje, në qoftë nevoja e në ja vleftë barra qeranë, shpifjen e përbuzjen e të liqve, por në qoftë se janë shumë të poshtër aq sa që të duhet të ulesh shumë shkallë për të arritur deri tek ata, atëherë leri mos i nga pa ju përgjigjur, sepse ata kurrë nuk do të munden që një peshë e tillë të infektojë personalitetin tënd. Asnjë kope shërbëtorësh nuk mund ta poshtërojë një njeri të lirë… Diçka ka nevojë njeriu burrëror prej të tjerëve: RESPEKTIN. Duhet ta fitojë me sjelljen e tij. Nuk është i respektueshëm ai që vepron kundër ndjenjës së ndërgjegjes së tij; të gjithë respektojnë atë që di t’a lozë fatin e vet me kartën e vetme të dinjitetit të tij, pa u përkulur kurrë në asnjë rrethanë. Mba mend: qëndrimi burrëror është çelik në fjalë e diamante në sjellje. Fjala është e tingëllueshme kur është e qartë; të gjithë e dëgjojnë pa e nxehur pasioni e të gjithë i prek po inspiroi besim.

Besimet duhet të largohen nga predikimi i frikës, pasi struktura e fuqive shpirtërore luan një rol kryesor në efikasitetin e reformave dhe në çlirimin e ndërgjegjes së njeriut nga frikërat e misterit. “Moralitetin e frikës (frikë nga xhandari, nga burgu, nga litari apo plumbi, frikë nga Zoti) duhet ta zëvendësojë moraliteti shkencor, që është virtyt. Në qoftë se ti nuk beson në asnjë frikë dhe je i ndershëm, atëherë je virtuoz”. 

Aktiviteti moral është oshëtima e saj, që e shumëzon.

Vlen më shumë të thuash një fjalë të qartë sesa të murmëritësh një mijë murmërima të drobitura. Ata që kanë një BESË ose një ideologji i përçmojnë retorikët, demagogët dhe sofistët. Kurrë nuk u ndërtuan tempuj me filigrama, as kurrë nuk u fituan beteja me zjarre artificiale dhe fishekzjarre. Kur është e pamundur që të flasësh me dinjitet, është e lejueshme vetëm të heshtësh. Të thuash përgjysëm ç’ka beson, të maskosh idetë, të korruptosh me retiçence, t’i bësh konçensione gënjeshtrës armiqësore është një mënyrë hipokrite që tradhëton vetë idealin tënd… Mendo që e ardhmja e popullit tënd qëndron në karakterin moral të përbërësve të tij? I qëndruar e i fortë është njeriu që di të korigjojë e të ndreqë gjykimet e tij duke menduar rreth eksperiencës së tij, ose të huajën; i paqëndrueshëm është ai që vazhdon opinionet e fundit që dëgjon ose pranon nga frika atë që i imponojnë të tjerët. (Këtu Luzaj ka bërë një shënim në fund të faqes: “Kjo dobësi karakteri e nënshtroi popullin tonë nën diktaturën komuniste, 1942 – 1990”. T$ gjitha këto shkojnë në funksion të shqetësimit të tij që të rinjtë të jenë dinjitozë. Dinjiteti është treguesi themelor i karakterit. Me karaktere të qullët nuk ndërtohet një shoqëri e denjë. “Të rinjtë pa udhë morali të caktuar janë të dëmshëm për shoqërinë. Pakuptimi i një ngutjeje të mundshme pozicioni i ndryshk ata duke i zhytur në realitete më të poshtra, duke i mësuar që të venerojnë dogmatizmat e flakura. Personaliteti i tyre myket me paragjykime, mendja e tyre trembet nga supersticionet, vullneti i tyre i nënshtrohet të gjitha zgjedhave. Humbasin vetpasurimin e Uni-t të tyre, të dinjitetit, që premton të largohen nga kompliciteti me të LIGËN! Me temperamente bualli formohen kope bagëtish të afta për të shërbyer, por kurrë për të dashuruar”. « Në qoftë se të rinjtë kapërxejnë rininë e tyre dhe tradhëtojnë duke preferuar atë që u jepet e jo atë që fitojnë, ata s’do shohin kurrë fitore. Në çdo aktivitet shoqëror, arti, shkenca formon, me kalimin e kohës, KLIKA, që quhen KAFKULLA, njerëzit oportunistë. Këta në frëngjisht quhen ARRIVES, në italisht ARRIVISTI – KAUKUS. Kaparonjës kolltukësh që i lyejnë me zamkë ngjitëse që t’u rrijë gjithmonë i ngjitur në pjesët e poshtme të trupit edhe në rast se rrëzohen. Këta qorr-betullë bajatë dëshirojnë t’i mbajnë njerëzit ashtu siç janë duke u vënë kundra gjithçka që përfaqëson rinovim dhe përparim; janë armiqtë e rinisë, korruptuesit e saj. Kur shohin ndonjë lëvizje rinie, ngrenë kokën si bualli e si gjeli i detit me të ngërryer të ndonjë krimbi dhe në mes të gjuslykëve e të gazetës që lexojnë u zgurdullojnë sytë si kupa me hirrë; këta janë zhapinj kënete… Burokracia është një gërshërë që suprimon te individët çdo shenjë dinjiteti, uniformohet, bëhet memece, paralizonjëse. Nuk mund të ekzistojë moralitet në një komb, ndërsa që njerëzit ngjiten lehtë lartë, zhvishen nga meritat e ngarkohen me rekomandime duke i grumbulluar për t’u ngjitur pa dëshirë tjetër veçse ta mbarojnë jetën e tyre në PENSION. Të lirë janë ata që dinë të dashurojnë e të ekzekutojnë atë që duan; kurrë nuk bëjnë ndonjë gjë që i ndyn, as tentojnë që të justifikohen duke akuzuar e fajësuar të tjerët me të këqiat e tyre; janë robër ata që presin favorin e huaj e heqin dorë nga të drejtuarit prej vetvetes, duke u rrezikuar në një mijë poshtërsira e vogëlsira, që ndryshkin ndërgjegjen e tyre. Pavarësia morale është mbështetja e fortë e dinjitetit. I ri, djalosh, burrë që mendon e punon, që ëndërron e dashuron, i ri që do të ndreqësh rininë tënde, mos dëshiro kurrë atë që vetëm mund ta arrish në favor të të tjerëve, të të huajve; dëshiro me qëndrim gjithçka që mund të realizojë energjia, vetenergjia tënde. Në qoftë se do t’i futësh dhëmbët e t’u në një pemë të shijshme, mos e kërko, mos e lyp pemën, por mbill një pemë e prit se do vijë. Do ta kesh, ndonëse vonë, por do ta kesh me siguri e do të jetë e tëra jotja e do të rrjedhë mjaltë kur ta shtrydhin buzët e tua. Po ta kërkosh nuk është e sigurtë se do ta arrish; shumë herë do të të duhet të presësh më shumë kohë sesa po të kishe mbjellur pemën. Edhe sikur ta arrish, si dhuratë nga të tjerët, qiellza jote do të ndjejë hidhërimin e robërisë dhe të zgjedhës së cilës ia detyron”.

Poshtërsia morale është aq e ndyrë dhe e fëlliqur që asnjë dënim nuk mund t’i mjaftojë për turpësinë e saj; e më e madhja nga të gjitha poshtëristë është ajo me heshtë e mos me e thanë të vërtetën për të arritur shpërblimet që dhuron bashkfajësia me gënjeshtrën. Të vërtetat mund të jenë të rrezikshme për atë që i predikon.

Një vend të veçantë Luzaj i kushton meritës.

Sipas tij merita fitohet dhe ajo është një sintezë virtytesh individuale. Ata të rinj që e harrojnë këtë jetojnë të gjunjëzuar dhe e kanë mendjen vetëm për të përmirësuar ekonomikisht veten e tyre dhe luftojnë për tituj boshë e apparentë dhe kështu vdesin moralisht dhe fizikisht. “Merita, shkruan ai, qëndron në të qenit e jo në të dukurit, në ekzistencën dhe jo në aparencën, në gjënë dhe jo në hijen”. Ai e paralajmëron të riun shqiptar nga robëria morale, pasi prej këtej buron urrejtja ndaj meritës. “Në gjeneratat pa ideale vërehet gjithmonë një komplotim i fshehtë i ndyrësirave kundër meritës. Të gjithë të paaftit, për të krijuar vetë fatin e tyre, bashkojnë pafuqitë e tyre dhe i kondensojnë në një moral burokratik, që infekton tërë shoqërinë. Njerëzit aspirojnë të maten e të jenë të matur prej radhës së tyre prej funksionarësh; kulti kuantitativ i aktivitetit i rri përsipër respektit cilësor të AFTËSISË”. Po të ishte gjallë, realiteti i sotëm do ta zhgënjente profesorin e filozofisë Isuf Luzaj. Sot, shumica e të rinjve zvarriten prapa shefave të partive për të siguruar një post funksionari. Përpiqen të bëjnë karrierë duke sakrifikuar personalitetin e tyre. Prandaj ai paralajmëron rininë me ideale dhe të talentuar: “Çdo pohim i personalitetit shkakton një kryengritje të nuliteteve; të rinjtë që ushqejnë ideale duhet t’i njohin këto rreziqe dhe të jenë gati që t’i fitojnë. Në fushën e aksionit dhe të artit, të mendimit e të punës MERITA jeton e rrethuar nga armiqtë; mungesa e këtyre është dëshmitare e pakundërshtueshme e vlerësimit. Rebelizmi i karaktereve të fortë poshtëron e përul tmerrësisht ata që përshtaten me përunjësi si shushunja”. E keqja më e madhe për rininë është përtacia, sidomos përtacia mendore, madje për të, ndjenja e përtacisë dhe zakoni i dembelisë janë mungesa jetike të afërta me sëmundjen. Shkur, pasiviteti te të rinjtë është shenjë pleqërimi. Këtë dhe shumë vese të tjera duhet t’i njohim dhe t’i luftojmë. Madje ai na thotë se edhe shumë sëmundje nervore vijnë si pasojë e veseve. Dhe thirrja e rinj mbetet edhe sot më aktuale se kurrë: “Inteligjenca qëndron në njohjen e vesit e vullneti qëndron në të zhdukurit e vesit. I tërë sekreti i përmirësimit të fuqive shpirtërore qëndron në vullnetin që ta marrë njeriu në gjyq ndërgjegjen e tij pak minuta përpara se t’i dorëzohet gjumit:

Ç’bëra unë sot?

A krijova dot një mendim të ri, një hap përpara n’udhëtim, një akt të lavdërueshëm? Nëse gaboj, të pyes ndërgjegjjen: A mund të korigjohem? Si duhet të korigjohem? Kur? Nësa orë, ditë, muaj më duhen që të korigjohem? Nga njeriu kafshë a mund të bëhem njeriu njeri? A duhet t’i krasis ferrat dhe drizat e shpirtit, që të pastrohem nga mizerjet morale? A mund t’i ringjall strukturat e fuqive shpirtërore? Po! Atëherë në veprim që nesër, shpejtë!”. Kjo do thotë edhe që të njohësh vlerën e kohës, pasi koha është jeta dhe duke vlerësuar kohën intensifikohet jeta. Sa më e shfrytëzuar të jetë koha, aq më e gjatë bëhet jeta. Në këtë proçes rindërtimi të fuqive shpirtërore rol kanë edhe besimet fetare, pasi, sipas tij, “Ndjenja fetare, duke u idealizuar, konvertohet në dashuri të thjeshtë, në detyrë, në drejtësi, në bukuri, në vërtetësi”. Edhe në këtë sferë ai mbetet modern. Besimet duhet të largohen nga predikimi i frikës, pasi struktura e fuqive shpirtërore luan një rol kryesor në efikasitetin e reformave dhe në çlirimin e ndërgjegjes së njeriut nga frikërat e misterit. “Moralitetin e frikës (frikë nga xhandari, nga burgu, nga litari apo plumbi, frikë nga Zoti) duhet ta zëvendësojë moraliteti shkencor, që është virtyt. Në qoftë se ti nuk beson në asnjë frikë dhe je i ndershëm, atëherë je virtuoz”.  Mbi të gjitha, ripërtëritja shpirtërore kërkon të duash të vërtetën dhe të kesh guxim ta thuash atë. “DASHURIA PËR TË VËRTETËN është vlera më e lartë e piramidës që quhet FUQI SHPIRTËRORE”, shkruan ai me gërma kapitale. Imoraliteti dhe gënjeshtra janë në aleancë ndërmjet tyre; “Përkundrazi kush nuk ka LEGALITET për të njohur gabimet e tij është aq më shumë i përçmuar sa më e fortë të jetë këmbëngulja e tij e sa më e madhe të jetë e liga që ai shkakton. Ai që gënjen është një njeri fals, i rëndë, i aftë të zhdukë të vërtetën, ta mbulojë, ta korruptojë me qëllim që ta përndjekë. Njerëzit që jetojnë në imoralitet e urrejnë të vërtetën e bien gjithmonë në poshtërsinë e gabimit”. Prandaj, “udhëheqës viganë” janë ata që kërkojnë dhe thonë të vërtetën dhe që nuk tremben dhe as e humbasin gjuhën përpara armiqësive të njerëzve mediokër. Dhe ja thirrja e tij që është sintezë e dijes së tij filozofike dhe përvojës së tij personale tragjike: “Mashtruesi, i poshtri vdes moralisht njëqind herë nëse aq herë të tjera mohon, nga frika; është i lig e i poshtër ai që prostituon besimet e tij në orën e rrezikut duke gënjyer për të fituar faljen e armiqve të tij. Poshtërsia morale është aq e ndyrë dhe e fëlliqur që asnjë dënim nuk mund t’i mjaftojë për turpësinë e saj; e më e madhja nga të gjitha poshtërsitë është ajo me heshtë e mos me e thanë të vërtetën për të arritur shpërblimet që dhuron bashkfajësia me gënjështrën. Të vërtetat mund të jenë të rrezikshme për atë që i predikon. Por ai që i dashuron jo vetëm si trembet syri nga rreziku, por e provokon përpjekjen kështu që ka mundësinë t’jua mësojë atyre që mund të mësohen e që duan të mësojnë. Në zemrën e të rinjve e vërteta është gjeneratore, si nxehtësia e diellit që në kopshtet konvertohet në lule”.

Mund ta kisha ndërtuar këtë kumtesë duke ju referuar korifejve të mendimit filozofik duke filluar që nga lashtësia, por mendova t’i drejtohem një tonit, që me dijen filozofike, me stilin e tij letrar, të pasuruar me eksperiencën tragjike të jetës së tij, e ve gishtin te problemet tona reale. Televizionet, mediat, mbushen me opinione të të huajve, madje edhe të ndonjë studenti të nivelit master, pasi nuk na pëlqen të dëgjojmë një tonin. Ne tonin nuk e duam dhe preferojmë të huajin, sepse kështu drejtuesit tanë heqin dorë nga përgjegjësia e qeverisjes dhe justifikojnë apatinë mendore. Këtë prirje Mit’hat Frashëri e kritikoi ashpër dhe e konsideron një nga plagët apo veset tona, ne tonin më të ditur e çuam te muri i pushkatimit nën britmat gazmore të turmës, ne tonin më të aftë e denoncuam te policia sekrete, ne tonin më të aftë se veten e përgojojmë tek i huaji. Duhet të heqim dorë nga shpërfillja e mendimit shqiptar. Nuk mund ta kuptojmë veten tonë, pa njohur më parë përvojat e mendimit shqiptar dhe pa reflektuar për të kaluarën tonë.

Ai e di se kjo përpjekje shpirtërore është e mundimshme dhe kërkon shumë punë.

Në qoftë se ne nuk e filluam këtë punë të nesërmen e rënies së regjimit totalitar komunist, jemi ende në kohë ta mendojmë dhe realizojmë tani dhe sa më shpejt. Koha nuk pret. Edhe ai e di se kjo është një punë e mundimshme, por që duhet bërë për ta futur Shqipërinë në rrugën e qytetërimit perëndimor. Që në parathënien e këtyre refleksioneve filozofike ai na paralajmëron: “Rindërtimi i strukturave të fuqive shpirtërore për të krijuar moralin e ri shkencor, do të kërkojë më shumë punë, art dhe durim sesa rindërtimi ekonomik, i cili mund të kryhet në pak vitë punimi të shëndoshë dhe gjenial të një shteti demokratik. Duke shpresuar që rinia e shekullit të ardhshëm do të dëshirojë të njohë gabimet e prindërve të saj, duke marrë në gjyq historinë, duke shpresuar që rinia do të dijë të peshohet nga ferrat dhe drizat e shpirtit që kultivoi utopia, padituria dhe vesi dhe do të dojë të rrijë në udhën e qytetërimit perëndimor, duke shpresuar që ajo rini e fortë, e mësuar, e pastër, e vendosur do të jetë aq trime sa ta presë me thikë pjesën kanceroze të shpirtit për të shpëtuar tërësinë e tij, e shkruajta këtë mesazh me besim në vlerat tona raciale dhe në Zot”. Kur kultura që mbretëron sot në vendin tonë është beninje, të qenit konformist funksionon. Duhet të dalim, sa nuk është vonë, nga dehumanizmi tribal. Por, në një kulturë malinje, ku djalli endet lirisht në nivelet më të larta, kini kujdes nga konformizmi; ai mund të vrasë trupin dhe shpirtin. Nuk ecet përpara me ndërgjegje prej skllavi, ose siç shprehej Prof. Luzaj, “me temperamente prej bualli”, nuk ndërtohen shoqëri të lira dhe demokratike. Hegeli, nga fundi i jetës, na paralajmëroi: “Skllavi nuk e njeh thelbin e vet, pafundësinë e tij, lirinë, ai nuk e njeh veten si thelb dhe kështu ai nuk e njeh vetveten, nuk mendon. Kjo ndërgjegje për veten, që kapet si thelb edhe përmes mendimit dhe kështu ndahet nga rastësorja dhe e gabuara, përbën parimin e të drejtës, të moralitetit subjektiv dhe objektiv. Ata që, duke folur filozofikisht për të drejtën, për moralitetin subjektiv dhe objektiv, duan të eliminojnë nga ky domen mendimin dhe na shpien te ndjenja, te zemra, te hovi dhe entusiazmi, tregojnë kështu se në çfarë përbuzje të thellë kanë rënë mendimi dhe shkenca, pasi vetë shkenca bie në dëshpërim dhe në lodhje dhe merr për parim barbarinë dhe mungesën e mendimit; në masën që do të mundej, ajo do t’i shkulte njeriut tërë të vërtetën, tërë vlerën, tërë dinjitetin”. Jo rastësisht ka një aleancë rufjanësh dhe sharlatanësh, edhe në radhët e drejtësisë, që nuk duan që njerëzit të mendojnë, por t’i mbajnë njërëzit në nivelin e manipulimit të ndjenjave.