Në takimet e G20-s, në Buenos Aires

911
Sigal

Nga Klara MATJA

Viti 2018 shpalosi agjendën e takimeve të G20- në Buenos Aires, Argjentinë, ku në program të saj ishin përfshirë Samiti i Gruas, Rinisë, OJQ dhe Medias, të cilat më pas nxorën konkluzionet për platformën presidenciale të G20-s. Në samitin e G20-s marrin pjesë krerët e 20-të vendeve më të zhvilluara; në politikë, industri, infrastrukturë, ekonomi dhe anën sociale të popullsisë. Diskutimet nga delegatet në samit u përqendruan tek zhvillimet ekonomike të vendeve me kapacitete të ulëta ekonomike, roli i gruas ne politikë e vendimmarrje, të drejtat e saj, mbështetja për gruan në zonat rurale, lufta kundër trafikimit njerëzor, edukimi dhe shkollimi i brezit të ri, ngrohja globale, ruajtja e dialogut për “grindjet tregtare”, etj. Në një nga samitet (W20) ku e ftuar ishte edhe Organizata e Gruas “Shpresë & Paqe” në SHBA, delegatet në fjalën e tyre, i dhanë tonin e duhur paqes e demokracisë në botë, evoluimit të shoqërisë nëpërmjet gruas, nënave dhe vajzave nën moton se çdo femër në botë ka të njëjtin oportunitet, duke ju referuar edhe shprehjes së presidentit francez Francois Mitterrand se shekulli XXI, do të jetë shekulli i femrës. Takimet e G20-s u përshëndetën nga Prof. Yoriko Meguro, Ph.D, Japoni, Mbretëresha Maxima e Holandës, Presidenti i Argjentinës Mauricio Macri, etj. Korresp/ H&P.