Prof.Dr.Tritan Shehu: Rama në ikje veçse spekullon e teatron komedi në Athinë!

504
Sigal

Rama ne ikje vecse spekullon e teatron komedi ne Athine!
Prishesi i qellimshem i maredhenive me Greqine vetem dje e paska kuptuar qe maredheniet njerezore midis grekeve e shqiptareve jane te mira!
Ne fakt kjo me kujtoi ate librin e dikurshem e te vonuar te atij tjetrit, “Dy popuj miq”!
Po keshtu si shume vone e kuptoi ate cfare deklaroi aty se “integrimi europian eshte e vetmja alternative per ne”- mbasi qe prej 2014 vecse e ka penguar kete proces duke tentuar te na degdise diku ne Lindje!
Dje Rama foli dhe per nevojen e mareveshjes me Greqine per kufirin detar e mundesine e kalimit te saj ne Gjykaten Nderkombetare!
E cuditeshme te degjosh te tilla fjale nga shkaterruesi i asaj te vitit 2009, kur ajo ishte krejt racionale.
Vecanerisht e cuditeshme te degjosh nga ai qe nuk pranoi as idene e konsoliduar te asaj periudhe te Gjykates Nderkombetare, te cilen tashti e “shpalos” ne Athine, sic duket duhet te jete ne hall te madh, qe e detyron te kaloje nga “i forti te kapitullanti”.
Ne fakt spekullim ishte gjithecka, se nje qeveri tashme ne ikje si e tij, mbasi per tete vite vetem deshtoi e demtoi maredheniet rajonale, me fqinjet, procesin tone te integrimit etj, edhe mareveshjet e rendesishme sic eshte dhe ajo e kufijeve detare, ne muajt e fundit nuk mund te bej asgje te dobishme, vecse propagande, duke i bere te buzeqeshin interlokutoret.
Por dhe dicka ne fund qe Rama tashti duhet ta kuptoje:
–Askush nuk i beson me atij, edhe kur me pompozitet tenton te marre mbi vete rolet e “mediatorit e garantit te madh” ne zgjidhjen e konflikteve te gjera e te rrezikeshme, “rol” qe edhe Trump, Merkel a Macron do tja kishin zili neqoftese do ta mernin seriozisht.
Ne rastin me te mire keto deklarata konsiderohen ne ate salle vetem si shakara, me te cilat veshtire se dhe mund te qeshe kush!