Politika penale e zbatuar me rreptësi evidenton edhe nxitime me pasoja për drejtësinë, politikën dhe opinionin publik. Shkeljet ligjore ndikojnë në dyshimet për politizimin e drejtësisë. Nuk duhej të ndodhte masa e arrestimit në shtëpi të Sali Berishës dhe pas afro një viti e heqies së kësaj mase pa u sqaruar kundërshtimet e kërkesat për të respektuar kriterin kushtetues të marrjes së miratimit nga Kuvendi. Arrestimi me dhunë i Ilir Metës nuk kishte arsye të zbatohej në mënyrë demonstrative nga policia e drejtuar nga Ministria e Punëve të Brendshme
Presidenti i 47 i zgjedhur Donald Trump do të inagurohet më 20 janar 2025. Me masat e marra, ai po i jep formë kabinetit dhe ka grumbulluar rreth vetes një ekip të besuar e të gatshëm. Me premtimin “Amerika e para”, Trump ka deklaruar se do të zbatojë dy prioritetet e tij kryesore: të hakmerret ndaj armiqëve të tij politikë dhe të bëjë një transformim të plotë të qeverisë amerikane. Për arritjen e këtyre zotimeve elektorale, ai synon të reformojë edhe drejtësinë duke bërë ndryshime në sistemin gjyqësor, të prokurorisë, hetimit dhe zbulimit. Tërheqin vëmëndjen e politikës e të opinonit publik dorëheqiet e njëapasnjëshme.
Drejtori i FBI-së dorëhiqet dhe mënjanon shkarkimin
Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Chris Ëray do të largohet nga detyra tre vjet përpara mbarimit të mandatit dhe do të dali në pension në janar 2025, njoftoi më 11.12.2024, FBI-ja. Mandati i zotit Ëray skadonte në vitin 2027. Ai ka vendosur të lirojë sa më shpejt pozicionin e tij si drejtues i FBI-së përpara përfundimit të mandatit të Joe Biden në detyrë. Në fund të fundit, ai dëshiron të shmangë shkarkimin e bujshëm, pasi ai e njeh mjaft mirë Donald Trumpin.
“Pas shqyrtimit të kujdesshëm javët e fundit, kam arritur në përfundimin se vendimi i duhur për Byronë është që unë të shërbej deri në fund të mandatit të kësaj administrate në janar dhe pastaj të largohem”, u tha Ëray punonjësve të agjencisë së sigurisë kombëtare në Uashington, J. Edgar, Ndërtesa Hoover.
Ëray tha se gjatë mandatit të tij ka vepruar në bazë të ligjit dhe se është përpjekur që të kryejë detyrën si drejtues i FBI-së në mënyrë të paanshme. Gjatë një seance dëgjimore para një paneli të Dhomës së Përfaqësuesve ai hodhi poshtë idenë se po ndiqte një agjendë partiake demokrate, duke thënë se tërë jetën e tij kishte qenë republikan.
“Ideja se unë po tregoj njëanshmëri kundër konservatorëve më duket një çmenduri, duke patur parasysh të kaluarën time”, deklaroi zoti Ëray.
Në fjalimin e tij para punonjësve të byrosë, zoti Ëray i nxiti ata të vazhdojnë të përqëndrohen në misionin për t’i mbajtur amerikanët të sigurtë.
“Qëllimi im është ta mbajmë fokusin tek misioni ynë – në punën e palodhshme që ju e bëni për amerikanët çdo ditë”, deklaroi zoti Ëray.
“Sipas këndvështrimit tim, kjo është mënyra më e mirë për parandaluar problemet për byronë, ndërkohë që përforcojmë vlerat dhe parimet që janë aq të rëndësishme në punën që ne bëjmë”.
Deklarime për ndryshime radikale për hetimin dhe zbulimin
Në një deklaratë për agjencinë Reuters, i emëruari i zotit Trump, Kash Patel tha se “Do të jem gati për t’i shërbyer popullit amerikan që nga dita e parë”. Ai mirëpret një “tranzicion të rregullt”.
Zoti Patel, i cili duhet të konfirmohet nga Senati amerikan, kurrë nuk ka punuar në FBI dhe ka vetëm tre vite përvojë në Departamentin e Drejtësisë në fillim të karrierës së tij në sektorin e kundër-terrorizmit në kuadër të divizionit për sigurinë kombëtare. Nëse emërimi i tij konfirmohet nga Senati, ai është zotuar se do ta mbyllë selinë e FBI-së në Uashington dhe do ta ndryshojë në mënyrë drastike rolin e byrosë në mbledhjen e informacioneve të zbulimit.
Zemërimi i Trump
Zoti Trump vet e kishte emëruar drejtorin Ëray nga radhët e republikanëve, për të shërbyer me një mandat 10 vjeçar, pasi shkarkoi paraardhësin e tij, James Comey, me të cilin si president i atëhershëm kishte marrëdhënie jo të mira për shkak të hetimeve që FBI-ja kishte bërë mbi kontaktet e dyshuara ndërmjet ekipit të fushatës së tij në vitin 2016 dhe Rusisë.
Gjatë mandatit të parë, zoti Trump vazhdimisht ka folur për idenë për ta zëvendësuar zotin Ëray me arsyetimin se ai nuk ishte i përkushtuar sa ç’duhet për ta mbrojtur atë nga hetimet e vitit 2016, por ish Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr u rezistoi përpjekjeve të tilla, siç shkruan ai në librin e tij.
Zoti Trump dhe aleatët e tij të vijës së ashpër u kthyen kundër zotit Ëray dhe FBI-së në përgjithësi, pasi agjentët e saj ndërmorën një bastisje të miratuar nga gjykata ndaj residencës së zotit Trump në Florida në vitin 2022, për të marrë dokumentet e klasifikuara që ai i mori me vete pasi e kishte përfunduar detyrën.
Ky veprim nxiti njërën nga dy raste nga prokuroria federale me të cilat u përball zoti Trump pas përfundimit të mandatit, por për asnjërën nga to nuk filluan procedura gjyqësore. Zoti Trump mohoi të ketë bërë ndonjë shkelje dhe i cilësoi rastet kundër tij si të motivuara politikisht. Prokurorët federalë i përmbyllën hetimet pas zgjedhjes së tij president, duke iu referuar një politike të Departamentit të Drejtësisë për të mos e ndjekur penalisht një president në detyrë.
Aleatët republikanë të zotit Trump iu bashkuan atij duke akuzuar FBI-në se ishte politizuar, ndonëse nuk ka dëshmi se Presidenti demokrat Joe Biden bëri ndërhyrje në proceset hetimore.
“Ka probleme serioze në FBI. Publiku amerikan e di. Ata presin të shohin ndryshime rrënjësore”, deklaroi në fillim të dhjetorit Senatori republikan Bill Hagerty, pasi zoti Trump emëroi zotin Patel.
Trump u akuzua për 49 vepra penale. Ai ju nënshtrua hetimeve e gjykimeve për afro katër vjet. Është vepruar me pasion për të grumbulluar çdo dyshim dhe gjetur precedente ligjore për ta gjykuar me çdo mjet. Akuzat u përdorën gjerësisht e masivisht nga politika e media edhe për ta mënjanuar nga gara elektorale. Ky është rasti i vetëm në historinë e shtetit e të drejtës amerikane. Këto tregojnë se drejtësia funksionon ndaj cilitdo. Politika shfrytëzon çdo mundësi që i krijohet për të goditur kundërshtarët politikë.
Reagimi i menjëhershëm i Trump
Trump e ka mirëpritur dhe uruar menjëherë largimin e tij në postimin e bërë në rrjetin e tij Truth Social. Dorëheqja ishte “një ditë e madhe për Amerikën”, shkroi ai. Nën udhëheqjen e tij, FBI “punoi me zell për të më paditur në mënyrë të paligjshme” dhe gjithashtu “bëri gjithçka që mundi për të dëmtuar suksesin dhe të ardhmen e Amerikës”.
Fuqitë e mëdha u përdorën “për të kërcënuar dhe shkatërruar shumë amerikanë të pafajshëm, disa prej të cilëve nuk do të shërohen kurrë nga ajo që iu bë atyre.Kjo i jep fund abuzimit të asaj që ai e quan “Departamenti i Padrejtësisë së SHBA”. Trump nënkupton Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së, përveç FBI-së, natyrisht që të dyja institucionet ligjore punojnë së bashku. Ai ka emëruar edhe udhëheqjen e re për këtë Departamenti të Drejtësisë, Pam Bondi, një tjetër i besuar, do të bëhet Prokuror i Përgjithshëm dhe për rrjedhojë Ministër i Drejtësisë.
” Kash Patel “do të punojë për të siguruar që ligji, rendi dhe drejtësia të rikthehen në vendin tonë dhe së shpejti”.
Ai së pari duhet të konfirmohet nga Senati, por shumë këshillojnë kundër këtij vendimi. Ish-këshilltari i Trumpit për sigurinë, John Bolton, shkruan në Ëall Street Journal se Patel “e vendos bindjen ndaj zotit Trump mbi një moral me vlerësime të tjera, më të larta”, duke përfshirë Kushtetutën e SHBA. Trump, tha deputeti demokrat Seth Moulton në CNN, “dëshiron të politizojë FBI-në, ta kthejë atë në kohën e J. Edgar Hoover, kur FBI kishte axhendën e saj, vërtet të paligjshme, në çdo rast që hetohej nga interesa të njëanëshme politike.
Trump e quajti emërimin e Wray një nga vendimet e tij më të këqija
Të dy supozohet se do të vënë në praktikë kuptimin idiosinkratik të drejtësisë së Trump-it. Prandaj, Biden me sa duket ju parapriu masave të mundshme nga Trump dhe vendosi faljen e ish-komisionerit të Corona-s, Anthony Fauci, shefit të Shtabit të Ushtrisë në pension, Mark Milley, demokratit Adam Schiff dhe republikanes Liz Cheney pas djalit të tij Hunter dhe të 1500 të dënuarve të tjerë.
Christopher Ëray, pothuajse 58 vjeç, ishte dikur një nga të zgjedhurit e Trump. Presidenti i atëhershëm i SHBA-së e emëroi atë në krye të FBI-së në mandatin e tij të parë në maj 2017. Njeri i plotfuqishëm në Shtëpinë e Bardhë pati një grindje me paraardhësin e tij James Comey pasi FBI hetoi aferën me email të rivales së tij Hillary Clinton në atë kohë për fitoren e zgjedhjeve të Trump në 2016, por më pas hetoi edhe ndërhyrjen ruse në këto zgjedhje presidenciale.
Trump e quajti Comey një shoëboat, një pozer. Ëray i rezervuar është një republikan, ndërsa Trumpi jo shumë i rezervuar. Trump nuk i pëlqente fakti që Ëray po merrte përsipër hetimet për Rusinë.
Agjentët e FBI-së gjetën letra sekrete në banjën e Trump në 2022
Trump u zemërua edhe më shumë kur Ëray nuk ndoqi dëshirat e tij gjatë protestave pas vdekjes së dhunshme të George Floyd nga duart e një oficeri policie. Trump, ndryshe nga Ëray, donte që demonstruesit të tërhiqeshin zvarrë në gjykatë. Ai fajësoi Antifën. “Ligji dhe Rendi!” u ankua në Platformën e tij online, por zemërimi i tij u rrit vazhdimisht më pas.
Kontrolli i rezidencës së tij në Mar-a-Lago në Florida në 2022 e bëri atë veçanërisht të zemëruar. Bastisja u miratua nga Prokurori i Përgjithshëm i Biden dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland. Zyrtarët e FBI-së gjetën dokumente sekrete zyrtare në banjën e Trump, ndër të tjera. “Nuk mund të them se jam i emocionuar me të. Ai hyri në shtëpinë time”,- tha Trump në NBC të dielën, më 8.12.2024. “Ai pushtoi Mar-a-Lago. Jam shumë i pakënaqur për gjërat që ai bëri.”
Ai ishte gjithashtu i pakënaqur që pas atentatit të mbijetuar me vështirësi të Trumpit në Pensilvani në verë, Ëray fillimisht shprehu dyshime nëse një plumb i kishte kaluar e goditur vërtet veshin e tij të djathtë. Është e diskutueshme nëse ka qenë plumb apo copëza, -tha shefi i FBI-së.
Rekord akuzash penale
Trump u akuzua për 49 vepra penale. Ai ju nënshtrua hetimeve e gjykimeve për afro katër vjet. Është vepruar me pasion për të grumbulluar çdo dyshim dhe gjetur precedente ligjore për ta gjykuar me çdo mjet. Akuzat u përdorën gjerësisht e masivisht nga politika e media edhe për ta mënjanuar nga gara elektorale. Ky është rasti i vetëm në historinë e shtetit e të drejtës amerikane. Këto tregojnë se drejtësia funksionon ndaj cilitdo. Politika shfrytëzon çdo mundësi që i krijohet për të goditur kundërshtarët politikë. Njëkohësisht kuptohet edhe e drejta e tij e mbrojtjes për shkak të imunitetit dhe e interpretimeve që vazhdojnë të bëhen për mundësinë e vazhdimit të ndjekjeve ligjore pas mbarimit të mandatit në vitin 2030.
Koha do të tregojë përkushtimin në ligj apo devijimet e qëllimshme të gjyqtarëve, prokurorëve, hetuesave, punonjësve të zbulimit nga presionet ose interesat e luftës politike për pushtet të presidentëve amerikanë. Politika dhe drejtësia janë të pavarura, por njëkohësisht edhe të detyruara për shkak të kritereve kushtetuese që të zbatojnë funksionet me përgjegjësi, pa presione të hapta ose të maskuara që dëmtojnë veprimtarinë normale të shtetit dhe besimin e popullit. Ndryshimet rrënjësore të premtuara nuk do të mund të bëhen aq lehtë. Shteti dhe drejtësia amerikane janë të fuqishme e me përvojë të gjatë të suksesshme. Kongresi mbron interesat kombëtare dhe ka forcën për të mënjanuar përjekiet për ndryshime që iniziohen nga interesa të njëanëshme politike.
Reflektime për drejtësinë shqiptare
Edhe politikanët, gjyqtarët, prokurorët, hetuesit e institucionet e rendit e të inteligjencës shqiptare, mendoj se është e nevojshme të analizojnë këto probleme dhe të reflektojnë në të metat që kritikohen dhe në uljen e tensioneve politike që janë shtuar kohët e fundit për shkak të hetimeve e gjykimeve të personaliteteve të larta. Prokuroria dhe Gjykata, sidomos SPAK e GJKKO kanë forcuar goditjen ndaj korrupsionit dhe janë vlerësuar edhe ndërkombëtarisht nga SHBA që e radhiti Altin Dumanin ndër 10 kampionët e luftës kundër korrupsionit. Është zbatuar barazia para ligjit dhe janë vënë para përgjegjësisë penale ministra e deri dy ish kryeministra e presidentë. Politika penale e zbatuar me rreptësi evidenton edhe nxitime me pasoja për drejtësinë, politikën dhe opinionin publik. Shkeljet ligjore ndikojnë në dyshimet për politizimin e drejtësisë. Nuk duhej të ndodhte masa e arrestimit në shtëpi të Sali Berishës dhe pas afro një viti e heqies së kësaj mase pa u sqaruar kundërshtimet e kërkesat për të respektuar kriterin kushtetues të marrjes së miratimit nga Kuvendi. Arrestimi me dhunë i Ilir Metës nuk kishte arsye të zbatohej në mënyrë demonstrative nga policia e drejtuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ishte më e arësyeshme që të realizohej një operacion normal dhe të mos reagohej si në rastet tipike të kriminalitetit të organizuar. Kontrolli në zyrën e bisnesit të gruas së Erion Veliaj, kryebashkiakut të Tiranës, si dhe të avokates së saj, është bërë në kundërshtim me kriteret proceduriale, pasi nuk ka qenë i miratuar më parë nga prokurori. Nuk kanë qenë as kushtet e një vepre penale të kryer në flagrancë, që mundëson kontrollin e menjëhershëm dhe pa procedurën e miratimt nga prokurori.
Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, dy institucionet më të rëndësishme të sistemit gjyqësor në vend, kanë patur mundësi të interpretojnë me përgjegjësi kriteret kushtetuese dhe të mënjanonin mosmarrëveshjet e përplasjet për fillimin dhe mbarimin e mandatit të gjyqtares Holta Zaçaj, njëkohësisht dhe kryetare e Kushtetueses. Zonja Zaçaj ju drejtua Komisionit të Venecias për interpretim, ndërsa Gjykata e Lartë vendosi procedura për zëvendësimin e saj. Këtë vendim, zonja Zaçaj, e konsideroi në shkelje të Kushtetutës, pasi deklaron se mbarimi i mandatit të gjyqtarit deklarohet me vendim të Gjykatës Kushtetuese. Përmes një shkrese drejtuar trupës së anëtarëve të Gjykatës, zonja Zaçaj, pasi shpjegon të gjithë situatën e krijuar dhe qëndrimin e saj ndaj çështjes “në cilësinë time si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese, në interes publik, për të shmangur një mosmarrëveshje kushtetuese, në përputhje me kompetencat e mia, por edhe në ushtrim të përgjegjësive të mia si anëtare e kësaj Gjykate, ju drejtohem formalisht me kërkesë për deklarimin e mbarimit të mandatit tim si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese”.
Shteti, drejtësia dhe interesat kombëtare kërkohet të mbrohen me respektimin dhe zbatim me përpikmëri e rreptësi të Kushtetutës nga personalitetet e larta shtetërore dhe nga vetë populli që me votën e tij në zgjedhjet e lira i krijon dhe ju jep legjitimitet.