-Reagoni me neveri kundër akaparimit të votës nga kaqolat e korrupsionit të partisë
– Realisht, zgjedhjet e lira, me gjasmë lejohen dhe ekzistojnë vetëm në propagandë dhe në letra.
– Deri në vitin 1992, që të gjithë përfaqësuesit dhe nivelet e administrimit, i ka caktuar partia moniste, e ku për popullin mbetej vetëm nënshtrimi total ndaj injorancës.
-Në krahinën e Mbidrinit, të gjithë mjekët, laborantët, mësuesit, policët, deputetët, e deri edhe agronomët dhe brigadierët na i sillnin nga jashtë komunitetit
– Vota e këtyre zgjedhjeve është më jetike se kurrë për rotacionin e pushtetit dhe opozitën, sepse është vota që mund të na nxjerrë në dritën e zhvillimit
– Mendoj që në parlamentin dhe në shtetin tonë, duhet të shkojnë edhe të persekutuarit nga komunizmi.
– Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për votën e ndryshimit, e jo për votën e vazhdimësisë së korrupsionit, ligësisë administrative dhe shpopullimit.

Zgjedhjet e 11 majit po afrojnë! Partitë politike kanë ndezuar motorrat e fushatës me lloj lloj programesh sa butaforike po aq besoj dhe jo korrekte. Partitë politike në Shqipëri janë kokë e këmbë në fushatë, për zgjedhjet e 11 majit. Në këto zgjedhje, Partia Socialiste në pushtet, e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, kërkon mandatin e katërt. Rama tashmë ka inkorporuar në fushatën e tij animacione kurse takimet me qytetarët janë me shumë batuta për kundërshtarët politik. Për zgjedhjet e 11 majit janë regjistruar 51 subjekte politike dhe disa koalicione. Koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” udhëhiqet nga Partia Demokratike e Sali Berishës dhe ka në përbërjen e saj “Partinë e Lirisë” së Ilir Metës dhe 24 aleatë të tjerë. Koalicioni “Djathtas për Zhvillim”, ku bëjnë pjesë dy parti të drejtuara nga ish-përfaqësues të Partisë Demokratike. Koalicioni tjetër është “Nisma Shqipëria Bëhet”, që ka në përbërje parti të reja që vijnë nga shoqëria civile. Demokratët kërkojnë ndryshim politik dhe rikthimin në pushtet pas 12 vjetësh në opozitë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë njoftoi se 230.000 votues jashtë vendit janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Shqipëri. Kjo është hera e parë që diaspora shqiptare mund të votojë në zgjedhje parlamentare në Shqipëri. Unë kam punuar edhe në administratën e para vitit 1990, e ku gjithmonë kam qenë i vetëdijshëm për pamundësinë, që kishim, e që akoma kemi për të ndihmuar sa duhet në zhvillimin dhe përparimin e shtetit, politikës dhe ekonomisë së vëndit tonë. Sepse, sikurse dihet, deri në vitin 1992, që të gjithë përfaqësuesit dhe nivelet e administrimit, i ka caktuar partia moniste, e ku për popullin mbetej vetëm nënshtrimi total ndaj injorancës dhe egoizmit të kaqolave të partisë. Mendoj se akoma edhe më e rëndë ka qenë situata në krahinat, qytetet dhe fshatrat e krahinave të Mbidrinit, ku që të gjithë mjekët, laborantët, mësuesit, policët, deputetët, e deri edhe agronomët dhe brigadierët e misrit dhe perimeve, na i sillnin nga jashtë komunitetit, e që partia i gradonte në pozita sunduese e sfiduese. Edhe pse këta kaqola dhe ushtarë të partisë moniste, nuk ishin as sa gjysma e fuqisë dhe kapaciteteve intelektuale të rinisë dhe banorëve të vëndit.
Në këtë mënyrë është krijuar dhe ruajtur ai monopoli komunistë dhe neokomunistë mbi shtetin, shoqërinë dhe institucionet, ku padyshim rolin themelorë e ka luajtur dhuna dhe frika e gjatë dhe e thellë komuniste, që sikurse më parë edhe në këto 35 vite, nuk lejoi kurrë zgjedhjen e lirë, as votën e lirë, as meritokracinë dhe talentin e lirë, e as gjithpërfshirjen në administrimin real të shtetit dhe shoqërisë.

Zgjedhjet e lira
Realisht, zgjedhjet e lira, me gjasmë lejohen dhe ekzistojnë vetëm në propagandë dhe në letra!
Në realitet, populli ynë nuk ka mundur kurrë që të votojë i lirë e as për veten dhe njerëzit e vet.
Gjithmonë është sajuar dhe krijuar një situatë e tillë, ku populli duhet me shkue në votime i varfëruar, i frikësuar, i varur nga një nyje e administratës moniste, e kudo nën komandën e partisë shtet. Sikurse ka ndodhur dhe po ndodhë akoma, ku popullit i duhet me votue me komandë, e kështu edhe me korrë dhe me shijue vetëm ato fitoret e hidhura të varfërisë, shpopullimit, konfliktualitetit dhe përçarjes kombëtare.
Tani, pas më shumë se 79 vitesh, mbase po vjen edhe ajo dita që shtresat e ndryshme të popullsisë, komunitetet etnike dhe fetare, si dhe elitat autoktone dhe europiane, të mund të përfaqësohen më lehtë dhe më mirë në parlament dhe kudo në qeverisje.
Sepse vetëm kështu besoj që shteti, qeverisja dhe shoqëria jonë, do të mund të bëhen shumë më të mira nga sa kanë qenë dhe janë. Nuk besoj që ka ndonjë mundësi zhvillimi dhe prosperiteti pa patur zgjedhje të lira, nga ku mund të dalë një administratë e përgjegjëshme, me gjithpërfshirje dhe përfaqësim real, e jo klanore e korruptive sikurse e kemi patur dhe e kemi tash e 12 vite me radhë.

Dyshimi për 11 Majin
Sikurse unë përseri po dyshoj, që edhe këtë herë, pra edhe në këto zgjedhjet e datës 11 Maj 2025, do të vërshojnë përsëri ato efektet goditëse, deformuese dhe helmuese të korrupsionit me investimet, me vëndet e punës në administratë, me legalizimet, me subvencionet, me financimet e projekteve, me shpërblimet, me asfaltin elektoral, etj.
Sikurse do të ndikojnë për keq edhe ajo propaganda me paketat e maleve dhe fushave, që sikurse në përralla shteti nuk i përmëndi e as nuk i financojë për 12 vite me radhë, e kështu priti fillimin e zgjedhjeve, qëllimi dihet. Kjo lloj sjellje apo qasje, mendoj se po shkakton një dëm shumë të madh për shtetin dhe shoqërinë, që sikurse duket po sëmuret dhe përkeqësohet çdo ditë.
Aq shumë është rritur korrupsioni, dhuna administrative dhe nepotizmi, si dhe përfshirja totale e shtetit në zgjedhje për ta mbytur opozitën, rrotacionin politikë dhe alternativën e zhvillimit të qëndrueshëm, saqë po bëhet edhe më virale ajo shprehja nën zë, sipas të cilës thuhet se “zgjedhjeve të datës 11 maj, klanet nepotike, kriminale dhe korruptive, ua kanë pirë kafen”.
Sipas meje, matrapazët dhe dhunuesit e zgjedhjeve janë pengesa, janë amoralët dhe armiqtë më të zi të shtetit dhe kombit shqiptar. Sepse produkti i dalë nga zgjedhjet e dhunuara e të manipuluara, në asnjë rast nuk mund të rezultojë që të jetë e as të bëhet zgjidhja e duhur. Zgjedhjet e manipuluara prodhojnë vetëm pushtet për partinë dhe për klikën sunduese.
Si banorë i Tiranës dhe Nikaj-Mërturit, gjithmonë e gjithkund jam në interes të vëndit dhe të shtetit shqiptarë, i prirur që kudo të votoj ata që reagojnë dhe përfaqësojnë sa më shumë krahinat dhe interesat e larta të Shqipërisë.
Rotacioni dhe koha
Në këtë këndvështrim, në zgjedhjet datës 11 Maj 2025, jam i përcaktuar për të votuar në shërbim të rotacionit paqësorë, dhe ikjes me votë të qeverisjes së korruptuar 12- vjeçare, duke mbështetur koalicionin e PD, dhe kandidaturën e doktor Mhill Gecit, i lindur e rritur sikurse edhe unë në Nikaj-Mërturë. Mhilli është lindur e rritur në një familje qëndrestare e të përsekutuar nga rregjimi komunistë, nga ku si njeri e as si familje nuk ka punuar kurrë kundra interesave të shqiptarëve dhe as kundër interesave të Shqipërisë.
Mhill Geci dhe familja e tij nacionaliste dhe antikomuniste, sikurse pjesa më e madhe e shqiptarëve, nuk mban mbi fytyrë e as mbi kokë turpe, as spihunime, e as poshtërsi të tjera kundër shtetit dhe popullit të vet.
Kjo kandidaturë ja vlen që të mbështetet, në mënyrë që në parlamentin e ri shqiptarë, të mund të dëgjohet edhe zëri i arsyes dhe nevojës së Nikaj-Mërturit të harruar, e për mbi 80 vite i harruar e mbetur pa investime dhe pa vëmëndjen qeveritare.
Mendoj që në parlamentin dhe në shtetin tonë, duhet të shkojnë edhe të persekutuarit nga komunizmi. Mendoj se duhet të shkojnë edhe nipat e ish kulakëve, si shtresa më dinjitoze e më e nderuar e shoqërisë, e cila nuk bashkëpunoi kurrë në dëm të Shqipërisë.
Në këtë mbështetje dhe reagim personal e të sinqertë, njëkohësisht e në mënyrë specifike shpreh rrespektin dhe mirënjohjen time edhe për të gjithë kandidatët e forcave të tjera politike.
Që sipas meje, sot më shumë se kurrë, edhe ata duhet me pas dijen, shpirtin, mirësinë dhe dinjitetin për të kuptuar faktin që fryma, qeverisjet, programet dhe platformat e atyre, që erdhën si të majtë, e që realishtë sunduan me parimet dhe modelet marksiste të brutalitetit nga lartë poshtë, nuk sollën asgjë të mirë për Shqipërinë. Përkundrazi prodhuan vetëm prapambetje dhe katastrofa.
Mirëkuptimi
Për këtë arsye, edhe disa nga kandidatët e mirë e të pranuar të partive të qeverisjes 12 vjeçare, duhet të na mirëkuptojnë për shkak se vota kundër partisë së tyre dhe kolerës mbytëse 12 vjeçare (2013-2025), nuk është qëndrim dhe as goditje ndaj tyre. Përkundrazi është ndëshkim për korrupsionin, egoizmin, përçarjen, dhunën, pushtimet e pronave dhe të gjitha të këqijave që në këto 12 vite, ka kryer administrata më e ligë dhe më e fryrë e më idiote e rilindjes, e që me të drejtë tani po e quajnë administratë sorosjano-komuniste. Që do të thotë se vota e këtyre zgjedhjeve është më jetike se kurrë për rotacionin e pushtetit dhe opozitën, sepse është vota që mund të na nxjerrë në dritën e zhvillimit. Sikurse edhe vota e dhunuar dhe akaparuar për qeversjen nepotike e hajdutërore, do të na zhysë edhe më thellë në detin e varfërisë, shpopullimit dhe zhbërjes shtetërore e kombëtare.
Kandidatët e rinj të së majtës
Pra, dua të them që kandidatët e rinj të së majtës, ata që nuk janë rritur nga korrupsioni dhe abuzivizmi me postet politike e administrative, duhet të kuptojnë faktin që kësaj radhe, populli dhe askush nuk e ka personale me ata. Populli e ka hallin me partinë dhe me modelin e qeverisjeve moniste 80 vjçare, nga të cilat Shqipëria nuk ka patur asgjë të mire.
Përkundrazi, vetëm sa ka humbur kohë, njerëz dhe shanse të mëdha zhvillimi.
Prandaj, si kurrë më parë, le të bashkojmë votat dhe zëmrat për ndryshimin paqësor të realitetit politikë dhe ekonomikë të Shqipërisë. Unë mendoj që askush nuk duhet me e humbë këtë shans të kontributit dhe votës së tij për shtetin dhe kombin shqiptarë. Sepse vetëm përgjegjëshmëria dhe pjesmarrja masive në votime na shpëton nga vazhdimësia e klaneve dhe diktaturave të ndyra të korrupsionit, nepotizmit dhe përçarjes kombëtare.Sot më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për votën e ndryshimit, e jo për votën e vazhdimësisë së korrupsionit, ligësisë administrative dhe shpopullimit.

Shqipëria ka nevojë për votën e lirë
Shqipëria ka nevojë për votën e lirë, e jo kurrë për votën e akaparuar e të dhunuar. Ndajë duhet që të votojmë të lirë, që të kontribojmë e të pimë kafen e bashkimit, zhvillimit dhe suksesit të ndaluar për më shumë se 80 vite me radhë (1945-2025). E jo kurrë duke pranuar akaparimin e as dhunimin e votës dhe zgjedhjeve, nga ku sikurse edhe më parë, vritët çdo mundësi bashkëpunimi dhe zhvillimi për shqiptarët dhe Shqipërinë. Vota kundër diktaturës së korrupsionit, është votë për Shqipërinë që do të jetojë në jetë e breza, e që çdo shqiptarë duhet me e dashtë më shumë se sa partitë dhe sundimtarët e përkohshëm të tyre. 





















