Nga Prof.Dr. Elmaz Sherifi
Bashkimi Europian ka treguar me dhjetra herë se nuk ka mundur të zgjidhë problemet mes shteteve në Europë. Ajo nuk është e aftë të bind edhe Vuçiçin që të plotësojë detyrimet, që burojnë nga ajo që u quajt ” Marrëveshja e Ohrit”. Kjo “impotencë” e të dy ndërmjetësuesve Borel e Lajçak bëhet më e qartë, sepse edhe dy vendet e tyre nuk e kanë njohur Kosovën si Shtet të Pavarur, ashtu si pesë shtete të BE -së nuk e kanë njohur akoma Pavarësinë e Kosovës. Kjo situatë absurde e BE- së që është akoma pa Kushtetutë e President, e ka inkurajuar Vuçiçin që po deklaron si “gjeli mbi dëborë”, se ka mundur që të bind 28 shtete të tërheqin njohjen e Kosovës, dhe Serbia nuk ka për ta njohur kurrë Kosovën si Shtet të Pavarur, e Borel me shokë bëjnë fajtor Kurtin!






















