Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiçi trembet nga aleanca ushtarake e lidhur midis, Kroacisë, Dardanisë dhe Shqipërisë. Këto shtete asnjëherë nuk kanë sulmuar dikë, përkundrazi Serbia i ka sulmuar të treja.
Frika, justifikohet, sepse një ngjarje e madhe ka ndodhur më 18 dhjetor 2025, kur Presidenti i SHBA Donald Trump, firmosi Aktin e Mbrojtjes Kombëtare për vitin 2026 të miratuar nga Kongresi dhe Senati me të cilin shuhet edhe ëndrra e të marrëve për coptimin e territorit të Kosovës, që Serbia të aneksonte veriun e saj, ngjarje që u propagandua aq shumë edhe nga mediat kombëtare të Shqipërisë,si projekt i SHBA.
Vendimi i Trump për Kosovën, ngjason me Vendimin e Presidentit Wilson më 1920 për Shqipërinë, në Konferencën e Paqes që u dha fund ëndrrave të Serbisë, Italisë dhe Greqisë, për coptimin e Shqipërisë. Edhe atëherë këshilltarët e Presidentit Wilson përgatitën dosjen e coptimit, sikundër këshilltari i Presidentit Trump, Bolton ishte për ndarjen e Kosovës, por me një dallim esencial. Bolton deklaroi se projektin e ndarjes ia ofruan Presidenti i Serbisë e Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë. Kurse më 1919 shqiptarët harxhuan edhe paret e xhepit për të informuar Wilson për të mos e pranuar projektin e coptimit të Shqipërisë.
Mediat vazhdojnë ta kalojnë si ngjarje pa rëndësi !




















