Prof. Dr. Elmaz Sherifi: “Hej Europë !

157
Sigal

Nga një Europë me institucione, që nuk janë ndërtuar me norma kushtetuese, sepse projektkushtetuta nuk është miratuar.

Nga një Bashkim Europian (BE), apo Europë e Bashkuar, me 27 shtete, ku ende pesë shtete prej tyre nuk e njohin ende Repubikën e Kosovës, nuk mund të pranohet që t’i bëjnë presion qeverisë së Kosovës dhe veçanërisht Kryeministrit Albin Kurti, për vendimin e ligjshëm të hapjes së Urës së Ibrit, e cila nuk duhej të mbyllej asnjëherë, dhe përdorin me djallëzi sloganin bajat, “pa u konsultuar”, me faktorët ndërkombëtarë, me demek, pa marrë miratimin e Vuçiçit, i cili deklaron çdo herë e më çdo kohë, se nuk e ka njohur dhe nuk do e njoh ndonjëherë Kosovën si shtet i lirë dhe e pavarur.

Hej Europë ! Si nuk turpërohesh që Vuçko tallet me çdo marrëveshje që ju miratoni, madje asnjë prej tyre, që ju ja kërkoni t’i zbatojë Kosova, kur Vuçko asnjë prej tyre nuk e ka ratifikuar në Parlamentin e Serbisë, sepse qëndron stoik në deklarimet e tij, se nuk e njeh Kosovën, dhe për këtë i qëndron besnik Kushtetutës së Serbisë së vitit 2006, apo Kushtetutës së Mitrovdanit, e cila në Proambulën e saj e trajton Kosovën pjesë të Serbisë për të cilën Vuçiç pretendoi ta ndryshonte, sipas Gazetës ‘Danas’ më 2018, por nuk e ndryshon, si presion edhe ndaj faktorëve të rëndësishëm ndërkombëtarë.

Hej Europë! Lëviz nga pozicionet bajate se për çdo vendim të ligjshëm Qeveria e Kosovës duhet të Kordinohet me Ju, që do të thotë të marrë miratimin e Vuçiçit !