Prof. Dr. Aurel Plasari: Si amerikanët pranuan instalimin e diktaturës në vitin 1945, me zgjedhjet pa opozitë

419
Sigal

Prof. Dr. Aurel Plasari nxjerr dokumentin.

A do t’i miratojnë ndërkombëtarët votimet lokale të së dielës së 14 majit, ku pati abuzime me qëndrat e votimit, transferime të votuesve 2 muaj para zgjedhjeve, mungesë të numëruesve të opozitës në qëndrat e numërimit etj? Ende nuk dihet, por në të shkuarën ka edhe shembuj të tillë. Për shembull në vitin 1945, amerikanët dhe jo vetëm miratuan zgjedhjet e zhvilluara në Shqipëri, por. Studiuesi Aurel Plasari ka publikuar një dokument sipas të cilit. Kreu i misionit ushtarak të ShBA në Tiranë, Jacobs i dërgon një dokument Departamentit të Shtetit.

Ja postimi i plotë Prof. Plasarit:

Mbasi kam publikuar dokumentin se si diplomatët, së toku me “vëzhguesit”, i trajtuan si “legjitime” votimet e vitit 1945 për “Asamblenë Kushtetuese”, e cila, më 16 mars 1946 do të vendoste të kthehej në “Kuvend Popullor” duke i përcaktuar Shqipërisë instalimin e diktaturës, një mik më shkruan që – së paku – në ato zgjedhje kishte opozitë. Në zgjedhjet e 1945-s nuk merrte pjesë asnjë farë opozite. Kutitë që quheshin “të opozitës”, ato të marifetit me gogla dhe zhurmën e goglave, ishin vendosur në mënyrë provokative nga organizuesit e zgjedhjeve. Ja ku mund ta lexoni qartë në informacionin për Departamentin e Shtetit e vetë kreut të misionit ushtarak të ShBA në Tiranë, Jacobs, të datës 12 dhjetor 1945, i cili edhe e ka miratuar farsën. Burimi: Archives of the United States in Washington, 59/6865/875.00/12-1145.