Artan Xh. DUKA Prof. As. Dr. MSc.
Tok PS e PD me qeverisjet e tyre e kanё bёrё abuzimin mullar dhe pёr ironi tani besojnё edhe “universin paralel” tё gёnjeshtrёs sё tyre, deri habiten e u ngelet hatri sesi nuk arrijmё dot si qytetarё tё kuptojmё e jemi dashamirёs pёr favoret e nderet qё po na bёjnё si politikё, ndёrkohё qё nuk janё e nuk kanё qёnё zgjidhja, por vetёm problemi qё na ka mbёrthyer tre dekada me rradhё.

Ajo qё tё bie nё sy kur kalon pёrballё selisё sё PS nё Tiranё ёshtё afishja e madhe e Ramё sё buzёqeshur e shprehja “Vetёm Pёrpara” bri tij! Tingёllon bukur, por a ёshtё vёrtet ashtu? Tё gjithё duam ta besojmё se tё gjithё vёrtet dёshirojmё tё bёjmё pёrpara, por kur mendon kohrat qё jetojmё e atё qё po ndodh, diҫka sikur nuk shkon!
Lum ҫfarё dёgjojmё, mjerё ҫfarё shikojmё!
Do tё thyente ҫdo rekord pёr nga gjatёsia njё fjali qё do tё mund tё pёrmblidhte tё gjitha bёmat e politikёs sё mbrapshtё kёto tre dekada e ende nё vijim.
Kur kujton ligjet qё miratohen si “ҫetё” e si lumё nё Kuvёnd e qytetari nuk merr vesh gjё e nuk sheh ndonjё ndryshim pёr mirё, kaosin e padrejtёsinё e 7501 me pronёn qё cёnoi sigurinё juridike tё pronёs historike nisur nga Berisha e bitisur nga Rama qё fut ndasinё pёr breza, pronёn publike tё ndarё nё thela pёr “strategjikёt” pranё pushtetit, ujin qё i merret fshatit pёr pishinat e “sёrёs” sё lartё nё bregdet, mburrjet me ujin 24 orё qё vetёm i pijshёm nuk ёshtё, katanatё qiellgёrvishtёse qё sa mё lart ngrihen po aq fundosin shpresёn se qytetarit nuk i hyn gjё nё xhep, lumin e turistёve qё po e bёjnё shqiptarin tё huaj nё vёndin e tij, “shkretёtirёn” industriale nё njё vёnd ku qytetari po katandiset nё hanxhi tё turistёve, “paja” e Sazanit pёr dhёndrin e Trump, por qё mbase ndodh “dridhe Like” nёse Kamala ia del, varfёrinё, diskriminimin me ligj tё pensionistёve, papunёve, pastrehёve, “malin” me ligje sikur tё ishim shtet dhjetra-milionёsh ndёrkohё qё jemi lagje e njё kryeqyteti europian, ligjet me gёrma pafund, titujt “ekzekutiv” e gjobat qё zhvasin kohёn e mundin qytetar etj bёma pafund tё politikёs tё pashpirt nё tre dekada, sesa “Pёrpara” ajo fjalё tingёllon si pёr… “Para”!
Kjo kastё parazite politike e ka rrethuar tashmё veten nё luks, ёshtё nё unison nё Kuvёnd kur shpёrblejnё njёri-tjetrin me rroga e bonuse pafund, shpёrfillin pensionistёt, sepse janё… shumё nё “forcё”(!) ndёrkohё qё kontributi i tyre ёshtё ngado e meriton respekt, pasurinё publike e kanё si pare xhepi, sepse ta trajtonin si mallin e plakut mbase do u dhimbsej sadopak etj, duke dёshmuar njё politikё unike tё pashpirt, sot pёrҫmon e fyen ҫdo qytetar nё kёtё vёnd.
Deri tani, sesa “Pёrpara”, vetёm pёr… “Para” mban era kjo punё! Nakatosen qёllimisht ligjet qё tё krijohet mjegull pёr klientelizmin, ruhen e trashёgohen privilegjet, kapet prona publike, synohet “dinasti” nё parlament si nё Greqi duke pёrҫudnuar sikundёr sё fundi ligjin zgjedhor qё tё vegjetojnё me servilё, soj e sorrollop e futur listave fikse mbase nesёr fёmijё, nipёr e mbesa pёr tё garantuar statukuonё e abuzimit etj.
Tok PS e PD me qeverisjet e tyre e kanё bёrё abuzimin mullar dhe pёr ironi tani besojnё edhe “universin paralel” tё gёnjeshtrёs sё tyre, deri habiten e u ngelet hatri sesi nuk arrijmё dot si qytetarё tё kuptojmё e jemi dashamirёs pёr favoret e nderet qё po na bёjnё si politikё ndёrkohё qё nuk janё e nuk kanё qёnё zgjidhja, por vetёm problemi qё na ka mbёrthyer tre dekada me rradhё.
I nxorrёn demokracisё syrin e namin bashkё!
Kjo kastё e sotme qё sheh veten e saj, ky takёm politikanёsh qё nuk ka asgjё tё pёrbashkёt me demokracinё, po e dёmton seriozisht perceptimin qytetar pёr tё. Njёlloj si dje kur njё takёm nё monizёm i dha emёr tё keq atij sistemi, ashtu edhe sot PS e PD po i nxjerrin “syrin” e “namin” bashkё demokracisё duke bёrё qё qytetari tё ftohet dhe fajёsojё vetё demokracinё!
Pёrballё kёsaj situate shpresёvrasёse, qytetari e opozita ndryshe duhet tё bёjnё tё tyren, por edhe Amerika e BE nuk duhet tё bёjnё sehir. Nё lojё nuk ёshtё vetёm fati i qytetarit, por dhe pёrkushtimit tё tij ndaj sistemit demokratik. Njёlloj si NATO vё kusht buxhetin 2% pёr mbrojtjen, njёlloj si BE vё kushte pёr integrim tё drejtat e legjislacionin etj, tё njёjtat kushte, e njёjta qasje “karrot-shkop” duhet tё vihet edhe ndaj politikёs e shtetit shqiptar pёr vёmёndjen e kujdesin ndaj qytetarit e nё rradhё tё parё pёr mbrojtjen sociale e barazinё e shtetasve pёrballё ligjit, denoncimin e makutёrisё, shpёrfilljes e babёzisё me “ligj” tё politikёs ndaj qytetarit, refuzimin e vizitave tё “pecove” nё Perёndim etj. Ndryshe, askush nuk do tё dёshirojё tё plaket nё kёtё vёnd dhe me hyrjen nё BE, shumica do ta mbajnё frymёn jashtё dhe njё Shqipёri e boshatisur do tё ishte falimenti jo vetёm i demokracisё, por edhe i qasjes sё BE nё vёnd.
Deri tani, sesa “Pёrpara”, vetёm pёr… “Para” mban era kjo punё! Nakatosen qёllimisht ligjet qё tё krijohet mjegull pёr klientelizmin, ruhen e trashёgohen privilegjet, kapet prona publike, synohet “dinasti” nё parlament si nё Greqi duke pёrҫudnuar sikundёr sё fundi ligjin zgjedhor qё tё vegjetojnё me servilё, soj e sorrollop e futur listave fikse mbase nesёr fёmijё, nipёr e mbesa pёr tё garantuar statukuonё e abuzimit etj.
Qё tё ketё atё kuptim, “Pёrpara” nuk mjafton vetёm tё shkruhet si njё fjalё e vetme. Duhet edhe qё tё lexohet e kuptohet si e tillё. Jo si dy fjalё tё ndara si deri mё sot qё vrasin shpresё e besim qytetar. Qytetarёt e opozita e re mund ta sjellin kёtё ndryshim pavarёsisht arnimeve zgjedhore tё fundit qё vetёm zgjasin agoninё e dyshes PS-PD. Dhe vetёm kur votuesi t’i kthjejё kurrizin dyshes Rama-Berisha, vetёm atёhere “Pёrpara” ka njё shans qё mund tё lexohet e kuptohet ashtu sikurse edhe shkruhet!



















