Në fillim autori i shkrimit flet për Kongresin e pestë,që sipas autorit heksoi edhe një herë me forcë , që letërsia, artet edhe gjithë aktiviteti artistik të përshkohen nga fryma revolucionare luftuaka e partisë që ato të jenë gjithnjë në radhët e para të luftës për edukimin e punonjësve me frymën revolucionare e patriotike me idealet socializmit dhe me parimet e moralit komunist, kumton autori.
1.
Të dielën në 25 dhjetor 1966, gazeta e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë, mes faqeve të tjera në brendinë e saj do të sillte një shkrim ,që në thelb synonte të godiste krijimet e shumë fushave krijuese në Lushnjë, por edhe të poetit të mirënjohur Faslli Haliti, i cili përmendet për vjershën e tij. Shkrimi titullohej :”Qëndrim pa përgjegjësi” dhe shkruhej nga V.Z.

Në fillim autori i shkrimit flet për Kongresin e pestë, që sipas autorit theksoi edhe një herë me forcë , që letërsia, artet edhe gjithë aktiviteti artistik të përshkohen nga fryma revolucionare luftarake e partisë që ato të jenë gjithnjë në radhët e para të luftës për edukimin e punonjësve me frymën revolucionare e patriotike, me idealet e socializmit dhe me parimet e moralit komunist, kumton autori. Ai u drejtohet me forcë organizatave të partisë dhe institucioneve kulturore artistike jo vetëm në qendër, por edhe në rrethe, në qytete, në fshatra e kudo sipas autorit ato nuk kanë të bëjnë me institucionet qendrore, po me gjithë jetën e vendit tonë. Më poshtë theksohet se shtypit e kulturës të cilat luajnë një rol si vatra të përhapjes së kulturës në rrethe kanë përpara detyra të mëdha e shumë të rëndësishme. Autori thekson faktin që ndryshe nga e shkuara në qytetet tona ku më përpara nuk ka pasur një jetë artistike sot ka teatro, estradë, një lëvizje të gjerë amatorësh. Një nga këto qytetet është Lushnja ku sëbashku me transformimet e mëdha ekonomike e arsimore që janë bërë atje ka sot një aktivitet kultural e artistik të gjerë. Atje ka një shtëpi të mirë kulture, ka estradë profesioniste, ka grupe amatorësh të pasionuar pas artit , pa letërsisë, pas muzikës .Ka pranë shtëpisë së kulturës edhe një rreth letrarë të rinj, që premtojnë. Në mes të tyre ka nga ata që merren me poezi, që shkruan skeçe për estradë bile edhe ndonjë dramë e komedi, në një konkurs që u shpall kohët fundit në Lushnjë muarën pjesë një shumicë nga këta të rinj në gjinitë më të ndryshme. Në këtë shkrim thekson autori nuk kemi ndërmend të bëjmë një analizë të vepra që u paraqitën atje, ne duam të vëmë në dukje diçka tjetër. Juria që i vlerësoi këto vepra nuk tregoi pjekurin e duhur dhe vlerësoi disa shkrime të gabuara , pa përmbajtje të shëndosh ideologjike. Midis këtyre veprave me përmbajtje të gabuar dhe të dobëta artistikisht ishin një cikël me vjersha i letrarit të ri Faslli Haliti, një dramë e titulluar: ”Myzeqeja”,një komedi e ndonjë vepër tjetër, në ciklin me vjersha të Faslli Halitit , njëra nga vjershat titullohet:’kundër shterpëve”.Duke ju drejtuar “zogjve shtegtarë “, ai shkruan:
Ju në dimër atdheun e lini.
Ju atdheun e lini në shi.
Pas pranverës vraponi brithni.
Pas pranverave kokën lini….
Autori në këtë vjershë ka dashur të shprehet në mënyrë simbolike dhe vetëm kështu mund të merren vargjet e tij. Prandaj lind pyetja: cilët qenkan këta njerëz që e lënkan atdheun në dimër e në shi dhe na lënkan kokën pas pranverave? Kjo nuk përbën problem për jetën tonë. Dhe poezia jonë nuk ka, sepse të merret me tema të tilla. Vjersha është e errtë dhe e gabuar politikisht .Me këtë rast duhet të kritikojmë edhe gazetën:”Drita”, që e ka botuar vjershën e F.Halitit në gusht të këtij viti…
2.
…Edhe në disa raste, citon autori i shkrimit, vihet re një trajtim jo politik i temave si dhe me nivel të dobët artistik kështu në skeçin:”Përgjegjësi i vatrës së kulturës” përshkruhet një njeri i shthurur që s’bënë jetër veçse me fizarmonikë në krahë bredh pas vajzave të fshatit kurse në dramën :’Myzeqeja” flitet për çdo gjë por jo për partinë , që e çliroi fshatarin nga varfëria dhe robëria e beut për rolin e saj në transformimin socialist të Myzeqesë, sigurisht këto gabime nuk janë të rastit .ato tregojnë se në disa anëtarë të rrethit letrar të shtëpisë së kulturës Lushnjë ka paqartësi se ata nuk janë edukuar si duhet me ideologjinë e partisë, nuk janë formuar akoma si letrarë militantë të devotshëm për të pasqyruar në veprat e tyre realitetin e ditëve tona, se ata kanë të meta në formimin artistik të tyre. Në Lushnjë ka disa edhe disa shkrimtarë e Artistë profesionistë të cilët kanë shkruar e punojnë nën bazë, në krye të shtëpisë së kulturës ndodhet shkrimtari Razi Brahimi, i cili kryesonte edhe jurinë që përmendëm .Ai jo vetëm që nuk i dënoi këto vepra,nuk i hodhi poshtë si të pavlefshme dhe të padenja por, ai nuk u ka dhënë as ndihmën e duhur letrarëve të rinj në kapjen e temave dhe trajtimin e tyre për të pasqyruar në art gjithë këtë patos revolucionar që ka shpërthyer anë e mbanë vendit tonë, gjithë heroikën e ditëve tona duke i lënë të merren me vogëlsira , të shkruajnë gjëra banale e të rëndomta. Si rrjedhim i këtyre të metave kur duhet luftuar për një artë revolucionar dhe aktual ne repertorin e estradës së Lushnjës gjejnë vend poezi ose këngë me një përmbajtje krejt të huaj për ideologjinë tonë. Aktiviteti letrar artistik në Lushnjë është kufizuar në një numër të vogël njerëzish. Skeçet e estradës i shkruajnë dy tre njerëz, të cilët kanë vënë monopolin në punën letrare. A thua nuk ka njerëz të tjerë që mund të aktivizohen në punët e krijimtarisë popullore? Shkrimi vijon më tej duke thënë se në Lushnjë ka dy gjimnaze, një në Krutje dhe një në qytet ku punojnë me dhjetëra pedagogë midis të cilëve edhe pedagogë të letërsisë djem e vajza të zot të formuara të cilët të cilët mund të kontribuonin shumë në lëvizjen amatore, ka inxhinierë, agronomë, e intelektualë të tjerë, por gjithë kjo masë është lënë në harresë dhe nuk aktivizohet. Lëvizja amatore nuk është qëllim në vetvete. Ajo presupozon, që letërsia, arti , kultura të bëhen të masave. Nuk është puna që nga një rreth letrar të kërkosh vepra të përsosura. Por rastet që përmendëm na bëjnë të besojmë se në veprimtarin e shtëpisë së kulturës janë parë gjërat jo gjithnjë në syrin politik dhe se puna e rrethit letrar nuk është parë nga afër. Aktiviteti kultural në rreth nuk është një çështje e thjeshtë as një zbavitje. Ajo është para së gjithash punë politike, dhe ideologjike që luan rol të madh në mobilizimin e masave për ndërtimin e socializmit dhe në edukimin me frymën dhe ideologjinë e partisë. Prandaj duhet udhëhequr e drejtuar mirë duke pasur në radhë të parë pas përmbajtjes ideopolitike të krijimtarisë.
t me forcë organizatave të partisë dhe institucioneve kulturore artistike jo vetëm në qendër, por edhe në rrethe , në qytete, në fshatra e kudo sipas autorit ato nuk kanë të bëjnë me institucionet qendrore, po me gjithë jetën e vendit tonë.


3.
Kur kritikohej Kadare dhe Agolli në gazetën e shkrimtarëve
Mjafton për të shfletuar të përjavshmen ”Drita”, letrarore-artistike të 10 korrikut 1966, për të kuptuar qartësisht si bëhej kritika nga lexuesit në shtypin letrar. Në dukje qartësisht kritika e ndershme, po në thelb a ishte e tillë le ta gjykojë lexuesi?
Një tregim me shumë pikpyetje,shkruan (B.Myftari, punëtor në stabilimentin:”M.Duri” Tiranë.) ku midis të tjerave shkruan:-Unë do bëj fjalë në këtë shkrim për një tregim të tillë, për tregimin: “Zbërthimi” të Ismail Kadaresë, që është botuar nga fundi i vitit të kaluar në gazetën”Drita”. Ja përmbajtja më dy fjalë:”Një fshatar nga një “fshat i humbur”, që nuk e ka parë luftën me sy’ gjen një natë në bregdet një minë të cilën e merr për fuçi vaji dhe duke e rrokullisur e çon në shtëpi. Kur kupton se është minë jep alarmin në të gjithë fshatin. Fshatarët të trembur nga kjo e papritur sikur t’u kishte rënë kolera braktisin shtëpitë dhe dalin jashtë fshatit.
Duke vijuar me tregimin, autori shkruan se : -djali i madh i fshatarit shkon në qytet për të mësuar si të zbërthej minën . Fshatarët kërkojnë një mjeshtër, por as ai nuk e zbërthen dhe shpëtojnë vetëm kur vijnë partizanët. Mbasi përfundon së lexuari këtë tregim të lindin këto pyetje:” Ç’ka dashur të thotë autori me këtë tregim?
Ku ndodhet ky fshat i “humbur” që s’ka parë luftë me sy?
Ç’janë këta fshatarë që tremben kaq shumë nga mina?
Në qoftë se mina përfaqëson armikun, po ushtarët fashistë të postës çfarë përfaqësojnë? Autori ka dashur të thotë diçka, por nuk ja ka dalë. Një fshat i tillë nuk ndodhet asgjëkund në Shqipëri. Vetëm në fantazinë e autorit. Fshatrat tona janë djegur e zhuritur nga fashistat e nazistat. Fshatarët, që përshkruhen në tregim nuk janë shqiptarë. Shqiptarët nuk tremben. Këtë e dinë shumë mirë edhe armiqtë. Pra janë krijuar nga autori .E marrin minën për një moment si simbol, që përfaqëson armikun. Por, autori e rrëzon vetë këtë si simbol kur thotë se aty afër ndodhej një postë me ushtarë fashistë . Pra u rrëzua simboli e bashkë me simbolin edhe tregimi, sepse ky tregim është bazuar në simbol. Ky tregim mund të mbetet si legjendë, por të edukon për keq. Fshatarët simbas autorit tremben nga mina(armiku) braktisin shtypin dhe largohen të tmerruar. Por legjendat e bukura të popullit na tregojnë të kundërtën.
Marrim shembull :”Gjergj Elez Alia”: Bajlozi i zi që ka dalë nga deti përfaqëson armikun…Me tej ky autor shkruan: Gjuha në tregim është e thatë. Ajo nuk është bazuar në pasurin e folklorit tonë,megjithëse autori përmend shpesh fjalët “tmerr”,”llahtarë” etj.
Tregime të tilla nuk dëshiroj të lexoj. Presim nga shokët shkrimtarë të na shkruajnë vepra të bukura, të bazuara në gjuhën e popullit, ku pasqyrohen bukurit e vendit tonë, shpirti i popullit tonë, vetëmohimi i popullit tonë për ndërtimin e shoqërisë sonë të re, për ndërtimin e socializmit, vrullit revolucionar, që ka pushtuar masat tona punonjëse. Besoj se shkrimtarët do të na e plotësojnë dëshirën, sepse tani, ata janë më afër me masat dhe do t’i njohin më mirë ato, përfundon letra e punëtorit të stabilimenit M.Duri” të Tiranës.
4.
Po në faqen dy të kësaj gazete letrare-artistike shfaqet edhe shkrimi i M.Z nxënës ,Durrës. Duke folur për edukimin komunist revolucionar të brezit të ri, ai merë në analizë, disa tregime të disa autorëve shqiptarë.
Në fillim ai analizon tregimin e A.Cergës :”Ne ishim tetë” duke shqyrtuar fjalët se ky ishte një tregim i mirë. Ndërsa tregimi tjetër: ‘Ujqërit’ i Agim Cergës,shkruan M.Z është i zbehtë dhe ka tinguj fallco. Në këtë tregim vihet re një tendencë humanizmi të sëmurë. Autori me anë të këtij tregimi e zbut figurën e oficerit fashist, i cili ka ardhur në vendin tonë. Ky oficer ka lëkundje shpirtërore dhe nuk do, që të luftojë kundër shqiptarëve. Autori e justifikon këtë duke thënë se është arbëresh. Pra oficeri nuk don të luftoj kundër shqiptarëve se është arbëresh, por sikur ky oficer të ishte në një shtet tjetër, a do të luftonte?
Dua të theksoj se ky oficer duhej të kish merita në ushtrinë fashiste, përderisa kishte gradën oficer. Nëpërmjet tregimit ky njeri me merita fashiste na del njerëzor dhe i dhembshur .
Më poshtë autori analizon tregimin e autorit T.Laco “Larashi” duke quajtur një tregim të mirë.
Duke analizuar D.Agollin, ai shkruan:”Tregim i dobët dhe pa vlerë është tregimi”Kamerad, kamerad” i D.Agollit.
Se kuptoj ce ka shqetësuar D.Agollin të shkruante këtë tregim. Një doktor italian dezerton nga ushtria e tij dhe vjen tek partizanët .A nuk kishte ndonjë cilësi të shquar. Sish trim, por nga ana tjetër ish i dhënë mjaft mbas dashurisë, megjithëse në një moment autori e ngre doktorin kur ky ndodhet pranë një gruaje, që po lindte, prapë se prapë figura e doktorit është e zbehtë . Ku qëndron fabula e këtij tregimi?
Duke mbyllur këto shënime dua të theksoj edhe njëherë se ne të rinjtë, duam të lexojmë tregime, që na mësojnë, duam të gjejmë në letërsi heronj, që të mund t’i marrim shembull në punën e jetën tonë. Mbyllet po me këto fjalë letra e nxënësit nga Durrësi.




















