Prof.Dr. Alqi Naqellari, analizë ekskluzive për Telegraf.al
Sa herë në Shqipëri ka kriza dalin në pah edhe mungesat e njohurive të shtetarëve tanë për sistemin e ekonomisë së tregut. Ata fajin e krizave nuk e shikojnë te puna e tyre e dobët qeverisëse, por tek sistemi ku jemi, duke e parë këtë sistem si normal me hajdutë, kriminelë, drogaxhinj e të tjera të zeza.
Po krijohet një sistem ku prona private kërkohet të bashkëjetojë me “vijën e masave” me “këshillimin kombëtar”, me “bashkëqeverisjen” etj. që janw koncepte të një ekonomie totalitare sicc ka qenë ekonomia shqiptare para viteve ’90. Si mund të mendosh se do ta qeverisi popullin kur në realitet ky popull nuk pyetet për asnjë gjë. Nuk pyetet për PPP-të, për Koncensionet, Aerodromet, Portet, shitjen e pasurive, naftws, minierave etj.
Si mund të pretendosh që je në një ekonomi tregu kur kërkon të bashkëqeverisësh me popullin? Si mund të pretendosh të qeverisësh me popullin kur kjo nuk u arrit as në socializëm dhe jo më të arrihet në kapitalizëm ku mjetet e prodhimit janë në disa duar oligarkësh? Në këtë mënyrë çdo pretendim se do merret mendimi i popullit është thjesht një gënjeshtër e bukur që shumë njerëzve ju pëlqen kur e dëgjojnë.
Sa herë në Shqipëri ka kriza dalin në pah edhe mungesat e njohurive të shtetarëve tanë për sistemin kapitalist, sistemin e ekonomisë së tregut ku pretendohet se jemi përfshirë. Ata fajin e krizave nuk e shikojnë te puna e tyre e dobët qeverisëse, por e shikojnë tek sistemi ku jemi përfshirë, duke e parë këtë system si normal me hajdutë, kriminelë, drogaxhinj e të tjera të zeza. Për këtë sipas qeveritarëve fajin e ka populli, sepse “vetë e deshët këtë sistem- theksoi E.R” a thua se populli deshi një sistem ku qeveritarët me keqqeverisjen e tyre shkatërruan gjithë bazën materialo teknike të krijuar në 45 vite. A thua se populli deshi mbylljen e minierave, privatizimin e papërgjegjshëm të industrisë së naftës dhe shkatërimin e uzinave të përpunimit të saj? A thua se populli deshte një sistem për t’u varfëruar akoma më shumë nga sa ishte në socialize? A thua se populli donte një sistem ku pasuria do grumbullohej në disa duar, a thua se populli zgjodhi atë sistem ku mbi gjysma e të rinjve kërkojnë të largohen nga vendi?
Jo, populli shqiptar nuk deshi socializmin, sistemin që dështoi, që na la më të varfërit e Europës, por nuk deshi as këtë sistem që është instaluar në Shqipëri. Ky sistem nuk ngjason me asnjë sistem tjetër të botës. Po krijohet një sistem ku prona private kërkohet të bashkëjetojë me “vijën e masave” me “këshillimin kombëtar”, me “bashkëqeverisjen” etj: koncepte që janë koncepte të një ekonomie totalitare si ka qenë ekonomia shqiptare para viteve ’90.
Si mund të pretendosh që je në një ekonomi tregu kur kërkon të bashkëqeverisësh me popullin? Si mund të pretendosh të qeverisësh me popullin kur kjo nuk u arrit as në socializëm dhe jo më të arrihet në kapitalizëm ku mjetet e prodhimit janë në disa duar oligarkësh? Si mund të mendosh se do ta qeverisi popullin kur në realitet ky popull nuk pyetet për asnjë gjë. Nuk pyetet për PPP-të, nuk pyetet për Koncensionet, nuk pyetet për Aerodromet, nuk pyetet për shitjen e pasurive të parikuperueshme. Që nuk pyeten durrsakët për portin e Durrësit, i cili kërkohet të kthehet në një park skafesh, në një zonë të ndaluar për shqiptarët? Në këtë mënyrë çdo pretendim se do merret mendimi i popullit është thjesht një gënjeshtër e bukur që shumë njerëzve ju pëlqen kur e dëgjojnë.
Si mund të mendohet me këtë logjikë. Ne jemi në një sistem tepër të centralizuar të pasurisë kombëtare dhe sunduesit e kësaj pasurie nuk të lejojnë në asnjë mënyrë të vësh dorë mbi pasuritë e tyre nëpërmjet dorëzimit të drejtimit, përkundrazi ata mundohen të korruptojnë deputetë e politikanë në mënyrë që të konsolidojnë me ligj pasuritë e tyre.
Këtë shkrim e ndërmora për t’i treguar Ministrit të Parë se ka koncepte krejt të gabuara për ekonominë socialiste dhe për kapitalizmin, ekonominë e tregut. Fatkeqësi për Shqipërinë që e kanë drejtuar një mjek dhe një piktor, njerëz që nuk kanë as një ide minimale për ekonominë dhe që për fat të keq nuk kanë pyetur kurrë me fodullëkun e tyre këshilltarët ekonomikë apo specialistët e fushës. Ai, i vlerësoi protestat negativisht, si një turp, jo si shqetësim popullor për ngritjen drastike të çmimeve të karburanteve dhe të ushqimeve, por e vlerësoj si pasojë e një grupi të vogël njerëzish të nxitur nga nongratat duke theksuar se “nuk jemi në socializëm” dhe më tej “në sistemin e ekonomisë së tregut shteti nuk ndërhyn në treg”. Më poshtë do shpjegoj se pse nuk ndërhyn shteti në socializëm dhe pse ndërhyn në kapitalizëm.
a)Pse shteti nuk ndërhyn në treg në sistemin socialist? Përgjigja është e thjeshtë.
Socializmi ka Plan Unik Shtetëror, ka Komision të Planit të Shtetit që parashikon sipas normave përkatëse prodhimin dhe konsumimin për frymë. Përcakton nivelin e çmimeve. Në këtë mënyrë shteti në socializëm vendos çmime dhe nuk ndërhyn në treg. Gjithçka këtu është prodhim shoqëror dhe konsum shoqëror. Kërkesa dhe Oferta në socializëm caktohen me plan, në përputhje të ligjeve, që veprojnë në ekonominë socialiste si ligji ekonomik themelor, ligji i zhvillimit të planifikuar e proporcional, ligji i shpërndarjes sipas punës etj.
Në socializëm ka dyqane shitje, pronë shtetërore. Dyqani ishte elementi kryesor në zhvillimin e Tregëtisë.“Është vendi ku bëhet transformimi i mallrave në të holla, ku bëhet shitja e mallrave”.
Në këto dyqane tregëtohen mallra në sasi, asortimente dhe cilësi të planifikuara.Niveli çmimeve nuk përcaktohet nga përplasja e interesave të shitësve dhe blerësve por është i planifikuar, unik dhe i pandryshuar për një kohë të gjatë.
Në këtë mënyrë koncepti i kërkesës nuk përfaqëson nevojat e vërteta të individëve, por përfaqëson nevojat e diktuara, të imponuara nga qeveria. Individi është i detyruar të konsumojë ato produkte, në sasi dhe llojshmëri që i janë planifikuar të konsumojë. Ai nuk mund të konsumojë dot më shumë nga sa i janë planifikuar. Në këtë mënyrë kërkesa është e kushtëzuar nga sasia e parave që i jepet çdo individi dhe nga sasia e produkteve që nxirren në treg për t’u shitur.
Oferta përfaqëson sasinë dhe llojshmërinë e produkteve, që prodhohen dhe shiten në dyqane. Edhe Oferta planifikohet nëpërmjet bilanceve nga brigatat e prodhimit dhe në shkallë ekonomie. Në këtë mënyrë përcaktohet sasia e drithrave, qumështit, mishit, perimeve dhe e të gjitha produkteve të tjera për frymë. Individët do blenin atë që ju ofrohej dhe jo atë që ata dëshironin. Harmonizohej prodhimi me konsumin, domethënë Oferta me Kërkesën. Harmonizoheshin që të mos kishte Ofertë dhe Kërkesë të tepërt në treg, por të kishte aq mall sa ishin edhe nevojat e njerëzve.

b)Pse shteti ndërhyn në treg në sistemin kapitalist?
Në kapitalizëm apo në ekonomitë e tregut ku sundon prona private mbi mjetet e prodhimit ndryshojnë konceptet. Në ekonominë e tregut ka koncept tregu, koncept kërkese, ofertë dhe çmimi, sepse kemi prodhim shoqëror dhe përvehtësim privat. Kemi interesa të shitësave dhe interesa të konsumatorëve, ndryshe nga socializmi ku shitësi dhe blerësi nuk kishin asnjë lloj interesi ndryshe. Shitësi, shiste me çmimet që ja diktonin dhe konsumatori konsumonte ato që i diktonin. Në ekonominë e tregut shitësi, shet mallin e tij dhe kërkon të maksimizojë fitimin duke rritur çmimin, ndërsa në krahun tjetër blerësit kërkojnë mall me cilësi dhe çmim të ulët në mënyrë që të maksimizojnë dobinë e tyre. Prandaj në treg kemi dy interesa të kundërta. Aty ku interesat e tyre përputhen kemi ekuilibër të K-O dhe nivel çmimi që askush prej tyre nuk kërkon ta ndryshojë.
Në ekonominë e tregut nuk kemi treg shtetëror, të centralizuar siç kishim në socializëm, por kemi treg të pastër konkurencial, konkurencën monopolistike, oligopolet dhe monopolet. Në tregun e pastër veprojnë shumë firma të vogla, që shesin produkt të njëjtë, që hyjnë dhe dalin lehtësisht nga dega, që janë çmim pranuese, që kanë njohuri mbi çmimet dhe kostot, që nuk kanë kosto transaksioni, që kanë zëvendësuese të afërt etj. Në tregun e pastër konkurencial niveli çmimit përputhet me koston marxhinale, të ardhurën mesatare dhe marxhinale. Në këtë strukturë tregu nuk kemi humbje dhe nivel çmimi mbi pikën ku kosto marxhinale barazon të ardhurën marxhinale. Prandaj ky lloj tregu shërben si model dhe është mjaft i rallë, përgjithësisht ekziston në tregun e shkëmbimit të valutës. Më poshtë po ndërtoj një model të këtij tregu.

kuAR= e ardhura mesatare, MR= e ardhura marxhinale, P= çmimi, D= kërkesa. Shikoni, çmimi është i barabartë me koston marxhinale. Firma merr fitim kontabël, por jo fitim ekonomik. Kjo strukturë tregu synohet të mbrohet, sepse nuk e dëmton konsumatorin. Shteti nuk ndërhyn në këtë strukturë tregu.
Në ekonominë e tregut veçohen monopolet dhe oligopolet. Monopoli është një strukturë tregu ku një firmë e vetme prodhon dhe shet gjithë produktin e degës. Çmimin e vendos vetë, pra është çmim vendosës mbi bazën e fuqisë tregut që ajo ka. Në këtë strukturë nuk ka mallra zëvendësues të afërt, firma është e fuqishme etj. Në strukturën e tregut oligopol veprojnë disa firma të fuqishmem që japin pjesën më të madhe të prodhimit të degës. Nuk ka një numër të përcaktuar, por në treg mund të futet vetëm ajo firmë, që ndikon mbi çmimin. Firmat në këto struktura tregu dalin të gjitha me fitim.
Këto firma lejohen prej shtetit të krijohen, sepse nuk janë thjesht firma, që e maksimizojnë fitimin atje ku MC=MR, por sepse çmimi(P) është jo i barabartë me koston marxhinale (MC), është më i madh dhe dëmton konsumatorin. Kjo do të thotë se monopolistët dhe oligopolistët marrin një fitim ekstra në raport me tregun e pastër konkurencial ose në krahasim me konkurencën monopolistike. Pikërisht, në këtë segment shtesë aplikohet çmimi tavan për të mbrojtur konsumatorët nga kjo konkurencëjo e pastër, jo e nderëshme. Modelin që paraqet këtë strukturë monopol po e japim më poshtë.

Në modelin e monopolit çmimi nuk krijohet në pikën A ku (MR=MC) me madhësi Ptpk ashtu si do krijohej në tregun e pastër konkurencial. Çmimi krijohet në pikën B mbi kurbën AR qëështë edhe kurbë kërkese. Pra segmenti AB është segmenti i fitimit ekstra i monopolistit, që mungon në tregun e pastër konkurencial. Në këtë mënyrë shteti ndërhyn me çmim të përcaktuar, që ne e quajmë çmim tavan, pikërisht në këtë segment, duke e përcaktuar ai vet nivelin e tij për të mbrojtur konsumatorët nga konkurenca e panderëshme.
Në këtë mënyrë qeveria shqiptare ka të drejtë të vendosi çmime të tilla, sepse jemi në ekonominë e tregut dhe nuk jemi në socializëm. Ka të drejtë që nëpërmjet çmimeve tavan në kuptimin “jo më i lartë se kaq, jo më i lartë se ky kufi” të mbrojë qytetarët e tij. Në socializëm shteti i një sistemi të centralizuar ku mungon prona private mbi mjetet e prodhimit nuk ndërhyn në treg, por i vendos vetë të gjitha çmimet e mallrave.




















