Sonila Meço: Dorëheqja nuk është zgjidhje? Ç’është kjo estradë

273
Sigal

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar në lidhje me deklaratat e anëtarëve të Kolegjit të Kryetarëve në PD, të cilët i thanë Bashës se ‘dorëheqja nuk është zgjidhje’. Gazetarja Meço e quan estradë.

Pjesa më e madhe e tyre janë të emëruar ose komanduar nga vetë Basha ndaj ata kanë mbajtur në mbledhje sërish një qëndrim kundër deputetëve.

Reagimi i plotë
Kur këta anëtarët e Kolegjit të Kryetarëvë në PD deklarojnë me solemnitet se “dorëheqja nuk është zgjidhje”, duke sublimuar qëndrimin e një kryetari, që humb për të pestën herë radhazi në zgjedhje (me të fundit i çoi në fund), a mendojnë si do t’ja kërkojnë p.sh si opozitarë dorëheqjen kryeministrit se ka ndarë popullin? Apo ndonjë ministri të paaftë a në shkelje anë afera?

Se i del nesër me të njëjtën logjikë Rama (që ia kanë bërë benë ta largojnë nga posti mbi 10 herë) dhe në ditën e vet më të keqe u thotë: “Dorëheqja nuk është zgjidhje. Bashkohemi për të mirën e kombit. Bashkojmë vlerat, hapemi. Por jo me zgjedhje. Dhe kryeministër jam vetë”.

Çfarë kundërargumenti do t’i japin? Apo vrik në bashkëqeverisje me atë “që nuk i ka mundur kurrë, por i ka mashtruar paq”? Ç’është kjo estradë?