Prof. Artan Xh. Duka: Ikin se nuk ikin ca!

78

Legalizuan padrejtësinë e diferencimin social duke cënuar kohezionin mes nesh. Tjetërsuan për klientelizëm e populizëm pronën publike dhe historike në karshillëk ndaj sigurisë juridike të tapisë historike. Kapën votën me ligjin “spanjoll” që garanton statukuo dhe “mumjezim” të politikës si garanci për interesat ekonomike.

Sigal

 

Varrmihësit e shpresës

Edhe pa çensus fare dihet se Shqipëria po boshatiset. Po “shtohet” me turistë, por po rrudhet nga të vetët! Tre dekada kjo punë dhe përgjegjësia dhe turpi mbeten tek politika e qeverisjet, PD e PS bashkë. Koha provoi se ato janë varrmihëset e shpresës, besimit e dëshirës së shqiptarit për të mbledhur mëndjen në vëndin e tij.

Shkretuan, për interesa të botës antishqiptare në rajon, gjithshka të trashëguar nga ekonomia socialiste. Legalizuan padrejtësinë e diferencimin social duke cënuar kohezionin mes nesh. Tjetërsuan për klientelizëm e populizëm pronën publike dhe historike në karshillëk ndaj sigurisë juridike të tapisë historike. Shndërruan partitë në “organizata”(!) me nepotizmin e trinomin politikë-biznes-antiligj që shpërfill konkurrencën etike dhe asfikson risinë. Kapën votën me ligjin “spanjoll” që garanton statukuo dhe “mumjezim” të politikës si garanci për interesat ekonomike pas. Nuk hanë më pykë se edhe median e kanë nën kapistall dhe nuk e prishin më terezinë edhe kur shqiptarët ikin në masë. E përdredhin si të duan kur e paraqesin si progres e liri, ndërsa llomotisin për Shtëpi me Gjethe, bunkerë dhe Kore të Veriut për të shpërqëndruar sadopak!

Edhe pa census fare dihet se Shqipëria po boshatiset. Po “shtohet” me turistë, por po rrudhet nga të vetët! Tre dekada kjo punë dhe përgjegjësia dhe turpi mbeten tek politika e qeverisjet.

Pleqëria po shndërrohet në kalvar vuajtjesh me shtetin që vë në plan të parë turistin por jo qytetarin, që harxhon miliona e ngre në këmbë helikopterë e polici për shpëtime turistësh, por braktis qytetarin, sidomos të moshuarit

Sot qytetari shqiptar ndjehet më i huaj se kurrë në vëndin e tij. Qeveria mburret me turizmin, tunelet, rrugët, aeroportet, kullat, bujtinat etj duke vënë turistin në plan të parë ndërkohë që qytetarin nuk e kanë më në tefter.

Sot durimi është bërë si ujët e pakët dhe i ndjerë i huaj në vëndin e vet, qytetari është në makth për më tej, ose do të bëhet njësh me “organizatat” partiake për të marrë çfarë të marrë pa patur gajle për etikë e ligj, ose të jetë vetvetja e respektojë ligj e zakon duke rrezikuar të etiketohet humbameno e privohet nga të paudhët, apo t’ia çajë jashtë pa

kthim! “Buton” për jetë normale në vëndin e tij nuk ka. Sot qytetari është vetëm “mish” për “topat” zgjedhor. Një muaj në “qoshe” dhe katër vjet në “kosh” bën që sot njerëzit të ikin nga kjo botë apo përzehen nga shteti i tyre nëpër botë me pezm e pengje pafund.

I huaj në shtëpi!

Nga politika nuk pritet mrekulli. Boll pak empati, urtësi, vullnet e dëshirë e mirë për të patur qytetarin në mëndje sa herë kalon një ligj. Sot po emigron në masë rinia, një tragjedi kjo që vetëm lufta e shkakton. Boll pak empati me të riun që mbaron shkollën e gjen vetëm vënde pune që nuk duan shkollë, që krijon familje por nuk gjen shtëpi, që meriton një punë, por nuk ka mik lart, që i hyn biznesit, por shanset e rregullat e trukuara të lojës e falimentojnë etj realitete që ia sjellin pastaj emigrimin nëpërmënd.

Boll pak empati për pensionistin që vetëm barrë nuk do të jetë për fëmijët e tij. Që punoi një jetë dhe i ofrohet lëmoshë mujore e një gjeldet në vit. Që vuan nga sëmundje që e mbërthejnë brënda katër mureve por shteti nuk i ofron doktor në shtëpi, kompensim për kurim, pajisje që lehtësojnë jetën, kompensim për familjarët që kujdesen për ta etj. Një llogari bankare falas është hiçgjë para shpezimeve mjekësore të të moshuarve.

Edhe vetë kompensimi i energjisë krijon diskriminim kur mendon për të moshuar që jetojnë në shtëpitë e fëmijëve sepse shteti nuk u dha një shtëpi si të tjerëve në vitet 90 (ndërkohë dhurohen shtëpi pas tërmetit). E pa tapi nuk ka kompensim, një padrejtësi “ligjore” kjo që ka si premisë një tjetër padrejtësi “ligjore” si mohimi i kontributit të jetës për të privatizuar e pasur një tapi. Dhe kjo kur plot nga këta të moshuar janë edhe pronarë historikë me pronën që shteti “ligjërisht” nuk e ktheu tek i zoti, por tek më i “zoti” me kulisat e politikës pas!

Një shtet human nuk e shndërron azilin në luks për të moshuarit tanë. Nuk e detyron të moshuarin e pamundur të paraqitet dy herë në vit në bankë për ta parë që jeton ndërkohë që gjëndja civile di fatin e gjithkujt! Nuk u kërkon të moshuarve të rinovojnë kartën e identitetit ndryshe mbeten pa pension, por e zgjat afatin pambarim. Nuk i zvarrit nëpër zyra për një fotografi e një firmë por ua sjell shërbimin në shtëpi dhe u kompeson çdo shpenzim etj kalvare pafund që ku më shumë e ku më pak, prindërit tanë të moshuar i përjetojnë padallim.

Rinia po ikën jo vetëm se e sotmja mbart plot makth për ta, por edhe se braktisja e pensionistëve është paralajmërim për ata. E mbi të gjitha nuk kanë më gjë në dorë. Vota nuk vlen më, sepse fituesit nuk janë më suprizë dhe referendumi është tabu.

Një shtet që nuk kujdeset për të shkuarën nuk përçon mesazhin e duhur për të ndërtuar të ardhmen në vënd dhe fatkeqësisht gjërat kanë shkuar në esktrem. Pleqëria po shndërrohet në kalvar vuajtjesh me shtetin që vë në plan të parë turistin, por jo qytetarin, që harxhon miliona e ngre në këmbë helikopterë e polici për shpëtime turistësh, por braktis qytetarin, sidomos të moshuarit që keq me fëmijët rrotull në një vënd që nuk u garanton dot atyre normalitet dhe po aq keq edhe me fëmijët emigrantë që lënë pas mall në vetmi.

Rinia po ikën jo vetëm se e sotmja mbart plot makth për ta, por edhe se braktisja e pensionistëve është paralajmërim për ata. E mbi të gjitha nuk kanë më gjë në dorë. Vota nuk vlen më, sepse fituesit nuk janë më suprizë dhe referendumi është tabu. Pa rikthyer ligjin mazhoritar me dy raunde me korrigjim proporcional kombëtar që tregon sa u vlen “lëkura” politikanëve nga Rama, Berisha, Meta, Basha e “kope”, nuk kemi gjë në vijë. Tam-tamet e festës së vulës në PD e 33 vjetorit të PS nuk janë ogur i mbarë. Shqiptarët po ikin se nuk po ikin ata dhe sistemi që i “klonon” vazhdimisht.