Prof. Arben Malaj: Zhvlerësimi i euros

914
Zhvlerësimi i euros gjatë muajve të fundit ka nxitur debatet lidhur me shkaqet, dhe kush përfiton dhe kush dëmtohet. Ka kolegë që në artikujt e tyre publikë e konsiderojnë situatën sikur aktualisht jemi përballë fenomenit që në ekonomi quhet “Dutch Disease – Sëmundja Holandeze” duke kërkuar ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit. 

Vende të ndryshme aplikojnë sisteme të ndryshme të kurseve të këmbimit, duke filluar me 

(i) dorëzimin e monedhës kombëtare për një monedhë të përbashkët siç është rasti i 19 vendeve të eurozonës, 

(ii) lidhjen e monedhës kombëtare me një monedhë të fortë ( https://www.investopedia.com/…/gl…/fixed-pegged-exchange.asp ) 

(iii) aplikojnë kurse këmbimi luhatës ( https://www.investopedia.com/articles/03/020603.asp ) .

Shqipëria që në vitin 1992 ka zgjedhur opsionin e fundit. Kurset e këmbimit luhatës rekomandohen për vende me nivel të lartë të decitit tregtare dhe aftësi të ultë konkuruese, ku aktualisht përfshihet edhe vendi ynë.

I. Padyshim zhvleftësimi i euros ka kosto mbi 

(i) punonjësit që i marrin pagat në euro dhe i kanë shpenzimet në lekë; 

(ii) punonjësit që i marrin të ardhurat në lekë dhe kanë kreditë në euro;

(iii) prindërit që i kanë të ardhurat në lekë dhe i kanë kostot e arsimimit të fëmijve të tyre në euro; 

(iv) personat që kanë kosto imediate apo të përhershme shëndetësore, të cilat mund t’i kenë të ardhurat në monedhë kombëtare por kostot brenda vendit ose jashtë janë në euro; 

(v) kanë kosto familjet që përfitojnë të ardhura nga emigrantet dhe i kanë shpenzimet e tyre në lekë, sepse marin më pak lekë për të njëtën shumë në euro të dëguar çdo muaj nga fëmijët e tyre; 

vi) dëmtohen (jo pak shpresojmë për një kohë të shkurtër) eksportuesit, kjo është pasoja më e rëndë, sepse, nëse vepron për kohë të gjatë, prek aftësinë konkurruese të ekonomisë, ul ritmet e rritjes ekonomike dhe rritjes së papunësinë;

vii) ka efekte mbi politikën monetare të Bankave Qendrore;

Por këto kosto mund të amortizohen me politika fiskale dhe reforma strukturore që ulin kostot e bizneseve eksportuese, nxisin teknologjitë e reja, rritin produktivitetin duke amortizuar goditjen e kursit të këmbimit.

Këshillat “profesionale” se Banka Qendrore duhet të garantojë stabilitetin e kursit të këmbimit, edhe profesionalisht është i gabuar për disa arsye.

Po theksoj dy prej tyre: 
1. Shqipëria nuk është në kushtet e “Sëmundjes holandeze” e cila nënkupton jo thjesht hyrje të mëdha të monedhave të huaja, por vartësi të madhe të ekonomisë kryesisht nga të ardhurat valutore dhe buxhetore nga burime natyrore si nafta, gazi, fosfori etje ( Russia should be worried now: oil-and-gas exports make up 70% of Russia’s annual exports and 52% of the federal budget.)

2. Tronditjet e kursit të këmbimit duhet të kenë anë të mëdha dhe në kohë të shkurtëra, rastet e Venezuelës dhe Rusisë, ( 2014 THIS YEAR the Russian rouble has lost 25% of its value)

Vlerësimi si studiues i ekonomisë së vendit tonë është që ne nuk mund të amortizojmë efektet e zhvleftësimit të euros vetëm me instrumenta të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë. Duhet të harmonizohen masat për të reduktuar efektin e zhvleftësimit të euros.

Nëse forcimi i monedhës kombëtare do të bazohet në reduktimin e deficitit tregtar për shkak të rritjes së eksporteve tona, rritjes së investimeve të huaja, rritjes së të ardhurave nga turizmi dhe hyrjet nga remitancat ky do të ishte një zhvillim pozitiv ekonomi.
Sigal