Përse Lulzim Basha kërkon ta minojë vetingun?!

213
 Bujar Nishani 
Sigal

Pse Lulzim Basha gënjen sa herë që del e flet? Është e vërtetë që opozita kërkoi Vetingun e politikanëve në 2018, por nuk e kërkoi atë nga SPAK.

Askush sot nga opozita nuk është kundër Vetingut, po përse Lulzim Basha kërkon ta minojë e ta fusë atë në xhepin e pengmarrësit të tij?

Kjo është pyetja që ai duhet t’i përgjigjet.

Përveç shumë e shumë arsyeve pse SPAK nuk ka as legjitimitetin, as moralin, as besueshmërinë e as gjasë të bëjë vetingun, kjo tezë spekulative e Lulzim Bashës bie poshtë vetëm me një argument të thjesht ligjor.

Vetimi nuk është hetim penal. Vetimi bëhet me legjislacion, mekanizma, aktor, të posaçëm, të përkohshëm, të pavarur, për të evidentuar fakte e prova të paligjshmërisë.

SPAK është pikërisht për të marrë më pas këto fakte e prova për t’i hetuar penalisht.

SPAK nuk mund të përgatisë punën për SPAK. Kjo nuk është vetëm qesharake, por djallëzi prej skuthash.

Vetimi i pasurive të pajustifikuara të politikanëve dhe familjarëve të tyre do të bëhet me patjetër një ditë të afërme, do apo nuk do Lulzim Basha dhe Edi Rama.

PD dhe opozita as nuk drejtohet e as bëhet e besueshme për shqiptarët, me një kryetar që vetëm gënjen! Të shpëtojmë PD për të shpëtuar Shqipërinë!