Pali Nito: Korrupsionin jo thjeshtë ta deklarojmë por pikë së pari ta luftojmë me masa gjithëpërfshirëse

60
Sigal

Nga informacioni që disponoj më rezulton se korrupsioni është bërë një dukuri serioze dhe alarmante pasi i ka shtrirë dhe përhapur tentakulat kanceroze anë e tejmbanë vëndit e që me meritë ka fituar të drejtën e qytetarisë. Me dhimbje e e dëshpërim e pranojmë se përmasat që ka marë korrupsion n aka shndrruar në një shoqëri tejmbanë të korruptuar. Korrupsioni është më tepër i përhapur dhe i pranishëm veçanërisht në formën e rryshfeteve. heksoj dhe njëherazi nënvizoj se as 95 % të rasteve rryshfeti është dhënë dhe aplikuar në formën e parasë së gashme , ndërsa pjesa tjetër e rryshfetit është dhënë çdo individi në shërbime publike me një ndjenjë të theksuar keqardhjeje dhe dëshpëruese e pohoj pa as më të voglin ekujvokë dhe dyshim se jemi një shoqëri përgjithësisht e infektuar dhe e kalbëzuar nga korrupsioni , nga kjo dukuri kanceroze që po e shkatërron nga themelet shoqërinë tonë të brishtë e që ështëende në tranzicion të tejzgjatur e të pambarimtë .Një rol të rënësishëm në luftën ndaj korrupsionit luan veçanërisht media e shkruar  e cila duhet të jetë përherë e pranishme dhe gjithmonë aktive dhe operative. Në lidhje me shtypin e e shkruar, Kurt  Tucnoesky, shkrimtar i viteve  1930 – 1935 ka thënë : As teologët që predikojnë në kishë, as  oratorët në parlament, as profesorët në shkollë nuk kanë kaq ndikim sa ka shtypi. Pikërisht nga kjo thënie ikonë dhe ekselence lind nevoja dhe domosdoshmëria që shtypi të jetë  sa më aktiv dhe përherë prezent në trajtimin e korrupsionit.

Por një rol efikas, determinues e të pazëvendësueshëm luan veçanërisht drejtësia e cila duhet të godasë si shpata e Demokleut fenomenin e korrupsionit që na është ngatërruar e mpleksur si ferra nëpër këmbë. Si intelektual, studiues e komentator e opinionist dhe si person publik arsyetoj dhe gjykoj se drejtësia duhet të veprojë me instikte dhe reflekse të shpejta, të mos bëjë gjumin letargjik, e të mos jetë e vonuar , pasi një drejtësi e vonuar as më shumë e as më pak është një drejtësi totalisht e mohuar. Nuk mund ta mohojmë faktin që drejtësia po jep sinjale pozitive ndonëse jo në pritshmëritë që priten pasi i ka ndeshmëri të pamjaftueshëm në veprime. Është shqetësues dhe alarmant fakti se korrupsioni ka kapur politikanë , biznesmenë , oligarkë , administrator  qëndrorë dhe vendor  por sidomos politikanë dhe pushtetarë të pushtetshëm që me veprimet e tyre korrupive e passive poshtërojnë dhe varfërojnë në mënyrë të pamëhirshme arkën e shtetit dhe xhepat e varfër të qytetarëve . Prandaj është nevojë dhe domosdoshmëri emergjente që opozita dhe mazhoranca qeverisëse të bashkojnë forcat dhe të jenë sa më fleksibël e sa më aktivë në luftën e përbashkët kundër korrupsionit , kësaj dukurie aspak normale që na është mpleksur e ngatërruar  si ferra nëpër këmbë . Prandaj bëj apel qytetar , të bëhemi të gjithë bashkë në luftën kundër korrupsionit pasi është në interest ë qytetarëve e të shoqërisë tonë që ka korrupsion . Kjo duket sheshit dhe ashiqare , madje këtë e dinë dhe çiliminjtë latantë por çështja është most ë qëndrojmë indiferentë por ta denoncojmë dhe luftojmë të me forma dhe mënyra gjithëpërfshirëse.