Pali Nito: Arratisja e trurit dhe indiferenca e politikës shqiptare

153
Sigal

Truri, ajka dhe ekselenca e Kombit dhe shoqërisë Shqiptare përball një realiteti të dhimbshëm, të pashpresë e në dëshpërim total, ka vite që vazhdon braktisjen e vendit duke emigruar pandalshmërisht drej Shteteve të zhvilluara e moderne perëndimore për një jetë më të mirë. Dhe si për ironi të fatit këto Shtete shfrytëzojnë trurin shqiptar pa as më të voglin kosto, sepse këtë kosto e ka paguar Shteti shqiptar. As më shumë e as më pak një hemoragji dhe rrjedhje serioze e trurit, inteligjencës dhe ekselencës së Shtetit dhe shoqërisë shqiptare, që ikin dhe vetëm ikin pa kurrfarë mëdyshje dhe pa e kthyer kokën mbrapa. Dhe a e dini përse largohen? Largohen, sepse ndihen totalisht të papërfillur, të pamotivuar, të braktisur e të ofenduar nga politika, shteti dhe shoqëria, pasi askush nuk interesohet, përkujdeset dhe inpenjohet që t‘i punësojë në profilet e tyre, në fushat e tyre respektive ku ata janë diplomuar! Askush nuk ka vullnet, përgjegjësi e seriozitet, nuk ka ide, vision dhe alternativa të qarta për angazhimin dhe përfshirjen e trurit në institucionet shkencore dhe akademike, apo në administratën qëndrore e lokale, në institucione të rëndësishme shtetërore, dhe pse jo, mund të përfshihen e të angazhohen edhe në politikë. Shkaku kryesor për këtë indiferencë ndaj inteligjencës sonë është politika dhe politikanët tanë dritë shkurtër, që më parë mendojnë për punësimin e militantëve e simpatizantëve mediokër, primitive, dallkaut e alabak, që mbushin mitingjet se sa për njerëzit me profil inteligjent e profesionalisht të pregatitur, të zotë, të aftë e kopentent e të përkushtuar për të drejtuar në fushat respektive e për t‘i kontribuar zhvillimit të vendit, qytetarëve dhe mbarë shoqërisë tonë që është ende në trazicion të pafund. Theksojmë se një mentalitet dhe konceptim i tillë ndaj inteligjencës shqiptare i kanë të dyja krahët e politikës si e djathta ashtu dhe e majta dhe sapo një parti vjen në pushtet më parë mendohet për të rregulluar, priveligjuar dhe sistemuar militantët se sa për të zbatuar programin e qeverisë, që është në favor të qytetarëve dhe mbarë shoqërisë, pale më për të menduar për intelektualët, që janë truri, ajka dhe ekselenca e vëndit e Kombit. Është pikërisht kjo arsyeja që truri shqiptar largohet nga sytë këmbët e ku të mund e si të mund për të punuar e jetuar për një të ardhme e jetë më komode e më të mirë në vendet e zhvilluara Euroatlantike. Dhe ç‡uditërisht dhe paradoksalisht përballë këtij realiteti skandaloz, apsurd dhe të pakuptimtë, të trishtë e të hidhur, politika, qeveria dhe Shteti Shqiptarë demostrojnë dhe shpalosin dukshëm miopi, shurdhëri, memecëri e pa ndjeshmëri. Me të vërtetë e pafalshme dhe e pa tolerueshme një vlerësim dhe qëndrim i tillë ndaj kësaj pasurie të madhe Kombëtare e që urgjentisht duhet ta korigjojmë e ndreqim sa më parë e sa nuk është vonë. Sikundër dihet, Shqipëria inporton ç‡do gjë dhe gjithshka përfshi edhe barin e thatë për të ushqyer e mbajtur gjallë blektorinë dhe si për ironi në këmbim të tyre eksporton me ovarda gjënë më të shtrenjtë dhe pasurinë më cilësore e më të vyer pra trurin e vendit. Pra paradoks më të madh nuk ka dhe nuk mund të gjesh gjëkundi. Dhe të mos harrojmë se familja, shteti dhe shoqëria shqiptare kanë investuar shuma të konsiderueshme financiare dhe kanë sakrifikuar jo pak për arsimimin, kualifikimin, pregatitjen dhe profesionalizmin e gjithë kësaj inteligjence, të cilën vendet e zhvilluara ku emigron truri shqiptar e shfrytëzojnë pa kurfarë kosto dhe krejt bajdava. Pra, si kundër shihet tërë këta kuadro të fushave të ndryshme janë rritur e selitur me mundim e privacion tamam si fëmija në pelena, prandaj nuk duhet t‘i humbasim, t‘i shpërfillim, e emigrojmë, por përkundrazi t‘i mbajmë afër, të përkujdesemi t‘i trajtojmë e t‘i fitojmë. Por ajo që duhet të na shqetësojë është fakti dëshpërues se hemoragjia e pafrenuar e trurit ka përfshirë të gjitha fushat dhe profilet e veprimtarisë intelektuale, pasi janë larguar shkencëtar, biolog, kimist, matematicien, fizikant, ekonomist, këmgëtar, petagog, aktor, shkrimtarë, inxhinier, sportist etj, që përbëjnë ajkën e kombit e të shoqërisë sonë duke krijuar një vakum dhe dëm të math dhe demokratizimin e pandalshëm të vendit e shoqërisë tonë. Dhe nëse arratisja e trurit shqiptar vazhdon me këto ritme dhe intensitet pa dyshim që do të përballemi me pasoja të rënda për mos të thënë fatale e të pariparushme, që do t‘i kushtojë shtrenjtë zhvillimit të vendit. Dhe pas dy apo tre dekadash Shqipëria do të jetë vendi më i varfër në Evropë edhe me intelektualë. Pra shkencave dhe laboratorëve tanë do t‘ju mungojnë shkencëtarët dhe biologët, mekanikët dhe veprave industriale do t‘u mungojnë inxhinier, lexuesve do t‘u mungojnë shkrimtarët dhe romanet, skenës do i mungojnë artistët, këngëtarët dhe aktorët. Pra gjithë zhvillimit të vendit do t‘i mungojnë arkitektët e të gjitha fushave të veprimtarisë shoqërore. Dhe konkretisht sot, në këtë fillim shekulli dhe në kohët moderne, shkenca, zhvillimi dhe urbanizimi kanë arritur pika kulmore e të pakrahasueshme, e si të tilla kërkojnë urgjentisht dhe domosdoshmërisht prezencën dhe angazhimin gjithpërfshirës të trurit dhe inteligjencës shqiptare, duke paraprirë me ide, projekte, alternative e vizione, ambicje e sa më progressive. Shpresojmë, besojmë dhe urojmë që politikat e Shtetit Shqiptarë të kenë prioritet një këndëvështrim të ri dhe një vlerësim e përkujdesje më të madhe për të ardhmen e prespektivën e inteligjencës e të trurit shqiptar, që kjo pasuri të inkurajohet, të nxitet, të stimulohet, motivohet, të përkrahet e të bëhet promotor i zhvillimit dhe modernizimit të vendit dhe shoqërisë tonë demokratike. Theksoj dhe njëherazi nënvizoj se truri është ajka, elita, ekselenca dhe krenarija e Kombit i aftë që të shpalos e të demostrojë ide, koncepte e veprime bashkëkohore e moderne për zhvillimin e vendit e të shoqërisë duke spostuar e larguar nga loja mediokrit, dallkaukët primitivë, të paaftët, diletantët dhe militantët karagjos e të paditur.