Sigal

Endrit Braimllari Deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim

Çfarë ka ndodhur kur është bërë ndërrimi i kartës, si ndodhi e gjithë çështja e përdorimit të kartës së z.Tavo  në vendin e z.Bitri?

E para më vjen shumë keq që përfaqësues të rilindjes devijojnë çështjen më madhore që ka të bëjë me Teatrin apo dhe më projektligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, në një çështje kaq banana, ishte karta nuk ishte karta. Ato  e manipuluan vetë voimin dhe tendenca e tyre për ta manipuluar pikë së pari nuk është vetëm ky rast por ka shumë raste. Pra ju kei pamjet e zgjedhjes së Prokurores së Përgjithshme së Përkohshme me 69  vota ku Taulant Balla si një mashtrues tipik që është shkon atje dhe heq kartat e të gjithë deputetëve të PD. Këta bëjnë si të moralshëm kur janë pa moral.Se nuk mund të dalësh të thuash ishte Braimllari, ishte Panariti në këtë histori ku duket qartë se ça ka ndodhur dhe nuk ka ndodhur asgjë. Po e sqaroj për herë të fundit sepse me duket një çështje tërësisht banale. Aty nuk ka pasur asnjë bllokim në procesin e votimit. Votimi ka ndodhur në fund të seancës. Është përgjegjësia e Kryetarit të Kuvendit me stafin  që ka, ka dhe 400 punonjës staf, të bëjë verifikimin e të gjithë deputetëve që janë në sallë. Ai në çdo proces votimi urdhëron sekretarinë të bëjë verifikimin e deputetëve por ishin në presion në tension sepse nuk kishin presion dhe tension për shkak të votave për kalimin e këtij ligji por ishte presion se e patë shumë mirë se ça debati pati ndërmjet kryeministrit dhe Majkos për votën që nuk do merrte pjesë në votim.Ai u vu në presion dhe siklet dhe nga komunikimi i kryeministrit në gjuhë banale drejtuar ministrit të tij Majko dhe e gjitha kjo doli jashtë kontrollit për shkak të papërgjegjshmërisë qoftë atij që drejton seancën por edhe deputetëve. Nuk ka ndodhur asgjë, ka një vendim grupi që z.Bitri është vetë ç’regjistruar nga grupi i LSI-së dhe ka dalë si deputet i pavarur. Në këto raste duhet të spostohet në tavolinën përballë. Nuk ka asnjë lloj manipulimi.

Ju keni shkuar në seancë dhe keni parë vendin e z.Bitri bosh.Ju keni kërkuar më herët që z.Bitri të lirojë vendin dhe të kalojë në rradhët përpara, nuk e doni në grupin tuaj parlamentar…

Jo nuk e duam ne por në faqen e zyrtare  të Kuvendit ka dalë si deputet i pavarur, nuk e di ça procedure është ndjekur.Ne nuk është se i manipuluam votën z.Bitri ato vetë e kanë manipuluar votimin se ai e ka parë shumë mirë ku ka votuar që ka qenë karta e dikujt tjetër. Pra nuk është se aty ishte karta e z.Bitri dhe u hoqe karta dhe u fut karta e z.Vangjel.

Ju u ulët pas z.Panariti, kush ia dha kartën e z.Tavo, z.Panariti?

Karta ka qenë në tavolinë, por është manipulim i votimit bërë nga PS, manipulim dhe i fjalëve që del z.Balla lart e poshtë përhap panik me idenë që LSI, hoqi ndërroi kartën, kjo është totalisht banale. Ato vodhën dhe tjetërsuan pronën publike me ligj pra me vendim parlamenti, janë përgjegjësit kryesor të hajduterisë që po ndodh në atë parlament përs ai përket deputetëve të Rilindjes.

Shohim dhe pamjet…

Aty nuk ka kartë, nuk është se z. Panariti hoqi kartën e z.Bitri dhe futi kartën e z.Tavo për të manipuluar procesin dhe  nuk mundet z.Panariti për shkak të kulturës që ka të bëjë atë veprim. Të jemi të gjithë të qartë.

Po pse vendosi kartën e z.Tavo?

Po sepse ishte pa kartë kompjuteri.

Meqë z.Tavo nuk ishte pse duhet ta vendoste?

Po z.Tavo mund të vinte në seancë

Mund ta vendoste vetë z.Tavo..

Nuk ka asnjë lloj problemi në këtë drejtim sepse Kryetari i Kuvendit duhet të verifikojë prezencën.

Vendosja e kartës ka ndodhur në mëngjes rreth orës 12..

Po po, nuk është proces votimi fare.Është tërësisht lajm i rremë për manipulim votimi nga ana e deputetëve të LSI-së.Është një bllof i PS.

PS nuk ka deklaruar manipulim votimi por ndërrim kartash..

Merrni deputetët një nga një të gjithë për momente të ndryshme e ndryshojnë kartën pra ulen në vend tjetër dhe votojnë në vend tjetër. Mjafton që karta të jetë pjesë e procesit. Kjo është përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit për procesin e votimit, nuk është i deputëve. Këto kanë manipuluar procesin vetë. Dhe z.Bitri kur votoi i pa që ishte karta e z.Tavo aty, nuk është se aty u bllokua fizikisht të mos votonte, ajo ka ndodhur në orën 12 mos gaboj, votimi është bërë në 8 të darkës.

Pra nga ora 12 deri në orën 10 të mbrëmjes karta e z.Tavo ka qëndruar në vend?

Po dhe Kryetari i ka kompjuterin para e verifikon.

Pra ka qenë aty dhe nuk e ka konstatuar?

Po patjetër por kanë dashur vetë ta bënn këtë gjë. E dyta ua thashë situata doli jashtë kontrollit sepse do kalohej një ligj që dhe vetë ishin të bindur që po vidhnin pronën publike me ligj. Ky është kulmi dhe ky është thelbi kryesor. PS për të devijuar çështjen nga thelbi i asaj seance del e merret me këto gjëra. Kemi të bëjmë më një kryeministër hajdut i cili tjetërson pronën publike

Çështja nuk u ngrit nga PS se ishte një letër e z.Vasili, një letër z.Spaho për manipulim votimi..

Po sepse u manipulua procesi i votimit.

Po mirë ju kur e dinit këtë proces pse nuk e njoftuat z.Vasili përpara për ti shpjeguar që kjo gjëja ka ndodhur sepse ne zhvendosëm kartën e z.Tavo nga karrigia  x në y?

Në momentin kur është bërë votimi unë kaq qenë në pjesën ku rri kryeministri dhe qeveria nuk kam qenë fare aty. Të jeni të bindur po të ishim të ulur te vendet tona do i kishim thënë z.Bitri ti mos voto se nuk është karta jote. Ne kishim shkuar përpara dhe nuk ma mori mendja që z.Bitri që e mban kartën në portofol, vjen heq kartën që aty dhe fut kartën voton. Por është bërë me vetëdije të plotë kjo gjë.

Ndodhi ndryshimi me votën e z.Bitri në emër të z.Tavo ju e njoftuat z.Vasili?

Po jo pra se ky zotëria e ka bërë me vetëdije të plotë.Karta ka emrin sipër. Është një intrigë e PS siç janë mësuar të bëjnë gjithmonë.Dhe kjo sepse kërkojnë të devijojnë çështjen nga një shumë madhore. Cili ishte lajmi dje? Nuk ishte që këto hajdutë të pronës publike tjetërsuan pronën publike por lajmi ishte që deputetët e LSI heqin kartën.

Edhe ju i dhatë dorë…

Nuk i dhamë dorë fare se ne nuk manipuluam procesin. Nuk ishte në proces votimi ndryshimi i kartës. Pra manipulim do ishte nëse do bëhej ajo që bëri Taulant Balla ditën kur u zgjodh Arta Marku.Ky është manipulim. Ato tjetërsuan pronën publike, vodhën pronën publike, ligjëruan hajdutërinë e kryeministrit, ranë pre e një kryeministri që pas shumë kohësh të jeni të bindur do dali të thotë publikisht që nuk është faji im, është faji i deputetëve dhe kryetarit tim të bashkisë që bën këtë vjedhje spektakolare të pronës publike, se ky i tillë është. Çështja është që Tirana do mbushet me kulla klienteliste për  të pastruar paratë e trafikut.Dhe përgjegjësi kryesor është Edi Rama, ky është lajmi kryesor jo heqja e kartës, vendosja e kartës. Pastaj mos të harrojmë që dje ka qenë një lajm shumë i rëndësishëm përsa i përket sistemit të drejtësisë në vend. Kjo mazhorancë tentoi  për herë të fundit të shkatërrojë, të minojë totalisht procesin e drejtësisë edhe pse e ka minuar prej kohësh me sjelljen e atij projektligji në parlament.Keni dëgjuar dje deklaratën e z.Naço i cili është shumë i qartë në qëndrimin e LSI-së. Pra në mungesë të KLP-së dhe të KLGJ-së, këto kërkojnë ti rikthehen sistemit të vjetër. Pra e mbani mend shumë mirë në atë kohë pse duhej sistemi, reforma në drejtësi. Që ne ti iknim KLD-së e cila nuk shkarkonte gjyqtarët, emëronte në mënyrë nepotike dhe këto tani kërkojnë që ti rikthehemi përsëri të sistemi i vjetër, pra këtu kuptohet se kush nuk e do dhe kush nuk e kërkon reformën në drejtësi. Pra me këtë veprim që kjo mazhorancë tentoi të bënte dje, kishte të bënte drejtpërdrejt me dhënien e një mesazhi shumë të qartë për qyetarët që këto nuk kanë ndërmend ta ngrenë KLP dhe KLGJ. Pra u rikthyem përsëri te ajo KLD ku nuk po themi opozita që ne e kemi kritikuar herë pas here por vetë ministrja e tyre e drejtësië para 1 muaji apo 2, në një vendim që mori KLD-ja doli dhe e tha shumë qartë: KLD nepotike, me skandale, histori pafund. Dhe këto përsëri kërkojnë të na kthejnë atje. Pra ky është mesazhi i qartë që nuk e duan sistemin e drejtësisë.

Si një mënyrë zhbllokimi për ata magjistratë që duhet të nisin në shtator..

Nuk është mënyrë zhbllokimi kjo gjë, kjo është një strategji e qartë e Edi Ramës dh e rilindjes për të shkatërruar njëherë e mirë sistemin në drejtësi. E ka lënë vendin pa gjykatë kushtetuese. Pse mendoni së është pa qëllim? Sepse nuk ke ku të ankimosh projektligjet e kësaj qeverie. Nëse do kërkohet të ankimohet po themi ligji për teatrin që keëta kaluan në mënyrë hajdute në parlament. Ku do e ankimosh? Nuk ka gjykatë kushtetuese. Pra rrënja e sistemit të drejtësisë, shkatërrimi i gjykatës kushtetuese, bllokimi dhe i gjykatës së lartë dhe të gjitha me rradhe vjen vetëm për një arsye që ky të shkatërrojë sistemin në drejtësi në vend sepse e ka më kollaj të shtrijë pushtetin e tij të errët në çdo cep të shoqërisë dhe duke shkatërruar çdo proces dhe çdo sistem. Ky është lajmi i ditës sot.

Me znj.Kryemadhi keni pasur komunikim personalisht për çështjen e ndërrimit të kartave?

Unë kam pasur komunikim me Kryetaren e LSI, Kryetarin e Grupit Parlamentar të LSI-së, sepse kemi pasur mbledhje grupi diten e djeshme dhe kemi pasur komunikim për çështjen më të rëndësishme që po kalojnë shqiptarët. Për shkatërrimin e sistemit të drejtësisë dhe për vjedhjen e pronës publike. Këto janë çështjet që ne na rëndojnë drejtpërdrejt, jo ne si deputetë të opozitës por kësaj qeverie dhe ne kemi  ndjeshmëri të lartë shoqërore sepse po shkatërrohet çdo gjë në këtë vend.Ky është komunikimi që unë kam me Kryetaren e LSI-së, me kryetarin e grupit parlamentar dhe me të gjithë deputetët e LSI-së. Pastaj sesi e manipulon PS, Taulant Balla procesin e votimit apo sesi do tia shesi shqiptarëve ky është një turp kombëtar që ai e bën për të devijuar vëmendjen nga kjo çështje kaq madhore për vendin. Vjedhja e pronës publike dhe shkatërrimi i sistemit të drejtësisë.

Votimi i konsderua i vlefshëm se me një votë plus apo minus, pavarësisht se unë jam kundër këtij standardi, që nëse ka një shkelje të votës vota e një deputeti nuk ka shkuar në emër të vet absolutisht që duhet të përsëritet.

Mund të votonte me karton deputeti. Këtu nuk është çështje te vota por te morali i kësaj mazhorance. Këtu është shkatërruar parimi bazë i funksionimit të shtetit të së drejtës. Këtu ka rënë sistemi i drejtësisë. E kupton për ça vjen të bën moral sot Taulant Balla me shok? Të bëjnë moral për kartën, kur ndërkohë këtu ka rënë sistemi i drejtësië, ka rënë shteti i së drejtës. Pra kjo bëhet vetëm për të devijuar vëmendjen nga shkatërrimi i Shqipërisë. Tjetërsimi dhe vjedhja e pronës publike me ligj do hyjë në histori. Ato 75 deputetë, edhe ky që po trajtohet si plaçkë tregu do hyjë në histori sepse kanë votuar për herë të parë në historinë e këtij parlamenti një vjedhje totale të pronës publike për interes të kryeministrit të vendit për të pastruar paratë e trafikut dhe për të ndërtuar në Tiranë kulla klienteliste. Të jeni të qartë për këtë do hynë në histori dhe këtë përgjegjësi do e mbajnë ato. Sepse jeta është e gjatë historia përsëritet dhe çdo gjë rikthehet. Nga ana tjetër është i turpshëm provokimi që bënin dje me ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Për çështjen e magjistratëve të rinj ishin të domosdoshme 84 vota. PS nuk i ka dhe nuk mundi dot as ti bëjë me mungesën e opozitës të enjten. Çfarë pritet të ndodhë? Ka eksponentë të LSI-së që mund të japin votën?

E ka trajtuar gjerësisht dje dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, z.Vasili. E ka thënë qartazi që nuk ka komunikim me zyrtarë dhe jo zyrtar me PS me këtë çështje. Ne jemi të vendosur të mos shkatërrojmë sistemin e drejtësisë në vend. Që të mos rikthehemi përsëri të një sistem i vjetër. Atëherë çfarë kuptimi do kishte konsensusi i 21 korrikut për të nisur reforma në drejtësi. Që ti rikthehemi përsëri kësaj KLD? Që gjithë palët ka hedhur dhe kanë thënë që KLD është nepotike. KLD është e njëanshme etj me rradhë. Atëherë ça kuptimi ka sistemi i drejtësisë? Po këto  e bëjnë për një qëllim sepse mesazhi i qartë që dha dje mazhranca është që në këtë vend nuk ngrihet më KLP, KLGJ sepse nuk duan SPAKUN.Ai është meraku i madh që kanë këto. Që dalin e propagandojnë poshtë e lartë për sistemin në drejtësi, që opozita ka frikë nga drejtësia. Po ça frike ka opozita nga drejtësia? Sepse ai po vjedh pronën publike? Nëse do ketë sistem drejtësie në vend, gjykatë kushtetuese dhe nëse funksionon sistemi i drejtësisë të jeni të bindur që nuk do ketë përgjegjës për atë votim në mënyrë të hajduterisë më të madhe të pronës publike? Prandaj është e mirëmenduar kjo gjë. Shkatërron sistemin e drejtësisë, vjedh pronën publike, shkatërron vendin me qëllim që mos të ketë sistem drejtësie që të dënojë këto persona që ditën tjetërsojnë pronën publike.