Padrejtësi e paguar dhe drejtësi e vonuar

546
Sigal

Albi Koçi

Pas denoncimeve
të vazhdueshme të forumit “Djemtë e Gjirokastrës” në mediat e shkruara,
drejtuar institucioneve përgjegjëse lokale dhe qendrore ku kërkohej nga ne, në
mënyrë ultimative heqjen e një fotoje vendosur në muzeun e ri të përuruar në
nëntor 2012 në  stendën ku tregohej
historia e Gjirokastrës gjatë Luftës të Parë Botërore, askush nuk i dëgjoi apo
vlerësoi thirrjet tona. Kjo foto e vendosur vjedhurazi dhe e paguar nga qarqe
të caktuara me dhrahmi falso nën dorë konstruktorëve të këtij muzeu, nuk ishte
gjë tjetër vetëm blerje e hapur dhe transformim i historisë së krahinës sonë.
Ne akuzojmë hapur konstruktorët e muzeut të ri në Gjirokastër për veprim
korruptiv edhe antikombëtar, njëkohësisht edhe transformim i historisë sonë të
shenjtë dhe ky muze glorifikoi pikërisht ata të cilët 102 vjet më parë dogjën
Gjirokastrën,Tepelenën, Përmetin edhe gjithë jugun e Shqipërisë në emër të fesë
apo ideologjive politike kriminale të krijuara aty për aty në rrethana
historike të caktuara. Duke u bazuar në të drejtën tonë qytetare dhe
patriotike, ne forumi “Djemtë e Gjirokastrës’ dhe Klubi i Patriotëve të Rinj
mbështesim njëzëri heqjen e fotografisë që përkujton kriminelët ISIS-ianë të 1914-s nga një prej
stendave të muzeut të ri të Gjirokastrës dhe vendosjen mbi fotografinë e turpit
institucional që filloi të ‘mbajë erë’ më nëntor 2012 edhe që vazhdoi deri
ditën e djeshme, ne vendosim mbi aktin tradhtar foto të kapedanëve të
Gjirokastrës e Labërisë që 102 vjet më parë luftuan kundër atyre që masakruan
popullin e jugut aktual të Shqipërisë . Era e tradhtisë dhe e korrupsionit, dhe
pse u denoncua  nga ne për 4 vjet, askush
nuk veproi nga institucionet, askush nuk e dëgjoi zërin e kapedanëve që nga thellësia
e historisë të tyre të lavdishme i thërrisnin me mllef pasardhësve të tyre.
Kapedani i Kolonjës e Labërisë Kamber Hoxha, kapedani i Golëmit, Sulo Beqiri,
gjithashtu; Çerziz Topulli, Selam Musai, Sali Vranishti, Sali Butka etj, që
dikur luftuan dhe mbrojtën popullin shqiptar nga sëpatat e shokëve të Zografos
e Venizellosit, të cilët nuk e shikojnë veten në asnjë muze, ndërsa foto të
bandave vendosen në muzet tona me një ‘fjongo dhrahmie’ mbi të. Në rast se
dikush kërkon të luajë apo të blejë të tashmen apo të ardhmen tonë le ta bëjë,
po e lamë të gjithë ne. Nga e kaluara jonë legjendare hiqini duart, o të
babëzitur të pa fe e të pa atdhe. Askush nuk do t’u lejojë q ta blini apo transformoni
atë, as shpirtra e luftëtarëve të dikurshëm, as dora dhe guximi i të rinjve që
vendosi dje drejtësinë historike në vend, në Gjirokastër. Kini tentuar në
lapidarin e Hormovitëve të fshihni autorësinë duke blerë krye komunarin apo
gjetkë duke lënë në harresë rilindasit, por keni gjetur dhe do të gjeni përballë
jush të vendosur, forumin “Djemtë e Gjirokastrës’ që kurdoherë do t’iu bëhet pengesë
e pakapërcyeshme, digë, përpara lumenjve të tradhtisë dhe harresës institucionale.
Më 28 tetor autobusë me shtetas grek, të cilët nuk vizituan vetëm varrezat e
ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri më 1940, por edhe këtë muze të pa
certifikuar nga Ministria e Kulturës dhe të ndërtuar nga fondacione fantazmë si
Fondacioni “Gjirokastra”. të cilët në këtë muze vendosin  stenda ku glorifikohen kriminelët andartë
grekë, ata që janë njëlloj si terroristët e ISIS-t në fatkeqësitë që shkaktuan
më 1914-n. Ka ardhur koha që edhe vetë populli vëlla grek të kuptojë edhe të
dijë historinë e vërtetë e jo historinë e gatuar edhe stisur nga kalemxhinjtë
shovinistë grekë. Ky është turpi më i madh, kur shikon që histori dikur tragjike
shndërrohen pas 102 vjetësh në mënyrë tragjikomike në muze me stenda qesharake
por që turpërojnë edhe institucionet tona të pa përgjegjshme.

 

Përfaqësues i
forumit “Djemtë e Gjirokastrës”