Rrëfimi i panjohur i Klement Balilit

603
Sigal

Si është e mundur të jem
“Eskobari i Ballkanit” dhe të mos jetoj në luks i pasur?

Lefteris Bidela

44-vjeçari shqiptar
Klement Balili akuzohet nga autoritetet greke që  është një drejtues i një organizate kriminale,
e cila shpërndan në Evropë – nëpërmjet Greqisë, sasi të mëdha të drogës. Edhe
pse media greke dhe shqiptare e ka cilësuar “Escobar Balkan”, është
zyrtarisht i akuzuar vetëm për “rastin e trafikimit të drogës, që u kap në
Zakintho”, siç u bë e njohur. Policia greke ka lëshuar një urdhër arresti
kundër tij dhe i ka kërkuar autoriteteve shqiptare ekstradimin në Greqi, sepse
nga hetimi u gjetën prova që e implikojnë në trafikimin  e rreth 700 kg kanabis  në një motoskaf të nisur nga Saranda për në
ishullin e Zaqinthos. Droga u transportua me kamionë në një magazinë në
Aspropyrgos, të cilën e gjetën pas operacionit të  Policisë greke. Atëherë u arrestuan 15
persona, me kombësi greke dhe shqiptare. Sipas dosjes, Balilin e  “djegin” bisedimet telefonike të Balilit me
drejtuesin kryesor  të organizatës
kriminale, të përgjuara ligjërisht nga DEA. Për më tepër, sipas burimeve të
policisë, pas trafikimit të  1.6 ton
kanabis  të konfiskuar javën e kaluar në
Afidnes të Atikës, qëndron një degë e organizatës kriminale, e cila, sipas
policisë greke, drejtohet nga Balili. Drejtues të Policisë greke pohojnë, që
ende nuk ka asnjë provë konkrete kundër 44 vjeçarit shqiptar, (Balilit), por ka
indikacione, se kjo degë e organizatës drejtohet nga Balili.

Klement Balili, për “Ethnos të së dielës”:
Akuza e policisë greke ndaj meje është shpifje

I ashtuquajturi
“Escobar Balkan” flet për “të dielën Kombit” dhe kundërshton
 akuzën shumë të rëndë kundër tij,  të hartuar dhe përpiluar  nga seksioni i policisë greke kundër
trafikimit të lëndëve narkotike, DEA. “Është krejtësisht e pabazuar,
arbitrare, akuza që më jep policia greke dhe është bërë qëllimisht që të
mashtrojë edhe Drejtësinë greke dhe, duke u përpjekur për të mashtruar dhe Drejtësinë
në  Shqipëri.
E gjithë historia, siç kam lexuar atë,
sepse dosjen e akuzave ma solli avokati im, Mr. Alexis Kougias, nuk ka prova
kundër meje, por vetëm një skenar, i ndërtuar në mënyrë arbitrare nga policia,
e cila është bazuar në një kontakt timin telefonik, me një çështje, krejtësisht,
të kundërt, që unë nuk e dija, me një person, aktualisht e përfshirë në këtë
rast, por që unë nuk kisha asnjë lloj dijenie për veprimtarinë e tij në
trafikimin e lëndëve narkotike. Unë jam i sigurt se disa drejtues  të Policisë greke, hartuan, përpiluan  këto akuza në dëm tim, së bashku me disa
drejtues të ish kryeministrit të Shqipërisë, Berisha, për shkak se anëtari i im
i familjes, konkretisht, nipi im, i cili është një avokat, është një anëtar i
rëndësishëm i partisë në pushtet në Shqipëri dhe për këtë arsye ata krijuan
këtë rast për ta shfrytëzuar atë politikisht dhe të dëmtojnë kryeministrin Edi
Rama.”, – shprehet Klement Balili, për “Ethnos të së dielës”.

Akuza

Klement Balili,
i cili pohon në intervistën e tij për “Ethnos të së dielës”, që ka
rënë viktimë e intrigave ndaj  autoriteteve greke dhe Kryeministrit të
Shqipërisë (!),  dhe zbardh, se dosja
përkatëse e akuzave ndaj tij për trafikim lëndëve narkotike,  nuk është dërguar ende Prokurorisë shqiptare. “Disa
 persona konkretë, duke e njohur
legjislacionin në Shqipëri, dhe se vetëm, duke lëshuar një urdhër arresti,
mundet  që një shtetas shqiptar të
arrestohet,  pa qenë kurrë në Greqi, dhanë
 këtë urdhër arresti ndaj meje,  dhe krijuan një klimë stuhie komunikimi me
mediat e tyre në Shqipëri, pa u dhënë në organet e drejtësisë shqiptare asnjë
fakt për çështjen për të cilën unë akuzohem pa të drejtë nga autoritetet e
policisë greke.  Ata kanë kaluar shumë
muaj, nga moment kur u bë publik kjo akuzë, në Greqi dhe Shqipëri, edhe pse
autoritetet shqiptare  kanë kërkuar
vazhdimisht informacion, autoritetet greke nuk kanë dërguar asnjë dokument,
asnjë provë, asnjë fakt, asnjë urdhër arresti. Avokati im në Greqi, z Kougias
vazhdimisht  ka bërë përpjekje për të
dërguar këto dokumente,  për të vendosur
autoritetet shqiptare, nëse duhet të ekzekutojnë  urdhër arrestin, apo jo, dhe nuk e kanë bërë
“, pohon i ashtuquajturi” Escobar i Ballkanit ” . Për më tepër,
ai pohon me këmbëngulje, që kurrë në jetën e tij nuk kishte asnjë veprimtari që
ta lidhte me trafikun e 750 kg hashish. Sipas njoftimeve, në korrik të vitit
2006, ai ishte i përfshirë në transportimin e 750 kg kanabis, por ajo akuzë u
pushua dhe çështja kaloi në arkiv. “Kjo është një gënjeshtër dhe shpifje,
madje edhe një manipulim i qëllimshëm të cilat i shfrytëzon Berisha dhe opozita
në mënyrë që të dëmtojë qeverinë, për shkak se ata nuk kanë asgjë tjetër për çështje
të  Drejtësisë,” u përgjigj Balili
dhe shton: “Fakti që rasti është ngritur për arsye politike prej opozitës
dhe pjesëtarëve të Policisë greke, të cilat bashkëpunojnë dhe që kanë ndoshta
simpati të veçanta politike në Greqi dhe që janë  palë të njëjta me partinë e Berishës në
Shqipëri dëshmohet nga fakti se, njëkohësisht, u publikuan  këto akuza në Greqi dhe Shqipëri, ku asnjë
prej tyre nuk ka në dorë asnjë fakt nga kjo çështje”., – thotë Balili.

Klement Balili përgënjeshtron dhe pretendimet
e jetës luksoze, anije, vila dhe pasuri të mëdha.

“Kam lexuar
se më kanë pagëzuar ” Escobar i Balkanit ”, por unë jam habitur dhe më bën përshtypje,
se si është e mundur që asnjë nuk ka bërë asnjë hulumtim, ndonjë reportazh
serioz, për të gjetur, nëse unë kam patur ndonjëherë në jetën time jaht luksoz
dhe bëja jetë luksoze. Si mundet një, që është ” Escobar i Balkanit ”, domethënë,
që  ka miliona euro, zgjohen në gjashtë
paradite, të shkojë në Drejtorinë e Transporteve dhe të Rrugëve, që varet nga  Ministria e Transportit në Sarandë, për të
punuar për tetë orë, për një rrogë të mirë dhe të ketë një familje që jeton një
jetë modeste, si kjo që  bëjnë mijëra
shqiptarë të tjerë, pa ndonjë makinë luksoze dhe sigurisht nuk kam shtëpi
luksoze? “, thotë 44-vjeçari shqiptar dhe shpjegon se vëllezërit e tij
janë pronarët e hoteleve, që janë blerë me kreditë e ligjshme nga bankat
austriake dhe shqiptare.

Akuza politike

I tërë rasti
është çështje politike, që është sigurisht edhe në Shqipëri, do të zbardhet e vërteta,
nuk do të qëndrojë asnjë akuzë,  dhe e
njëjta do të ndodhë edhe në Greqi. Dje u informova  nga avokati im Z. Aleksis Kuja, se njerëzit e
Policisë Greke, ata që e kanë montuar këtë çështje të gënjeshtërt,  kundër meje në bashkëpunim me Berishën dhe
politikanët e opozitës në Shqipëri, u përpoqën që të më  mpleksin sërish në një rast të ri. Kur u pyet në
konferencën për shtyp zëdhënësi grek të  Policisë, nga Aleksis Kuja, nëse ka ndonjë
fakt, nga ato  informacione që u
botuan  në gazeta, kundër personit që e
akuzojnë ( dmth, mua),  përgjigja ishte që
ka disa indicie, hamendësi, por që në Shqipëri, këto u bënë tema kryesore,
sikur unë jam i akuzuar në këto trafiqe lëndësh narkotike, që zbuloi së fundi
policia greke. “, – thotë Balili.

Klement  Balili i referohet edhe zbulimit të trafikantëve
që u munduan të trafikonin në Greqi 1.6 ton kanabis.

DEA ka kapur kamionin
që transportonte 1.6 ton drogë dhe arrestoi gjashtë persona, duke përfshirë
edhe liderin e organizatës kriminale. Gjatë prezantimit të çështjes nga drejtori
i Asfalies së Atikisë, Gjeneral Major Chris Papazafiri, krerët e hetimeve thanë
se hetojnë edhe marrëdhëniet e të ashtuquajturit “Escobar i
Ballkanit” me  personat e trafikimit
të 1.6 ton kanabis.

Boks

Urdhër arrestimi

“Nëse do të isha fajtor,  nuk mund të më shpëtonte askush”

Nëse ai është në
atë  kategori të  mbrojtjes nga persona politikë të qeverisë
shqiptare, që i kanë “siguruar” paprekshmërinë, Klemnet Balili  shpjegohet në “Ethnos të së dielës”, se kjo nuk
qëndron. “Në Shqipëri, do të kishte qoftë edhe një dokument që do ta rëndonte  dhe do ta akuzonte, nuk mund të më shpëtonte
as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pasi kryeministri Edi Rama ka bërë një
luftë të madhe kundër trafikimit të lëndëve narkotike, gjë e tillë që nuk ka
ndodhur me qeverinë e kaluar. Nga të dhënat 
e dosjes që kam unë në dorë, të cilat janë përkthyer  të gjitha në shqip, dhe në bashkëpunim me
avokatët e mi që kam në Shqipëri dhe me zotin Kuja, që kam në Greqi, të gjithë
më thonë që nuk ka asnjë provë, asnjë fakt, me një ndryshim, që këtë dosje, nëse
nuk ia kanë dërguar zyrtarisht në Shqipëri drejtësisë shqiptare, drejtësia
shqiptare nuk mund të nxjerrë asnjë vendim arrestimi, ndaj edhe unë tani jam
rob i një urdhër arrestimi, që nuk ka, nuk përmban, nuk shoqërohet, me asnjë
provë ndaj meje. Por, është rob i këtij procesi edhe vetë drejtësia shqiptare,
e cila është e detyruar të ekzekutojë urdhër arrestin të autoriteteve të Greqisë,
edhe sikur ky urdhër të jetë i shoqëruar pa asnjë provë dhe nuk mund të
pezullohet, sepse duhet që të dhënat duhet të vijnë zyrtarisht në Shqipëri, ndërsa
faktet që kemi unë dhe avokatët e mi, (për të kundërshtuar urdhër arrestin në
Shqipëri), nuk mund t’ia japim drejtësisë shqiptare. Është e ndaluar kjo të bëhet
në rrugë zyrtare, këtu nga Shqipëria.”- thotë Balili për “Ethonos të së dielës”.

Do të pafajësohet.

Këtë pohon avokati i tij në Greqi,
Alexis Kougias, në “Ethnos të së dielës”

“Jam i
sigurt dhe i prerë, se edhe në këtë rast, kur  pak ditë më parë ata që u përpoqën për të
përfshirë klientin tim, z  Klement
Balili, dhe në një rast tjetër, atë të Zakintos, ku  përsëri të njëjtët persona u përpoqën që të bënin,
nuk ka dëshmi të asaj kategorie, që një gjykatë në një vend me drejtësi, të
pranojë  si prova për të dënuar një njeri,
ndaj ky do të shfaqësohet në mënyrë të padiskutueshme.  E  vetme gjë, e cila për fat të keq i shkratërron
jetën dhe e ekspozon dhe familjen e tij, është politikani i opozitës në Shqipëri,
ku, pa asnjë fakt dhe provë, por thjesht për lojë politike, mundohet ta paraqesë
këtë si çështje serioze. Nëse Klement Balili nuk do të ishte xhaxhai i
kryetarit të Bashkisë në Delvinë, thjesht, nuk do të kishte asnjë akuzë, asnjë çështje
për trafikimi droge nga Klement Balili”, – thotë penalisti i shquar grek
Aleksis Kuja, për “Ethnos të së dielës”.

Përktheu nga gazeta “Ethnos të së dielës”
Jakup GJOÇA