Të mbyllësh RTSH do të thotë të mbyllësh një histori 80-vjeçare të kombit shqiptar.
– Të reduktohen një pjesë stacionesh që nuk janë produktiv dhe s’prodhojnë asgjë.
– Këto punonjës të RTSH ndërtuan dje stacionet e tjera që lulëzojnë sot, fal eksperiencës së tyre.
-Estradës së Tiranës ju vu dryni, Teatri Kombëtar u prish, Muzeu restaurohet, ku është hisitoria e Shqipërisë?
– RTSH do manaxher të zotë që financat të shkojnë në destinacionin e duhur dhe jo të vidhen.
– Më mirë ti shkurtoni rrogat në parlament se i keni nga 5 milion lek në muaj dhe mos u bini në qafë punonjësve të RTSH me 40 mijë lekë.
Këto ditë çfarë nuk dëgjon nga liderët e partive në prag të zgjedhjeve të 11 Majit. Dëgjojmë, seleksionojmë, habitemi, por edhe shënojmë. Pra mbajmë shënime. E lexova dhe propozimin e z.A Shehaj për mbylljen e R.T.Sh. dhe më shqetësoi ky propozim që dhe në fushatë i bëhet thirrje se diçka do ndodh pas mbylljes. Nuk e di, por mendja më shkon se ndoshta pasi të mbyllet më vonë sikur do të ndërtohen kulla a zoti e di. Ndaj doja t’i them dy fjalë zemre zotërisë: Ai ,R.T.Sh. të rriti mor zotni ,aty i pe festivalet ,koncertet e vitit të ri. Aty pe spektaklet ,recitalet , dokumentarët për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë, heronjtë.kombëtar ,figurat historike e me rradhë .Po , po aty ke parë dhe je frymëzuar me humorin e Leka Krutës apo Albert Verrisë ,aty ke shijuar këngët e jugut nga R.Osmeni , K.Thana dhe Meliha Doda, aty ke parë dokumentarët për piktorët Vlonjat si S.Kamberi me shokë ,apo dokumentarin për brilantin e fushës M.Haxhiu apo golat e të madhit V.Ruci. Me muzikën e Morikonës Shqiptar, Kujtim Laro të incizuar me orkestrën simfonike në studion e Radio Tiranës do shihje filmin “Lulkuqet mbi mure” me regji të të madhit Anagnosti ,djaloshit nga bregdeti etj. S’po vazhdoj se do duhet net të gjata të të flas vetëm për çfarë ëshë bërë për Vlorën se tre kate në RTSH .janë të mbushura me arshivë .E lodhët at kolektiv,e frikësuat gjithë jetën presion , lloj- lloj deklaratash nga njerëz delirant , që më mirë të japin mendime se si të investohet dhe të përmirësohet puna,që ju politikanët të mos merrni në telefon dhe mos ta mbushni me punonjës partije, por me profesionista ,njerëz me vizione , platforma të reja, që mbarsin dhe japin kulturë. Nuk mbahet buxhetii RTSH me investime shtetërore që ti mendon t’ja rikthesh popullit tani. Ky istitucion mbahet me taksën 100 lekë që i merren; një herë si taksë vjetore që paguhen bashkë me dritat dhe ujin. PO , institucioni ka nevojë për rikonceptim dhe për reformë dhe jo për drejtora Partish që ndërrohet në krye të vitit për abuzime, por manaxher të zotë që financat të shkojnë në destinacionin e duhur ,krijuesit të bëjnë më të mirën në fasho orare , të prodhohet spektakli dhe filmi ,që transmetimet sportive ndërkombëtare t’i kthehen ëRTSH -se aty vjen dhe reklama pasi ky institucion ka një redaksi për sportin me gazetarë të zot.
Të reduktohen një pjesë stacionesh, që nuk janë produktiv dhe s’prodhojnë asgjë.Gjithçka mund të rrrgullohet po të kesh vullnetin e mirë dhe të njohësh institucionin në brendësi : t’ja rritësh rrogat punonjësve dhe orkestrës se kanë diferenca të mëdha me stacionet e tjera. Këto punonjës ndërtuan dje stacionet e tjera fal eksperiencës së tyre dhe na takon të gjithve që e duam atë institucion të bëjmë maksimumin për të udhëheq tregun.Tani varietes së Tiranës ju vu dryni, Teatri Kombëtar u prish në dy të natës, Muzeu po restaurohet. Edhe Cirku thuajse bosh, të gjitha kinematë janë zhdukur po ashtu dhe sallat e kulturës. Më mirë ti shkurtoni rrogat në parlament se i keni nga 5 milion lek në muaj dhe mos u bini në qafë punonjësve të RTSH, që marrin nga 4000 lek në muaj. Flini të qetë në darkë zotërinj, që mëngjezi të ju vijë me dritë, pa inate dhe mllefe se inati dhe mërzija të sjell shumë sëmundje. Së fundit : kur.pinja kafe me kërcimtarin. model dhe të papërsëritshëm Rexhep Çeliku pranë Operas më thonte: Ka 30 vjet që vij në ansambël me shqetësim . Jo po e mbyllin sot jo po e mbyllin nesër, dhe sa herë që shkoj te varri nënës përkulem me respekt të madh para Xhep Çelikut dhe Lili Cingut dhe së bashku me armatën e madhe të artistëve dokumentarët dhe premierat e tyre janë në R.T.SH.
Ky institucion ka nevojë për njerëz që e dashurojnë profesionin dhe televizionin dhe prodhojnë vlera. Kam besim të plotë se gjithçka mund të arrihet.
Historia e krijimit të TVSH
Më 29 prill 1960 filloi nga puna qendra eksperimentale e Televizionit Shqiptar. Fillimi i transmetimeve shënon jo vetëm lindjen e Televizionit Publik Shqiptar, TVSH, por edhe fillesat e tregut televiziv shqiptar. Pesë dekada më parë, për shikuesit e kryeqytetit erdhi përshëndetja e parë përmes ekranit dhe ishte pikërisht ajo përshëndetje, që shënoi edhe fillimin historisë që mban emrin Televizioni Shqiptar. Në ditën kur startoi transmetimi, guri i parë i themelit ishtë një film për fëmijë, më pas një dokumentar, një koncert e më tej një film, pra që ditën e parë ky ekran i magjishëm, kishte nga një dhuratë për të gjithë brezat. Televizioni i madh, bashkëudhëtari i të mëdhenjve ka ecur vazhdimisht krahas televizionit të vogël, ose mikut të mirë të të vegjëlve. Breza të tërë vogëlushësh u rritën me ekranin e TVSH. Gjithçka filloi në një banesë të thjeshtë, nga ku përshëndeti imazhi i parë i ekranit, Stoli Beli. Pjesë e fillimit të madh ishin Beqir Derhemi, Ilia Capo, Jani Mele, Stoli Beli, Vezir Hoxha, Riza Proseku dhe pranë tyre Emil Plumbi, Liri Celi, Sali Mensori, Petrit Qylafku, etj. Programi fillimisht ishte i thjeshtë, i shoqëruar me pamundësinë për t’u regjistruar.
Transmetimi i parë
Në vitin 1963 u transmetua edicioni parë i lajmeve, ndërsa në vitin 1965 kamera e vetme e TVSh u zhvendos në stadium për të transmetuar një ndeshje futbolli. Vendimi i qeverisë së kohës për kalimin e Televizionit nga faza eksperimentale në programe të rregullta ditore, sjell si pasojë rritjen e shpejtë të numrit të punonjësve: djem e vajza nga universiteti apo Instituti i Lartë i Arteve, pa përvojë në gazetari dhe regji televizive, investuan pasion, ambicje dhe dëshirë për të krijuar, etje për të mësuar nga përvojat jashtë vendit dhe përkushtim. Në vitin 1966 Qendra Eksperimentale e Televizionit transmeton pjesën e parë të ndeshjes së futbollit “Partizani – Dinamo”. Godina e re e televizionit krijoi mundësi për standarde të tjera. U shtuan mundësitë për xhirime në interier dhe eksterier, çka shtoi dhe orët e transmetimit, në çdo ditë të javës – nga ora 18 deri në orën 22.30. Duhet theksuar fakti se RTSH fillimisht u mbeshtet nga kuadri i pergatitur nga pervoja e specialisteve , spikereve, gazetareve e redaktoreve te Radio Tiranes.Sikurse dihet folsat dhe telekronistet e lajmeve perfaqesonin figurat kryesore ne Televizion, qe mbushnin emisionet e lajmeve e emisionet direkte me pasqyrime nga jeta e vendit permes reportazheve te marra fillimisht ne Tirane, pastaj nga cdo cep i Shqiperise. Spikerit kryesore te Radios mbas clirimit ishin Vera Zheji dhe Haki Bejleri. Te dy keta kuadro nuk u aktivizuan ne vitin 1969, kur filloi transmetimi zyrtar i Televizionit Shqiptar , qe po kaperxente me sukses kaperximin e transmetimit eksperimental. ne ndertesen e re te Rtsh.
Ne krah te spikerit Kico Fotiadhi, si folse femer ne kete studjo te re televizive u shfaq folsja e Radios Angjelina Xhara. Telekronistet e famshem ishin Alfons Gurashi dhe Agron Cobani. Mbas Stoli Belit, qe u aktivizua vetem te emisionet e femijeve tashme, foli prezantuesja Zerina Kuke. Ne librin e pare kushtuar historise se televizionit shkruar nga Skifter Kellici, dalin ne fotografi keto dy spikere te para femra ne televizinn shqiptar , Angjelina Xhara dhe Zerina Barbullushi. A. Xhara, p u emerua ne Kinostudjo, por vazhdoi te punonte si spikere e jashtme deri ne vitin 1977, kur u hoq nga ekrani, ashtu si dhe H. Bejleri , e per disa kohe edhe K.Fotiadhi , per shkak te politikes se luftes se klasave. Ne institucionin e Televizionit Shqiptar, qe filloi te funksionoje si televizion i vetem gjate gjithe sistemit te vjeter socialist, ne ndertesen ku eshte edhe sot, me profesionalizem punuan spikerit e pare, Virgjil Kule, Clirim Poro, V Kongo, Amalia Dhamo, etj. A. Xharen, e zevendesoi ne ekran Tefta Radi, qe u be jo vetem spikerja kryesore por edhe gazetare dokumentaliste .
Përgatiti për botim: Albert Zholi