Dr. Zekri Palushi (MD)
(Australi)
Suksesi i mjekimit me paketën e ilaçeve ‘ivermectin’dhe HCQ të rekomanduar nga personalitete botërore dhe studimet e bëra
Kam rreth 25 vjet që jetoj, dhe punoj në Australi, një vend me nivel mjekësorë, nga më të lartët në botë. Kuptohet se pas shumë provimesh, trajnimesh, dhe intervistash mjekësore, -mu dha mundësia që të ushtroj profesionin e mjekut, një profesion nga më të privilegjuarit, -që në të vërtetë, nderohet dhe vlerësohet prej të gjithë njerëzimit.
Me këtë rast, dua të them se: Gërshetimi i eksperiences time Shqiptaro-Australiane, së bashku me rrezultatet e punës, dhe përkushtimin që kam ndaj pacjentëve, më dalluan, dhe atribuan një rreputacion të admirueshem, -e mbi të gjitha, më dhanë një epitet tepër të rrespektuar, “The Albanian doctor.” E vetmja arsye, që e hapa këtë shkrim, me një prezantim të shkurt vetjak, është tërheqja e vemendjes suaj, për t’ju ngjallë besim, për çfarë do të them më poshtë, krejtësisht të bazuar në observime praktiko- llogjike, fakte, dhe konkluzione konkrete. E gjitha kjo, që të mundohemi së bashku, të bëjme diçka,-për të shpëtuar jetë njerëzish. Kam rreth dy vjet që ndjek me një vemendje të madhe, e dhimbje të thellë gjendjen shëndetësore, panikun, ankthin, konfuzionin, kufizimin e lirive civile, e mbi të gjitha, vdekshmërinë e lartë, që COVID-19, dhe masat kundër tij i kanë sjellë Shqiprise.
Nga kjo fatkeqësi katastrofike humbën jetën, (në shumicen e rasteve, krejt të panevojshëm), mbi 2.880 Shqiptar (sipas Worldometer, të datës 26 Tetor 2021), ndër to ishin edhe 56 nga kolegët tonë, mjek të nderuar, e mes tyre ishte edhe shoku im më i ngushtë i rinisë së herëshme, Dr. Shaqir Shehu.
Veçova 56 doktorët, jo se jeta e tyre ishte më e rëndësishme se e 2.880 të tjerëve, por për të treguar një shifër të paprecedent, në botë, për një popullsi aq të vogël,si ajo e Shqipërisë. Australia, me rreth 26 milion popullsi, s’ka raportuar asnjë të vdekur doktor!
Më duhet që edhe njëherë, ti kthehem me shumë dhimbje e rrespekt, Dr. Shaqir Shehut, -këtij njeriu të mire e doktor, të cilit, gjatë kohës që ishte i shtruar në spital, me rekomandimin tim dhe në bashkpunim me specialistët kryesorë, të atij spitali, përherë të pare, (në Shqipëri, e ndoshta edhe në Europë), ju dha IVERMECTIN-a e sjellur urgjentisht nga Gjermania, prej një shoku të tij, -Kosovar fisnik.
Fatkeqësisht, (për disa arsye që tashmë, s’ja vlen t’përmenden), shoku dhe kolegu ynë i dashur, e i shumë-rrespektuar, nga të gjithë ata që e njoftën nuk jeton më.
Ana shëndetësore e Covid
Me shpresë se “nga pësimet kemi nxjerrë mesime” dhe se do të dimë t’lëmë me një anë, politikën e ktij virusi, duke u përqëndruar thjeshtë, në anën shëndetësore të tij,unë me një përulësi të madhe, i bëj lutje, Ministrisë së Shëndetësisë që të aprovojë me urgjenci, të vendos në dispozicion, dhe të autorizojë doktorët shqiptar, -(si në klinikat e tyre, dhe spitale),të përshkruajnë në recetat e tyre pa asnjë frikë IVERMECTIN-ën, dhe Hydroxychloroquine-n, -për të gjithë pacjentët, me shenja sado të lehta, apo të rënda, të një infeksioni viral, pavarësisht bërjes apo jo, të testit PCR, dhe rrezultateve të tij.
Kjo tashma bëhet edhe më imperative, kur të gjithë e dimë se COVID-19, po fiton “qytetarinë” e përbotëshme, (gjë që unë e kam parashikuar që në shkrimet e para, të 2020-s, të botuara në gazeten Dielli. Pra ky virus, do të qëndroj me ne, emes nesh,si të gjjithë viruset e tjera.Por ama ,kur dimë se ka një mjekim kundra tijë, efektivë, e tepër të lirë, nuk na falet që t’a lejojmë të na dëmtojë më tepër shëndetin tonë, apo të vazhdojë të marrë edhe jetë njerëzish!
Paketa e ilaçeve e rekomanduar nga personalitete botërore
Për këtë arsye pa humbur kohë, po jap paketen e ilaçeve, të rekomanduara nga personalitete botërore, (independente), me një experience të pamohushme, në fusha të ndryshme mjekësore, përfshi atë të mjekimit dhe profilaksisë së COVID-19.
Këtë mjekimunë disi e kam diskutuar edhe ma heret, në artikujt e mijë, t’më parshëm, -por kësaj here, po i referohem “Portokollit Tyson/Fareed”, që është më i detajuar, dhe më i përmbledhur, ai konsiston në:
*HCQ (Hydroxychloroquine/Plaquenil), 200mg, -ditën e parë, -2 tableta, ç’do 12 orë, -nga dita e dytë, deri në ditë e pestë, -merret një tablet 200mg, dy herë në ditë, -dhe pas 5 ditësh, -vazhdohet të merren 200mg, -një tablet, -një herë në javë, -(psh., -ç’do të djelë), deri sa të zhduket pandemia.
*Ivermectin (IVM), 3mg, – 5-6 tableta, -për 5 ditë, minimum.
*Doxycycline 100mg, -1tab. -dy herë ne ditë, (gjatë ushqimit), për 5 ditë. OSE,
*Azithromycin (AZM), 250, ose 500mg, -një tablet në ditë, -për 5 ditë.
*Zinc sulfat 220mg në ditë, (ose Zinc Elemental, 50mg në ditë).
*Vitamin D3 5000 IU, -një capsul në ditë.
*Vitamin C 1000 mg, -dy here në ditë.
*Aspirin 325mg, -një tablet në ditë.
*Famotidine, (Pepcid) 20mg, -një tablet, dy here në ditë.
*Atorvastatin (Lipitor), 40mg, -një tablet në ditë.
Ndërsa, nëse i sëmuri është hypoxic, (pra saturimi i oksigjenit është më pak se 94%),- shtohet edhe DEXAMETHASONE tablet,- 6mg në ditë, -për 10 ditë.
*Punonjësit shëndetësor, të të gjitha niveleve, duhet të marrin, -HCQ 200mg, 2 tableta në javë, ose Ivermectin 3mg, -3 tableta, (15mg), -Psh., çdo të djelë, si profilaksi, si dhe Vitamin D3, 2000 IU, në ditë.
Ku mbështetet suksesi i këtij mjekimi:
Së pari, mbështetet në observimet llogjike që vinë nga ata vende ku p.sh MALARJA është endemike. Për tu mbrojtur nga një infeksion malarik, -popullsisë së atyre vendeve u jepet si profilaksi e përherëshme, –HCQ 200mg, një tablet në javë. Pra, në këto vende, është vu re, se rastet me Covid-19, janë shumë të rralla.
E njejta gjë, është vu re, edhe në disa vende Afrikane, -ku sëmundja onchoceriasis, (apo river blindness/qorrimi lumenjëve, që shkaktohet nga një parazit, i quajtur, -onchocerca volvulus), -është endemike, prandaj, popullit i jepet një profilaksi e përherëshme me Ivermectin, -si rrezultat, në këto vende, pothujse s’ka fare COVID-19.
Po kështu, e njëjta gjë provohet edhe nga India, psh., në shtetet Indiane si, provinca e Delhi, Uttar Pradesh, Uttarakhand dhe Goa, -ku IVERMECTIN-a është përdorur gjërësisht si profilaksi kundra COVID-19, -rastet kanë ra në shifrat përkatëse,- 98%, 97%, 94% dhe 86%.
Ndërsa, nga koha e përdorimit të Ivermectin-ës, në Peru, (sipas studimit Chamie-Quintero), numri i vdekjeve filloj të bjerë rreth ditës së 11, -dhe pas një muaj, (nga dita e fillimit të dhënjes së ivermectin-ës), -numri i vdekjeve, ra rreth 75%.
Pra, Ivermectina është një ilaç, mjaft i përdorshëm dhe shumë i efektshem, gjatë 30 vjetve të fundit, janë dhëne më se 3.7 miliard doza dhe është aq i padëmshëm, sa që u jepet edhe fëmijëve të vegjel. Mbi të gjitha, në vitin 2015, punonjësit shkencore të këtij ilaçi, kanë fituar çmimin Nobel.
Nga ana tjetër, çmimi i Ivermektin-ës, është shumë i ulët, ai varion psh; në vendet e botës së tretë, ështe rreth 15 cent për një tablet. (Shumë më lirë se sa anti-viralët, -çmimi i të cilëve kap shifra të larta, e t’pa përballueshme, për njerëzit në përgjithësi.
Të njejtat gjëra mund të themi edhe për HYDROXYCHLOROQUINE-n, HCQ, një ilaç që ka qenë në përdorim constant, për më shumë se 65 vjet, -pa ndonjë efekt ansorë të rëndësishem, -për të cilen, Dr. Didier Raoult, -në vitin 2005, ka publikuar një studim në ‘The Journal of Virology’, -ku tregon se Chlorquine, ishte nje bllokues/inhibitor potent i infeksionit dhe perhapjes së SARS Coronavirus.
Të dhënat më të reja për këtë ilaç i gjejmë në studimin ‘Henry Ford’, publikuar në Korrik, 2020. Në këtë studim muarën pjesë 2.500 pacjent. Ky studim ndjeku dy grupe, -një që mori HCQ, brenda dy ditëve të hospitalizimit, -dhe nje që s’ju dha HCQ.
Ne përfundim të studimit, grupi i HCQ, e pati vdekshmërinë 13%, -ndërsa grupi pa HCQ, e pati vdekshmërinë 26%, pra gjysë-për-gjysë.
Ndërsa një studim i tanishëm, publikuar nga Sholtz, Derwand, dhe Zelenko, tregon se HCQ ju dha pacjentve brenda 3-4 diteve, të shfaqjes së symptomave, –pra, -para hospitalizimit. Në këtë rast, ata raportojnë se grupi që mori HCQ, -e pati 80% më të ulët shansin e hospitalizimit, dhe 84%, më të ulët rriskun e vdekjeve.
Një studim tjetër, (The Chatterjee Study),në Indi, krahasoj punonjësit shëndetësor që morën si PROFILAKSI, -HCQ 200mg, -2 tableta, (një herë në javë), -me punonjësit shëndetësor, që s’ju dha kjo profilaksi.
Pas 6 javësh, (dhe 6 dozave), punonjësit shëndetësor që morën HCQ, e paten 80% më të ulet marrjen e infeksionit covidjan.
Vlen të përmendim edhe eksperiencen personale të Dr. Harvey Risch, dhe Dr. George Fareed, -që kanë trajtuar me HCQ, mbi 1.000 pacjent të infektuar me COVID-19, -pa pasur as edhe një vdekje.
Deklarata e studiuesish
Që të mos e zgjas, dhe ta bëj më të të bezdisëshëm këtë shkrim, po citoj deklaratën që, Dr. Pierre Kory, -(specialist i mirë-njohur në fushën e Pneumologjisë, dhe Kujdesit Kritik/Intensivë), -dhe Dr. James B Skaturd, -(fitues i çmimit Outstanding Teaching Award), -bënë para një komosioni të Senatit Amerikan me datën 8 Dhjetor, 2020: “If you take it (IVERMECTIN), you will not get sick. It has immense and potent anti-viral activity”. (Nqs ju merrni Ivermectin, ju nuk do t’sëmureni. Ivrmectin-a, ka një aktivitet shumë të madh dhe potent anti-viral).
Mbështetur në kto fakte të padiskutueshme, do të ishte jo vetëm e pandershme, por edhe e qëllimshme, nga ana e Autoriteteve Mjekësore, pengesa e dhënjes së këtyre ilaçeve, të etiketuara, si “t’pa sigurta, e t’pa provuara,”-kur në t’vërtetë, -në shumë vende të botës, jepen edhe pa-rrecetë!
Ndër kohë, shumë-paradoksale është fakti se, asnjë nga kto autoritete, (që për arsye jo-shkencore, urrejnë Ivermectin-ën, dhe HCQ), nuk kujtohen, apo nuk i shqetëson aspak fakti që, shumë ilaçe të ndryshme, përfshirë edhe Viagrën, përdoren (me dijeninë e tyre të plotë), -më së shumti,-për efektet e tyre anësore.
Unë besoj se shumë shpejt, llogjika do të triumfojë, dhe IVERMECTIN-a, sëbashku me HCQ, -do të jenë një mjekimi standard për sëmundjen e (COVID-19), sigurisht, dhe fatkeqësisht, kjo do të ndodhë, mbasi shumica e popullit të jenë vaksinuar dhe Kompanit Farmaceutike t’kenë nxjerrë përfitimet, me anti-viralët e prodhuar prej tyre.
Megjithatë, (me sa jam në dijeni), Ivermectin-a, tashmë është e aprovuar në disa vende të botës, (si në disa vende të Amerikës së Jugut, Zimbabwe, Slovakia, Bulgaria dhe Macedonia), për trajtimin e covid-19. Shpresoj se edhe Shqipëria, – së shpejti, do të ndjekë rrugën e tyre.
Nëse dikush nga Ministria, apo koleget e mijë, -deshirojnë të dhëna më të detajuara, -si në lidhje më të dhënat e vërteta shkencore, dhe farmakollogjinë e “Paketës së Mjekimit”, -ju inkurajoj që të më kontaktoni nëpermjet Redaksisë së kësaj Gazete.
Nga ana tjetër, ju siguroj të gjithëve se s’kam as edhe më të voglin interes personal, në këto ilaçe, apo në botimet e shkrimeve të mija.Motivimi im, frymëzohet thjeshtë nga përgjegjësia dhe etika profesionale, si dhe thënja e Dr. Albert Schweitzer,- (1875-1965): “Qëllimi i jetës së njeriut është që t’sherbejë, dhe të tregojë dhembshuri, -e vullnet, me ndihmue të tjerët”
Me shumë respekt, për të gjithë,
Bashkpunëtor për Rubriken, “Këshilla Mjekësore” – Australi