Nga Salvatore Doda – Fyerje dhe poshtërim për PD-në e Lulzim Bashës

225
Sigal

PD-n e drejtuar nga Lulzim Basha e kam parë që të gjendet edhe më keq, por kurrë një herë më të poshtëruar sesa këto ditë.

Me cinizmin dhe me sadizmin e saj karakteristik, PS nuk po e pranon ta mbajë as si konkubinë, as si dashnore, e jo më si bashkëjetuese, duke ia bërë çdo ditë e më tepër të qartë se as nuk i përgjigjet shijeve të saj, as nuk i hyn më në punë. Prononcimi i Damian Gjiknurit e tregoi fare qartë, siç tregoi po aq qartë se PS është krejt e vetëdijshme se votimi pro zgjatjes së afateve kushtetuese të KPK-s, i intereson Lulzim Bashës po aq sa edhe asaj…

Tashmë Lulzim Bashës dhe PD-së së tij s’i mbetet veçse të recitojnë vargjet përgjëruese të Robert Burns:

Në s’na pranofsh për dashnore,

Trego për neve pak mëshirë,

Ne e dimë, s’je shpirtmizore,

Moj PS-ja jonë e mirë…