Nesër do të lexoni/ Konferencat ndërkombëtare e kombëtare, kërkim shkencor apo krizë shkencore?

670
Xhevdet Zekaj
Ligj Nr. 80/2015 për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë ende në një udhëtim e tranzicion administrativ të vonuar, e me pasoja në edukimin e arsimin. Ashtu si çdo reformë ajo vazhdon të prodhojë nga mbështetës dhe kundërshtar që shprehin kundërshti, optimizëm, boshllëk udhëzimesh, vizion, por edhe një stanjacion real. Mjafton të theksojmë, se mungesa e udhëzimeve kanë bllokuar statutet e ILA-ve dhe menjëherë kuptohen pasojat të rënda në realizimin e strategjive, objektivave arsimuese dhe edukuese në arsim. Natyrisht një nga objektivat e për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë janë ato në fushën e kërkimit shkencor, si dhe kualifikimit dhe kriteret e përfitimit së titujve e gradave shkencore. Për retrospektivë, nëse do ti kthehemi periudhës së vitit akademikë 2014-2015, në Republikën e Shqipërisë, në një kohë rekord kanë marrë gradën “Doktor” më shumë se sa jepen në SHBA për 5 vite? Ishte një lum i pafund aplikimesh, për të kapur procedurat e ligjit të Arsimit të Lartë të vjetër, në ikje. Padyshim, një pjesë e tyre prestigjioze, të merituara me vlera shkencore në të mirën e zhvillimit arsimor. Por, ishte deri në estradë, abuzues, qokë, nepotizëm nga rektorë e dekanë në ikje dhënia e titullit akademikë “Profesor i Asociuar” nganjëherë pas një periudhe dy apo tre muajsh që sapo kishin marrë edhe gradën “Doktor” e të tjera, dhe me të drejtë MASH ka bërë bllokimin e verifikimin procedurial të tyre, të cilat besoj e sugjeroj t’i gëzojnë, sepse në Shqipëri jemi, në Shqipërinë e Faik Konicës, që askush nuk e kuptoi, s’e kupton dhe nuk do ta kuptojë dot asnjëherë. Realisht një nga faktorët që përcaktojnë fitimin e gradave dhe titujt akademikë është edhe numri i pjesëmarrjes në konferencat ndërkombëtare dhe kombëtare, të cilat janë obligim ligjor dhe me përparësi në fitimin e tyre. Edhe në rastin konferencë, pjesë e këtij shkrimi, i kemi të dy këndvështrimet, të dy pamjet, të dy përvojat, atë të konferencave serioze, në formë e përmbajte, dhe atë të konferencave për konferencë, ku në këtë të dytën futen dhe konferencat kafene, apo takime ku brenda dy orësh, mbahen e kumtohen, analizohen e diskutohen, nxirren konkluzione mbi 400 pjesëmarrës, një pjesë fiktivë. Për të mos parë bardh e zi, sepse e ritheksoj mjafton të shikosh Konferencat që organizon Fakulteti i Shkencave Sociale në Tiranë, Ai i Historisë e Filologjisë Tiranë, apo Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike…



Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal