Nesër do të lexoni/ Ballkani nuk është gogoli i Evropës, po fytyra e saj

624
Nga Ilir VATA

Ballkani, ose Gadishulli i Ballkanit, është një zonë gjeografike në Evropën Juglindore dhe Lindore me kufij të ndryshëm dhe të diskutueshëm me këto fjalë njihet çdo kush që kërkon të njohë këtë rajon, por a është në të vërtetë Ballkani pjesë e Evropës? Problemet që kanë vetë shtetet anëtare më qytetarët e tyre në raport me kërkesat në rritje, punësimin, të drejtat, pushtimi nga emigracioni e bëjnë politikën evropiane ta përngjajë Ballkani si kopje e keqe e dalë nga lufta, si një qytetërim primitiv, agresiv, thjesht dhe vetëm për të trembur civilizimin evropian!!! Nëse spostohemi një shekull më parë, Evropa dhe politika e atëhershme e ndau këtë rajon në copëza për ta bërë një fushë beteje ku përplasen identitete të ndryshme kombëtare, kultura të ndryshme, fe e mentalitete në diversitet që herë pas herë kur është e nevojshme të gërmohet në varrin e vjetër për të hapur varre të reja, nëpërmjet konflikteve. Vitet e fundit, rajoni i Ballkanit pas luftës së përgjakshme në Kosovë dhe ndërhyrjes së Aleancës së Atlantikut, ka hyrë në një fazë të re, qasjeje me Evropën dhe bashkëpunimit rajonal, falë dhe kontributit të disa liderëve me vizion të Evropës së shekullit të ri, por moshapja është një mendësi që fle në sëndukun e vjetër, e që shërben si gogoli për të trembur të ardhmen. Tri dekada, rajoni i dalë nga diktatura dhe përgjakja po përpëlitet të integrohet në Evropë, ndërsa qasja është gjithë skepticizëm, dhe mosbesimi shpesh herë përbaltës, sepse vënë në plan të parë, krimin, të drejtat e njeriut, dhe kanabisin…etj…


Për më shumë lexoni nesër në gazetën  “Telegraf”
Sigal